Interviste e Sekretarit te Pergjithshem

Interviste e Sekretarit te Pergjithshem

Interviste e Sekretarit te Pergjithshem z.Petrit Vasili dhene sot per televizionin Top Chanel Pyetje: PS vazhdon të kërkojë një të majtë të bashkuar duke kerkuar për të aritur në zgjedhjet lokale të bashkuar. Ju si do t’i përgjigjeshit dhe cilat janë kushtet që do ti vini Partisë Socialiste për bashkëpunim?
 
Pergjigje: Ne shpesh kemi dëgjuar dy elemente kryesore të kësaj çështje të madhe. Idene e bashkëpunimit dhe idene e kushteve që vë LSI-ja. Unë mendoj që të dyja këto çështje janë çështje plotësisht të diskutueshme. Bashkëpunimi është një opsion plotësisht normal dhe nuk është asnjëherë e përjashtuar si filozofi nga LSI-ja. LSI-ja nuk ka qenë një parti që ka kundërshtuar refuzuar apo ka si filozofi të sajën përjashtimin e bashkëpunimeve. LSI-ja ka kërkuar dhe kërkon jo të vërë kushte por LSI-ja kërkon që të mbahen qëndrime parimore në mënyrë të veçante për çështje të tilla të një rëndësie kombëtare siç ishte problemi i zgjedhjeve për të cilat LSI-ja ka pasur ka dhe koha do e provoje që kishte shumë të drejtë. Mega-dushku dhe 3 Korriku (unë do ta quaja ngjarja tragjike e 3 Korrikut) provoi se ai shqetësim madhor që kishte LSI-ja u konfirmua dhe nw kwto kushte nuk mund të bashkëpunohet në mënyrë të pa moralshme dhe pa vendosur rregulla të qarta loje apo pa vedosur ato rregulla që nuk lejojnë tjetërsimin e votës së shqiptareve.
LSI-ja është nismetare tashme e afirmuar e procesit të fillimit të Reformës Zgjedhore. Por vazhdohet te konstatohet sot e kësaj dite që ka një vullnet të munguar që kjo reformë zgjedhore të eci përpara dhe të zhvillohet për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor dhe LSI ka vërejtur qëndrime të vazhdueshme kontraditore vazhdimisht brënda Partisë Socialiste. Sigurisht LSI-ja pret me qetësi dhe racionalitet cili është qëndrimi përfundimtar i Partisë Socialiste lidhur me këtë Reforme Zgjedhore që është dhe kyçi i gjithë konfigurimit te jetës politike të ardhshme.  Sigurisht LSI pret dhe cilat do të jene qëndrimet e vërteta dhe reale lidhur me problemet e mëdha sic kane qenë edhe kredoja e LSI-së siç ishin konflikti i interesave lufta ndaj monopoleve dhe varfërisë etj. LSI-ja do te vazhdoje te kerkoje me seriozitet një bashkëpunim i cili të jetë e theksojë një bashkëpunim ndërmjet patnerësh jo bashkëpunim nën udhëheqësa por thjesht një bashkëpunim patnerësh i cili do të bazohet mbi kontributin elektoral.
 
 
Pyetje:A mendoni se me një bashkëpunim të tillë e majta shqiptare do të ketë një rezultat më të sigurtë në zgjedhjet lokale?
 
Pergjigje: Në politike nuk ka asgjë të sigurtë ashtu si në çdo proces të jetës. E sigurte është vetëm ajo që sigurohet me ndershmëri punë të madhe dhe me rregulla të qarta loje. Ndaj ideja që apriori do te fitojmë apo ideja se po u bashkuam u bë do të ishte një ide e gabuar. Ka shumë gjera që nuk kanë funksionuar në të majtën dhe duhet një punë e jashtëzakonshme për të rikthyer besimin tek e majta. Asnje bashkim mekanik apo jo parimor dhe jo mbi parimet e ndershmërisë ku mbi të gjitha do të thotë respekt ndaj votës së qytetarit nuk do të funksiononte dhe nuk do të binte fitore në mënyrë aprioristike.
 

Pyetje:Cili është qëndrimi juaj ndaj vendimit të Z.Berisha që ka vendosur bashkë më KRTRRSH-në për të prishur mbikalimin e Zogut Zi?
 
 
Pergjigje: Ky qëndrim në vazhdimesi i z.Berisha dhe i qeverisë së tij perben një politizim në ekstrem te kësaj çështje. Kjo u vërejt me gjithë bllokimin e rrugëve në Tiranë vazhdoi me mbikalimin e Zogut Zi dhe i gjithë nxitimi i jashtëzakonshëm për të marrë një vendim për këtë çështje flet qartë për një politizim ekstrem të këtij problemi. Mendoj se vetëm ekspertizat e thelluara dhe qëndrimet ligjore të argumentuara në mbështetje të plotë të Kushtetutës së vendit respektimi i plotë i autonomisë lokale tashmë thellësisht e cënuar dhe mbi të gjitha respektimi i interesave qytetare të cilat po nëpërkëmben së bashku me parate e qytetareve të cilat janë investuar në këtë vepër apo vepra të tjera është e qartë se këtu kemi të bëjmë me politizim të madh të problemit. Në kohën ku ne jetojmë dhe përpara sfidave që vendi jonë ka qëndrime dhe politizime të tilla jo vetëm që nuk i bëjnë mirë askujt por në radhë të parë nuk i bëjnë mirë Shqipërisë dhe Shqiptarve. Dhe LSI-ja ka mbetur thellesisht e bindur në idene e saj se vetëm qëndrime racionale jashtë politikës dhe që respektojnë vetëm vullnetin dhe interesat e qytetarve janë ato zgjedhje që janë të vërteta.
 
 
Pyetje:Cili është argumenti juaj lidhur mbi konfliktin midis Kryeministrit dhe Kryeprokurorit?
 
Pergjigje: Mendimi im dhe gjithë LSI-së është se pavaresia e institucioneve Kushtetuese është e shenjtë dhe kjo është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Gjithë fryma e mungesës së plotë të konstruktivitetit të komunikomit të domosdoshëm tepër të rëndësishme siç është institucioni i Kryeministrisë i Prokurorit është një klime që e kthen Shqipërinë shumë mbrapa. Nevoja për reforma të thella të domosdoshme në sistemin e drejtësisë nuk do të thotë kurrë mungesë komunikimi prishje e institucioneve apo lirime e ngarkime nga puna në kundershtim me Kushtetutën. Reformat konkrete mund të thellohen duke u bazuar në një strategji të përcaktuar dhe të miratuara nga Parlamenti dhe nuk ka lidhje aspak me emra dhe persona të përveçëm. Ky qëndrim është bërë i ditur edhe nga vete Kryetari i LSI-së Ilir Meta. Pra të vazhdojë thellimi i reformës në institucionet që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me institucionet e drejtësise. 0x323030362d30312d3034 14:24)