Kandidatët e LSI në Fier

Kandidatët e LSI në Fier

Kandidatët e LSI në Fier takime me elektoratin në qytetin e Fierit dhe komunat e tij ku zbërthehet “Plani Për veprim” Prifti: Gërdeci mbetet njollë e dhimbshme në kujtesën popullore. Fatmir Mediu dhe Sali Berisha nuk duhet të na kërkojnë më vota

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të rrethit të Fierit kanë organizuar një sërë takimesh me elektoratin e kësaj zone në qytetin e  Fierit dhe në komunat e tij. Kandidatët Dritan Prifti së bashku me kandidaten Angjelina Kola janë takuar me banorët e fshatit Arapaj në komunën e Strumit. Gjatë këtij takimi kandidatët e  LSI-së Dritan Prifti dhe Angjelina Kola kanë pohuar se përmes votës së tyre ata do të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha që kjo forcë politike ka të prezantuara në programin e saj qeverisës. Epërsia e kësaj force ka thënë Prifti nuk qëndron vetëm në programin e saj por edhe tek kandidatët që ajo ka përzgjedhur për të qenë pjesë e garës konkurruese.
Prifti ka pohuar se në përgjedhjen e kandidaturave nga forca e LSI është bërë kujdes që ata të jenë sa më të përgatitur nga ana profesionale. Të jenë njerëz që dinë ta mbajnë fjalën e dhenë dhe të kenë kurajën që edhe në vijimësi të jenë pjesë e këtij komunitetit. Pa mbetur në kuadrin e të gëzuarit të kolltukut që iu jep emri deputet
“ Ne si forcë politike në këtë drejtim kemi një epërsi shumë të madhe pasi vetëm në gjashtëshen e parë të kandidatëve tanë ne kemi pesë që janë bashkëqytetarët tuaj ndërsa nga të dyja forca PS dhe PD është vetën një kandidat i tillë. Kandidatët e PD dhe PS janë shëtitës pasi e kanë humbur integritetin e tyre moral dhe nuk kanë më kurajë që të shkojnë e të ballafaqohen me atë komunitet që i kanë marrë votën dhe si shpërblim iu kanë kthyer krahët dhe kanë ngrenë fjalën e dhënë”. Gjatë këtij takimi kandidati  Dritan Prifti ka motivuar përse duhet votuar LSI-ja dhe cilat janë epërsitë e programit që ajo ka hartuar lidhur me zhvillimin e sektorit të bujqëisë dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.
Sipas tij “Plani për veprim” për bujqësinë garanton mbështetjen e qeverisë së ardhshme për këtë sektor.
Ndërsa kandidatja Angjelina Kola duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën jeton edhe komuniteti i Arapajt në komunën e Strumit  ka kërkuar që përmes votës së tyre të shënojnë ndryshimin që kërkojnë të gjithë. Ajo ka pohuar faktin se si bijë e kësja zone i njeh me imtësi problemet që ata i shqetësojnë sa në drejtim të nivelit ekonomik papunësisë varfërisë dhe çështjeve të tjera sociale  “Nëse do të isha një kandidatturë psh e ardhur nga Gjirokastra padyshim që nuk dija nga ta kapja situatën. Por si bijë e kësaj zone lindur dhe rritur mes jush për katër vite deputete në parlament kam  qenë zëri juaj. Edhe pse në opozitë kam ngritur me forcë një sërë problemesh dhe besoj se me ardhjen në pushtet të së majtës problemet dhe shqetësimet tona do të futen në rrugën e zgjidhjes”.
Gjatë takimit një vend të veçantë i është kushtuar shpjegimit të  ndërtimit të aleancave parazgjedhore si dhe përfitimit të tyre  për daljen e së majtës në tërësi më fituese në zgjedhjet e  28 qershorit.  
Kreu shtabit elektoral i qarkut të Fierit kandidati Dritan Prifti së bashku me kandidatin  për zonën e Divjakës Nikolla Lena kanë zhvilluar një takim me banorë të saj në kuadër edhe të fushatës elektorale. Kandidati Nikolla Lena duke iu referuar zonës së Divjakës ka pranuar krizën në të cilën ndodhet sot bujqësia dhe turizmi në këtë zonë. Për këtë situatë tha Lena LSI ka një program konkret që është jo vetëm ambicioz por edhe mëse i realizueshme pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe parametrat që ajo të dalë nga kriza. Sipas tij mbështetja e madhe që qeveria jonë e re do të japë për këtë sektor mbështetja financiare përmes kreditimit do të sjellë atë panoramë që prodhimet e fermerit të mos mbetem më në arë dhe të jenë të kërcënuara nga rreziku i kalbjes. Ato do të dalin në treg dhe djersa juaj do të sjellë frytet që ju dëshironi. 0x323030392d30362d3038 AKTIVITETE Nga takimet e Priftit me banore ne Fier.JPG 14:20)