Kandidati i koalicionit të majtë

Kandidati i koalicionit të majtë

” Kandidati i koalicionit të majtë për kryetar Bashkie të Lezhës Viktor Tusha takim me gratë intelektuale te ketij qyteti Viktor Tusha: Një ndër prioritete e programit tim është  përfaqësimi i gruas në strukturat vendore që të ketë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen për qytetin

—————-lajmi—————-

Kandidati i Koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për Bashkinë e Lezhës z. Viktor Tusha organizoi sot një takim entuziast me gratë e majta të qytetit të Lezhës. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Sekretarja e LSI-së së Tiranës znj.Monika Kryemadhi anëtarja e kryesisë së PS Saemira Pino kryetari i PS-së së Lezhës Agustin Marku dhe kryetarja e FRESSH-it Megi Ajtyresa.

Duke përshëndetur të gjithë të pranishmit kandidati i koalicionit opozitar Viktor Tusha falenderoi gjithë gratë intelektuale për mbështetjn e dhënë për fitoren e tij në garën për Kryetar Bashkie të Lezhës. Duke shpalosur një pjesë të platformës së tij elektorale ai u angazhua publikisht se Bashkia e Lezhës do ketë një pamje tjetër gjatë drejtimit të tij në këtë bashki. Gjithashtu ai tha që në platformën e tij një vend të veçantë zë dhe përfaqësimi i gruas në strukturat vendore ku ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet për qytetin.

Duke shpalosur më tej platformën e tij Tusha theksoi se LSI-ja vlerëson se familja e shëndoshë është themeli i një shoqërie moderne prandaj ne do përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës do të punojmë për të ardhmen e tyre nëpërmjet ngritjes së një sistemi arsimor që përfshin kërkesat interesat dhe për hapësirë për t'u argëtuar dhe lëvizur për mbrojtje kundër shfrytëzimit dhunës psiqike dhe fizike.

Nëpërmjet kësaj strategjia tha Viktor Tusha ne besojmë se është e nevojshme të sigurojmë një politikë të qartë për përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe në jetën publike. Duke j'u drejtuar të pranishmëve ai tha se unë jam i bindur se prezenca juaj e fuqizon garën tonë për fitoren e bashkisë na jep forcë dhe energji për t'u përballur me qëllimin dhe sfidën që kemi përpara vetes të vazhdojmë të ndryshojmë këtë qytet t'u sjellim lezhjanëve shpresën për një jetë më të mirë për një të ardhme ndryshe dhe për të qenë qytetarë të respektuar dhe të integruar. Gjithashtu ai tha se- unë besoj se një shoqëri e zhvilluar nuk mund të ekzistojë dhe të përparojë pa gra të emancipuara dhe të shkolluara të afta të përballen me sfidat e një bote që ndryshon përditë. Prandaj tha ai ne do mbështesim dhe kurajojmë çdo iniciativë personale të marrë nga shoqëria civile dhe ne veçanti nga përfaqësia e grave intelektuale të qytetit. Gjithashtu ai tha se ne jemi krenar që ne jo vetëm në listat emërore për këshilltar kemi respektuar barazine gjinore por nëpërmjet formulës tonë ne kemi të garantuar barazin gjinore edhe në zgjedhjen e tyre si këshilltare të LSI-së. Në përfundim të fjalës së tij ai tha që në programin e tij elektoral prioritet do kete ndërtimi i një insfrastrukture rrugore ndërtimin e shkollave qendrave shëndetësore rrjetit të energjisë elektrike dhe ujësjellësit. Ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u shprehën në mbështetje të plotë të kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" Viktor Tusha si një domosdoshmëri për vazhdimin e rrugës së nisur për ndryshimin.  

0x323030372d30322d3131 AKTIVITETE 13:0)”