14 Feb Interviste/Flet Sekretari i Pergjithshem i LSI
” Interviste/Flet Sekretari i Pergjithshem i LSI Petrit Vasili “E ndjej se kam përvojën energjinë dhe pasionin për ti dhënë shumë ndryshimit të metropolit tonë jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje dhe për ti dhënë një dimension human falë edhe profesionit tim të mjekut. Por LSI ka edhe shumë kolegë të tjerë të nderuar me vlera intelektuale dhe politike te spikatura që mund të konkurojnë denjesisht dhe te kontribuojnë për një Tiranë më humane dhe më socialete tille sic e duan realisht qytetaret e saj”. Kështu shprehet në intervistën e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili.
Z.Vasili mitingu i fundit i LSI së Tiranës është një paralajmërim për Partinë Socialiste apo një startim i pakthyeshëm i LSI për të konkuruar e vetme ne zgjedhjet lokale?
Manifestimi i shkëlqyer i LSI së kryeqytetit dy ditë më parë ishte përmbyllja e sukseshme e një punë disamujore për riorganizimin e LSI në Tiranë pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Po kështu ishte një mundësi për të përshëndetur 800 anëtarët e rinj që iu bashkuan kësaj dege në muajt e fundit. Ne nuk synojmë të paralajmërojmë askënd por punojmë për të motivuar anëtarët dhe simpatizantët tanë për realizimin e programit tonë dhe të qëllimeve politike. Jemi duke hyrë në një fazë të re të aktivitetit tonë për konkurimin në zgjedhjet vendore.
Pra përfundimisht LSI ka vendosur të hyjë e vetme në këto zgjedhje?
Pas ndërprerjes së konsultimeve në mënyrë të njëanëshme dhe arrogante nga ana e drejtuesve aktualë të PS-së për çështjet kryesore që kishin të bënin me realizimin e një marrëveshjeje serioze dhe konkrete të opozitës ne sigurisht që do të përgatitemi për të konkuruar në të gjithë vendin në tetor. Ne po punojmë për të ndërtuar një aleancë sa më të gjerë me grupe dhe forca të ndryshme politike e shoqërore si dhe me individë me vlera kudo pranë çdo komuniteti.
Por PS akuzon LSI-në si shkaktare të prishjes së marrëveshjes pasi sipas tyre keni vënë kushte të rënda.. Cili është komenti juaj?
Kemi të bëjmë thjesht me një përpjekje për manipulim të anëtarëve të PS-së dhe opinionit publik nga ana e tyre. Platformës së tyre publike ne i jemi përgjigjur në mënyrë publike e plotësisht konstruktive. Kemi bërë vlerësimet tona pozitive por edhe propozimet tona për ta pasuruar dhe bërë më solide një marrëveshje të opozitës. Nëse ka diçka që nuk shkon në propozimet tona ne ishim të hapur për të reflektuar. Ndërsa për vendosje kushtesh të rënda as që bëhet fjalë. I vetmi “kusht i rëndë”- nëse mund të vlerësohet i tillë- është se raportet e bashkëpunimit midis partive të opozitës nuk mund të jenë ato të “Megadushkut” të 3 korrikut pasi vetë objektivi kryesor i marrëveshjes ishte bërja e zgjedhjeve të parakohshme vitin e ardhshëm për shkak të “Megadushkut” të këtij parlamenti. Nuk mund të ketë dy standarte të ndryshme për vlerësimin e “Megadushkut”.
Por si mund të bëhet ky vlerësim i raporteve kur LSI ka marrë pjesë vetëm në zgjedhjet e 3 Korikut?
Prandaj ne kërkuam që të bisedohej dhe negociohej për mënyrën e përcaktimit të këtyre kritereve nga të dyja palët ndërsa ata vrapuan të nënshkruanin një deklaratë mediatike pa e ftuar zyrtarisht LSI dhe për ta vënë para faktit të kryer duke treguar qartë se kanë të njëjtin mentalitet si më parë.
Deputeti i LSI zoti Ndre Legisi është shprehur para pak ditësh se LSI ka kërkuar 1/3 e kandidatëve në të gjithë vendin. A është kjo e vërtetë?
Unë nuk mund të përgjigjem për bisedat informale apo shoqërore që zoti Legisi ka bërë me zotin Rama apo me dikë tjetër në PS. LSI nuk është për negociata kafenesh dhe sms. Unë jam sekretar i përgjithshëm i LSI dhe mund t’ju përsëris se propozimet e LSI kanë qenë publike dhe i vetmi kusht i panegociueshëm ka qenë distancimi i vërtetë nga falsiteti i rezultateve të 3 korrikut dhe kjo është thellesisht parimore. Çdo gjë tjetër ka qenë e diskutueshme dhe në varësi të kritereve dhe argumentave më të që qenësishëm që do të ofronte çdo palë.
Por zoti Rama ju akuzoi se “LSI do copë byreku”?
Nuk ja vlen të merremi me banalitete të tilla të denja për njerëz që nuk kuptojnë përgjegjësitë e veta në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe opozitën. Më duket e tepër të them se shumë prej drejtuesve të sotëm të LSI kanë qenë socialistë të orëve të para që në vitet 1991-1992 kohë në të cilën zoti Rama fyente socialistët dhe veteranët e luftës antifashiste. Ne kemi qenë socialistë dhe të persekutuar nga rregjimi i Berishës kur zoti Rama bënte ndonjë shkrim nga Parisi. Pra kemi qenë socialistë me vetëdije me shpirt dhe me sakrifica dhe ne nuk jemi socialistë pushteti apo “byreku” si ata që u bënë të tillë pasi u bënë qeveritarë pas 97-ës. Edhe unë mund të kthehesha në Romë ku u specializova në vitet 1988-1991 e të dërgoja ndonjë shkrim prej andej dhe të prisja sa të rrëzonin Berishën të tjerët për të gjetur gati byrekun por qëndrova këtu edhe i papunë edhe i “përndjekur” duke sakrifikuar me socialistët dhe shqiptarët e tjerë për të ndryshuar rregjimin e Berishës.
Zoti Meta është përmendur si një kandidat i mundshëm i LSI për bashkinë e Tiranës. A ekziston kjo mundësi?
Zoti Meta e ka përjashtuar vetë këtë mundësi pasi është i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga populli deputet dhe s’mund të ndërpresë këtë kontratë te tijen me elektoratin. Për më shumë LSI është një forcë politike që ka shumë personalitete që mund të konkurojnë për të fituar Tiranën.
Po ju vetë personalisht zoti Vasili a mund të jeni kandidati I LSI për bashkinë e kryeqytetit?
Aktualisht më është besuar detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI por nëse më kërkohet nga anëtarsia dhe forumet e LSI për të kandiduar padyshim që do të respektoj vullnetin e tyre. E ndjej se kam p&
euml;rvojën energjinë dhe pasionin për ti dhënë shumë ndryshimit të metropolit tonë jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje dhe për ti dhënë një dimension human falë edhe profesionit tim të mjekut. Por LSI ka edhe shumë kolegë të tjerë të nderuar me vlera intelektuale dhe politike te spikatura që mund të konkurojnë denjesisht dhe te kontribuojnë për një Tiranë më humane dhe më socialete tille sic e duan realisht qytetaret e saj.
A është e vërtet se ju jeni shprehur se PS pa LSI e ka të humbur Bashkinë e Tiranës?
Jo kjo nuk është e vërtete pasi ne nuk e shohim në mënyrë destruktive raportin e LSI me PS. Dhe po kështu ne nuk e shohim veten si një shtojcë të PS-së. e vërteta është se nëse do të kishte një bashkëpunim PS-LSI fitorja e Tiranës do të ishte shumë më e thjeshtë. Por përderisa ata i mbyllin dyert e bashkëpunimit ne kemi vetëm një zgjedhje: të konkurojmë më vete edhe për Bashkinë e Tiranës jo me qëllimin që PS të humbasë Tiranën por me objektivin që LSI ta fitojë Tiranën. Dhe për mua kjo nuk është as ëndërr dhe as utopi por plotësisht e mundshme.
Edhe përballë Edi Ramës?
Përballë cilitdo. Ne nuk e mohojmë që në Bashkinë e kryeqytetit kanë ndodhur ndryshime pozitive gjatë kohës që kanë drejtuar qeveritë socialiste dhe vetë Edi Rama por jemi shumë të bindur se mund të ishte bërë shumë më tepër në përmbajtjen e modelit të qeverisjes vendore I cili ka shfaqur jo pak disa nga vetë fenomenet negative të qeverisjes së mëparshme sidomos në drejtim të klientelizmit dhe mungesës së transparencës.
Thuhet se problemi kryesor i së majtës është konflikti LSI-PSD. A është e vërtetë?
Kjo është një paraqitje e gënjeshtërt dhe pa asnje kuptim e vetë thelbit të problemit që qëndron në mungesën e reflektimit dhe seriozitetit të lidershipit të PS-së. Deri dje edhe ne mendonim se zoti Gjinushi e provokonte LSI me vend e pa vend nisur nga interesat e tij por tani jemi të bindur se kjo është një nxitje e stisur nga vetë kryetari i PS zoti Rama i cili nuk ka guximin të vendosë pikat mbi i dhe të mbajë qëndrimet parimore.
Përpjekjet evidente të zotit Rama për të ndikuar si kryebashkiak edhe në mediat elektronike apo të shkruara duke deformuar lajmet apo qëndrimet e LSI nuk do të kenë sukses.
Nëse ai nuk do të reflektojë atëherë ne do tu drejtohemi anëtarëve dhe simpatizantëve të thjeshtë të PS-së për të mos lejuar drejtues të tillë që të bëhen pengesë për bashkëpunimin e së majtës për qëllime personale. Ne nuk na ndan asgjë me socialistët e thjeshtë dhe nuk do të lejojmë as drejtuesit e tjerë aktualë që të vazhdojnë ti mashtrojmë për kushtet e rënda gjoja të LSI-së.
Drejtues të PS-së janë shprehur se LSI ka pësuar rënie nga rezultati i 3 Korrikut ndaj nuk duhet të bëjë shumë naze për marrëveshjen?
Kjo për fatin e tyre të keq është thjesht dëshira dhe propaganda e tyre e stisur nga zyrat e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet dhjetëra shkrimesh dhe analizash të “pavarura” se gjoja pas ikjes së Nanos dhe ardhjes së Edit në krye të PS nuk ka më arësye për ekzistencën e LSI. Por tani është shumë e qartë se lidershipi aktual ka risjellë zhgënjim dhe vetëmbyllje edhe brenda PS-së. Gjysmëreformat e ndërmarra kanë qenë thjesht për manipulim mediatik të opinionit. Mosdistancimi nga Megadushku i 3 Korrikut është prova më e qartë e mosreformimit dhe mosreflektimit të tyre. Nëse kanë bindjen se elektorati i LSI ka rënie e ndaj s’ka nevojë për marrëveshje këtë duhet tua thonë anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre e jo ti mashtrojnë se LSI na punon për Berishën.
Por pas zgjedhjeve do të marrin përgjegjësitë për këtë aventurë ku po fusin partinë e tyre. Sondazheve të porositura u ka dalë boja ashtu si edhe orkestruesve të tyre. Sido që të jetë një ditë bashkëpunimi i PS dhe LSI do të realizohet duan apo jo drejtuesit aktualë të PS-së.
Por ekziston edhe opinioni se zoti Rama është nën presionin e disa anëtarëve të kryesisë së PS-së për mosbashkëpunimin me LSI. A është e vërtetë sipas jush?
Në fillim edhe unë e besoja nje gje te tille por tani jo më. Duket qartë se vetë zoti Rama nuk do bashkëpunim me LSI. Pastaj nëse është e vërtetë se ai ka kundërshtime me forumet e PS-së për bashkëpunimin me LSI këtë duhet t’ua thotë hapur anëtarëve dhe simpatizantëve të PS dhe të kërkojë mbështetjen e tyre pasi ata e kërkojnë gjeresisht këtë bashkëpunim. Gjithmonë kjo nëse e ndjen veten vërtet kryetar të PS përndryshe do të na duhet ne t’i sqarojmë ne ata se përse po sakrifikohen interesat e tyre dhe të së majtës për qëllime të tjera.
0x323030362d30342d3330 13:13)”