Kandidati i koalicionit të majtë në Bashkinë e Patosit

Kandidati i koalicionit të majtë në Bashkinë e Patosit

” Kandidati i koalicionit të majtë në Bashkinë e Patosit Bardhi Meli takim me intelektualët e Patosit Në takim marrin pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Fierit dhe kandidat i koalicionit të majtë për këtë bashki Baftjar Zeqaj si dhe deputeti i Partisë Socialiste në Fier Albert Çaçi

Çaçi dhe Zeqaj distancohen nga kandidati i pavarur Pajtim Isufaj

—————lajmi—————

Kandidati i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" për Bashkinë e Patosit Bardhi Meli zhvilloi sot një takim mjaft të ngrohtë me intelektualë të qytetit të Patosit. Në këtë takim ku morën pjesë dhjetëra intektualë ndër më

të njohurit e Patosit ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Fierit dhe kandidat i koalicionit të majtë për këtë bashki Baftjar Zeqaj si dhe deputeti i dier Partisë Socialiste Albert Çaçi.   

Në këtë takim merrnin pjesë edhe kryetari i veteranëve të Patosit Qazim Lilo kryetarja e gruas së PS-së Shpresa Hoxha si dhe drejtues të forcae të tjera aleate të koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen".

Në këtë takim kandidati i të majtës së bashkuar për Kryetar të Bashkisë së Patosit Bardhi Meli shpalosi programin e tij mjaft ambicioz për zhvillimin e qytetit të Patosit që konsiston në mënyrën më të mirë të organizimit dhe funksionomit të administratës së ardhshme të bashkisë menaxhimin efektiv dhe transparent të fondeve publike përmirësimin e shpejtë të infrastrukturës dhe përmirësimin e shkollave dhe spitaleve dhe kushteve në to si dhe zgjidhjen e të tjera problemeve dhe shqetësimeve të banorëve të qytetit të Patosit.

Ndërkaq në fjalën e tij kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Fierit Baftjar Zeqaj u shpreh i sigurtë në fitoren e koalicionit të majtë në boshtin Fier-Patos. Ne do të mbështesim njëri –tjetrin për zhvillimin e këtyre zonave u shpreh Zeqaj.

Ndërkaq deputeti i PS-së në Fier Çaçi u ndal ne problemin e kandidatit të pavarur që ka dalë në Patos Pajtim Isufaj. Deputeti i PS Çaçi u distancua tërësisht nga ai. Deputeti Çaçi theksoi se kandidatët e pavarur rrezikojnë të përçajnë të majtën por kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë pasi i gjithë populli i Patosit do të votojë vetëm për kandidatin e koalicionit të majtë Bardhi Meli.

Në këtë takim kryetari i veteranëve i dhuroi kandidatit të koalicionit të majtë Bardhi Melit statusin e pasardhësit të veteranit.    0x323030372d30322d3130 AKTIVITETE 12:59)”