Intervistë/ Flet Drejtori i Medias dhe Informacionit në LSI

Intervistë/ Flet Drejtori i Medias dhe Informacionit në LSI

Intervistë/ Flet Drejtori i Medias dhe Informacionit në LSI Dritan Ylli

Në një deklaratë të tyre pesë anëtarë të strukturave drejtuese të LSI janë shprehur se koalicioni me PD po bëhet për interesa dhe përfitime materiale. Ju si mendoni?

E vërteta është krejtësisht ndryshe nga ky prentendim sa absurd dhe qesharak në llojin e vet. Koalicioni i LSI-së me PD për krijimin e mazhorancës së Qeverisë së Integrimit është miratuar unanimisht në mënyrë të hapur dhe transparente si në Konventën Kombëtare të LSI ashtu dhe në të gjithë strukturat e saj drejtuese që nga qendra dhe deri në bazë. Ky koalicion që reflekton një pjekuri të klasës politike shqiptare do të ketë një garanci dyfishe për të realizuar me sukses ato reforma që kërkohen për proceset integruese dhe zhvillimore të vendit. Në këtë aspekt të gjithë ato që mendojnë për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të LSI si një ndër forcat politike kryesore në vend e kanë parë praninë e LSI në qeverisje si një mundësi të mirë për të realizuar ato objektivave programore dhe politike të konsoliduara prej vitesh dhe të premtuara përpara shqiptarëve në fushatën zgjedhore të 28 Qershorit. Në prag të vitit të pestë të krjimit të saj LSI si një forcë e rëndësishme politike me vizion dhe pjekuri po punon seriozisht për të implementuar në programin qeverisës prioritetet e saj që i përmbante të detajuara qartësisht në Planin për Veprim siç janë mundësimi i hapjes së 100 mijë vendeve të reja të punës liberalizimi i lëvizjes me vendet e BE-së nxjerrja nga kriza dhe zhvillimi i bujqësisë i arsimit shëndetësisë apo dhe zhvillimi i biznesit dhe ekonomisë në tërësi.
Por zotërinjtë që mendojnë se qenka e gabuar e gjithë kjo ndërmarrje madhore në politikën shqiptare që nuk e teprojmë po ta cilësojmë patriotike për dobinë që sjell në zhvillimin dhe integrimin e vendit në fakt e kanë hallin tjetërkund. Përpjekjet e tyre të dëshpëruara janë fryt i shqetësimit dhe padurimit të tyre për krizën e madhe që po kalon PS si pasojë e humbjes së Edi Ramës. Këta zotërinj më parë se të akuzojnë LSI për marrëveshjen me PD duhet të paktën të tregojnë një ndershmëri dhe transparencë përpara opinionit lidhur me disa fakte që janë publikuar në media dhe që këta zotërinj duhet ti përgënjeshtrojnë  ose jo.
Fjala vjen Zoti Klosi duhet të japë një përgjigje a është e vërtetë që gruaja e tij është drejtuese e Drejtorisë më të rëndësishme të adminisratës së Ramës në Bashkinë e Tiranës. A është e vërtetë që gruaja e zotit Klosi drejton Drejtorinë e audititit të Bashkisë më të akuzuar për korrupsion dhe abuzime nga media dhe politika me paratë e taksapaguesve shqiptarë?
A është e vërtetë që Zotit Klosi i duhet të mbrojë këtë pozicion të gruas së tij në përpjekjet e tij kundër koalicionit të integrimit LSI-së dhe të gjithë anëtarëve të saj?    
Ky është një sqarim që Zoti Klosi duhet ta bëjë përpara se të na akuzojë ne që sipas tij po bëhemi pjesë e një koalicioni të rëndësishëm për vendin për hir të përfitimeve tona.
Siç dhe ndonjë zotëri tjetër i 5-shes së deklaratës të së shtunës duhet të sqarojë gjithashtu se a është e vërtetë ajo që shkruan media se kunata e tij është Nënkryetare e administratës së Ramës në Bashkinë e Tiranës. Por gjithaq edhe dy të tjerët duhet të sqarojnë nëse kanë marrë apo jo një zyrë luksoze te dy kullat në bulevardin kryesor të Tiranës dhuratë nga biznesmeni tashmë deputet i PS Fidel Ylli siç është shkruar në media këto ditë. Apo një tjetër zotëri që ka gjysmën e fisit sipas fakteve të publikuara po në media duhet të sqarojë janë të vërteta këto apo jo?
Ne që kemi bërë përpjekje idealiste dhe të mundimshme prej kaq vitesh në LSI dhe që e shikojmë në po këtë prizëm edhe mundësinë që të jemi një garanci e vërtetë për një qeverisje më sociale dhe më të përgjegjshme ndjehemi të keqardhur se si këta zotërinj përpara se të sqarojnë faktet e mësipërme marrin përsipër të vendosin ca shkopinj të vegjël që do ju sjellin vetëm dëshpërim pasi rrotat gjigante të LSI as që nuk i lëkundin fare.
         
Po si mendoni ju pse dolën tani të pestët kundër koalicionit të LSI me PD?

Sepse sipas informacioneve të mia këta i kanë kërkuar Liderit të LSI z.Meta një vend për ministër dhe dy të tjerë për zv.ministra me kusht që të mos dilnin kundër koalicionit me PD. Por pushimet e gjata të z.Meta mesa duket i lodhën dhe i dëshpëruan zotërinjtë dhe në vend të ofiqeve të reja qyl zgjodhën ato që i kishin të sigurta të ruanin interesat e tyre me Bashkinë e Tiranës. Për pasojë u vunë në shërbim të këtyre interesave që të shmangnin vëmendjen nga kriza e humbjes së zgjedhjeve dhe shërbimit që i duhet bërë përpara kongresit të PS z.Rama i cili pretenton të rizgjidhet kryetar.

Si mendoni a ka ndonjë faturë LSI nga vetëlargimi i pesë anëtarëve të strukturave drejtuese?

Asnjë faturë apo humbje nuk do të ketë LSI nga vetëlargimi i këtyre qylaxhinjve meskinë që na hiqen edhe si ithtarë të së majtës. Ata janë mësuar që vetëm të tjerët të sakrifikojnë për to por këta kurrë për të tjerët dhe sidomos për çështje madhore politike duke mos qenë aspak solidarë dhe vlerësues të kontributeve të barabarta. 
Këta nuk kanë hallin e LSI-së se e dinë shumë mirë që LSI-në e pret një e ardhme më e mirë dhe më e sigurtë për rritjen konsolidimin dhe fuqizimin e saj por këta vajtojnë për Bashkinë e Tiranës. Me vetëlargimin e këtyre ngarkesave negative LSI do të çlirojë vetëm energji pozitive. Por ne na vjen keq për PS që në këto momente krize të thellë për shkak të Edi Ramës do t’i shtohen hallet dhe intrigantët.
 

0x323030392d30382d3236 dritan ylli.jpg
14:24)