Kandidatët e LSI-së së Fierit marrin mbështetjen e komunitetit çam për të qenë fitues në zgjedhjet e 28 Qershorit

Kandidatët e LSI-së së Fierit marrin mbështetjen e komunitetit çam për të qenë fitues në zgjedhjet e 28 Qershorit

Kandidatët e LSI-së së Fierit marrin mbështetjen e komunitetit çam për të qenë fitues në zgjedhjet e 28 Qershorit “LSI e përkushtuar për të zgjidhur çështjen çame”

 


 
Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë kurdoherë në mbrojtje të çështjes çame dhe do të punojë forcërisht për ta vënë atë në rrugën e  zgjidhjes. Ky fakt është pohuar gjatë takimit të zhvilluar në lagjen “1 maji” Kodër nga LSI dhe kandidatët e saj për zgjedhjet e qershorit. Kjo zonë është e banuar në pjesën mbizotëruese nga  komuniteti çam dhe gjatë takimit është konfirmuar se ai do të ndihet kurdoherë sa i përkrahur dhe i  mbështetur nga politikat e kësaj force. Në këtë takim nënkryetari i LSI-së së Fierit Shkëlqim Murati i ardhur nga radhët e këtij komuniteti ka theksuar faktin se për 18 vjet me radhë kjo çështje ka mbetur ende pa u vënë në rrugën e  zgjidhjes ndërkohë që gjenocidi çam mbetet ende një plagë e hapur dhe që kujtohet plot dhimbje. Duke folur për mbështetjen e madhe që çështja 5ame gjen tek politika e LSI nënkryetari  Murati ka theksuar se tashmë ka ardhur koha që përmes një ndërgjegjësimi të lartë ky komuniteti nuk duhet të votojë ata që i kanë mashtruar. “Pse nuk duhet të votojmë më për Sali Berishën. Dikur Berisha na ka thënë që ai e ka patur amanet çështjen çame nga babai. Dhe ai njeri që nuk mban amanetin e të atit nuk duhet votuar”

Nga ana e tij kreu i shtabit të LSI-së së Fierit  Bardhi Meli ka theksuar faktin se LSI-së dhe lidershipi i saj Ilir Meta në mënyrë të vazhdueshme kanë ditur të mbrojnë dhe të ngrenë zërin për këtë çështje. Meli ka kujtuar faktin se edhe në mes të Athinës zoti Meta e ka ngritur zërin për këtë çështje dhe vazhdon ta ngrejë atë ndërkohë që ende dhe sot e kësaj dite Berisha nuk ka kurajën të thotë që çamëve ju takon që të jetojnë në tokat e tyre në Çamëri. Duke iu referuar takimit të organizuar me kandidatët e LSI-së kreu i shtabit Bardhi Meli ka pohuar faktin se “janë këtu për kërkuar mbështetjen e tyre me qëllim që përmes programit dhe politikave të kësaj force të arrihet që zgjidhet kjo çështje dhe që ata të shkojnë në mënyrë dinjitoze në tokën e tyre në Çamëri”.

Gjatë takimit kandidati Frederik Çuko ka theksuar faktin se edhe çështja çame që ka një rëndësi shumë të veçantë për kombin shqiptar do të mbetet në qendër të vëmendjes së politikave qeverise të kësaj force politike. Ndërkohë që duke iu referuar kandidaturave të dy forcave të tjera PD dhe PS Çuko parashtroi kërkesën që edhe këta banorë të kësaj lagjeje të këtij komuniteti duhet të  tregohen të vëmendshëm në votimin e tyre. Ai  pohoi se kandidatët e PS dhe PD janë  njerëz që dinë të marrin vota të largohen dhe të mos kthehen më. Ai ka folur edhe për mungesën e kurajës së përfaqësuesve të dy forcave të tjera në këshillin bashkiak sepse sipas Cukos ata janë njerëz të vënë në rresht që kanë interesa  korruptive dhe nuk kanë kurajë të ngenë zërin. “ Ne jemi njerëz që e kemi ngritur zërin tonë kurdoherë për ju dhe do të dimë që të jemi përfaqësues të denjë edhe në të ardhmen ka theksuar Çuko.

Kandidati Gëzim Shahini theksoi se Kosova dhe Çamëria janë dy motra të Shqipërisë të cilat kanë të njëjtën vlerë dhe  janë në qendër të politikës së LSI-së. Nga ana tjetër duke iu referuar programit veçoi se LSI synon një Shqipëri sociale dhe një Shqipëri të gjelbërt.

Në këtë kontekst Shahini ka pohuar se në qendër të programit të LSI është sa zbutja e varfërisë dhe përmirësimi i situatës mjedisore në vend. Po në këtë takim ka përshëndetur kandidati Hysni Bogdani i cli ka pohuar faktin se për rininë një rëndësi të veçantë do të marrë zbatimi i programit arsimim për punësim. Nga an e saj krenarja e forumit të LGI-së Donika Canaj ka veçuar momentin e përfshirjes gjithnjë e më shumë të grave dhe vajzave në radhët e politikës kësaj force dhe shndërrimin e tyre në një faktor me shumë peshë. 0x323030392d30362d3032 AKTIVITETE 16:13)