17 Feb Jonuz Mysliu
” Jonuz Mysliu kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës
Jonuz Mysliu kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës
I nderuari vëllaçko po të përshëndes pak më ndryshe sesa të tjerët sepse ishe krah i fortë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur në kohët më të vështira të popullit shqiptar atëherë kur na u tha se ‘ju nuk jeni vetëm por jeni bashkë me popullin shqiptar të Shqipërisë.”Atëherë ngjeshëm armët dhe sot Kosova është sovrane dhe e pavarur.
Nuk i ike përgjegjësisë as në vitin 2000 në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit kur shumë të rinj erdhën nga Shqipëria dhe krah për krah sot është istikam i popullit shqiptar Bujanovci Presheva dhe Medvegja. Natyrisht që populli shqiptar ka ende nevojë të unifikohet të bashkohet t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit dhe kështu bashkërisht me një flamur në 28 Nëntor në Vlorë të unifikuar të bashkuar për të zgjidhur problemin mbarëkombëtar. Ju zonja dhe zotërinj të nderuar delegatë është përgjegjësia juaj që lideri juaj zoti Ilir Meta të jetë një forcë reale në vitin 2013 në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Urime dhe gëzime!
0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2046.JPG 10:34)”