Interviste e Nenkryetarit te LSI

Interviste e Nenkryetarit te LSI

Interviste e Nenkryetarit te LSI deputetit Dritan Prifti dhene sot ne emisionin “Vila 24” te gazetarit Gerti Shella PRIFTI:
"Më kujtohet viti 2000 kur unë isha drejtor i KESH-it dhe në këtë vit ne kishim një grup ekspertësh dhe takoheshim du herë në ditë me kryeministrin te zyra e kryeministrit takoheshim në mëngjes takoheshim në darkë. Ai informohej me detaje për çdo gjë që bëhej dhe ndiqej situata për një periudhë 4-5 mujore në mëngjes dhe në darkë takoheshim me kryeministrin për të ndjekur situatën ndërsa me thënë të drejtën unë kam përshtypjen se kryeministri ynë nuk ka haber fare se çfarë bëhet në sektorin elektroenergjetik siç kam përshtypjen dhe bindjen që dhe ministri nuk ka haber fare"
 
Ju keni hedhur dyshime për importin e energjisë. Pse?
 
-Çështja e importit të energjisë është një çështje ku unë mendoj se patjetër duhet të futet Prokuroria. Si në shumë çështje të tjera në menaxhim në punën e Korporatës dhe Ministrisë ky është gabimi më flagrant dhe më i pajustifikueshëm që ka bërë Korporata Ministria dhe qeveria sepse nuk mund të blihet energjia për vitin 2007 në Dhjetor të vitit 2006 nuk mund të bëhet tenderi në dhjetor të 2006 kur ai duhet të bëhet të paktën që në Korrik apo në Gusht të vitit 2006. Duhet të bëhet shumë më herët atëherë kur tregu kishte më shumë energji atëherë kur çmimi ishte shumë më i lirë dhe nuk mund të lihej dhe të zvarritej në dhjetor të 2006. Ju mbani mend se si akuzohej Harasani dhe të tjerë para tij kur tenderi i energjisë bëhej në fund të vitit. Pra këtë gjë që këta e kritikuan në qeverisjet e mëparshme e bënë vetë dhe e bënë në mënyrë shumë të trashë duke anuluar disa tendera gjatë vitit dhe duke e lënë të blinin energji në dhjetor kur çmimi arrin kulmin. Të marrësh mesataren shumëvjeçare të bursës së Lightsig-ut p.sh. do shohësh që çmimi më i lartë historikisht në të gjitha vitet është në Dhjetor sepse atëherë është konsumi më i lartë atëherë është nevoja më e madhe për energji dhe arrijmë në faktin që blihet energji energji që ne po konsumojmë nga importi këto ditë e cila shkon deri në 9 milionë Kë/h në ditë blihet me çmimin më të shtrenjtë në Europë. Le të dalë drejtori i KESH-it apo ministri Ruli dhe të debatojë me mua për këtë të vërtetë. Le të shkojnë të më hedhin në gjyq të thonë që Prifti shpifi kur tha që KESH-i blen energji me çmimin më të shtrenjë në rajon. Merri të gjitha vendet e rajonit asnjë nuk ble energji me 85 Euro sa po e blejnë këta sot. Duke qenë vend kaq i varfër duke qenë vend me kaq shumë probleme për faj të njerëzve jo për faj të dikujt tjetër po për faj të njerëzve ne detyrohemi blejmë energji kaq shtrenjtë në kushte kur duhet ta kishim blerë më përpara edhe kemi tashmë këtë situata. Justifikohen drejtuesit e KESH-it dhe thonë nuk ka energji prandaj është çmimi kaq i shtrenjtë. Unë them që edhe këtu ka abuzim sepse 2-3 javë më përpara ka bërë tendera Mali i Zi dhe Kosova asnjë nga këto dy vende nuk ka blerë energji me 85 Euro. Mendoj se këtu duhet parë mirë se nga vjen energjia si blihet energjia kush i bën kontratat kush i negocion dhe kush mund të përfitojë para padrejtësisht për xhepat e tyre. Kam dyshime të mëdha se këtu ka vjedhje dhe abuzim është lënë për tu blerë tani gjoja për tu justifikuar që s'ka energji dhe justifikohet edhe çmimi.
 
Në gjykimin tuaj ku mbaron përgjegjësia e drejtorit të KESH-it dhe ku fillon përgjegjësia e Ministrit të Energjetikës z. Ruli?
 
Drejtori është një administrator teknik i mallit energji drejtori ka një ndërmarrje e cila prodhon një mall dhe shet një mall dhe ai ka detyrimin që të sigurojë sa më shumë të ardhura nga ky mall që ka në dispozicion. Në këtë aspekt drejtori ka dështuar. Kemi një vit e gjysëm që po të marrësh aobjektivat që ka KESH-i sepse Korporata ka objektiva të aprovuara në qeveri sa duhet të jenë humbjet sa duhet të jenë arkëtimet çfarë investimesh duhet të bëhen për çdo muaj të vitit. Ka një vit e gjysëm që po t'i marrësh ti hapësh këto planveprimi të aprovuara nga qeveria në asnjë muaj nuk janë nuk janë realizuar treguesit pra ka një vit e gjysëm që bëhet sehir mbi një njeri të paaftë që nuk e bën dot këtë detyrë. Pra ky ka përgjegjësi teknike për menaxhimin e përditshëm dhe për dështimin e përditshëm të menaxhimit të korporatës. Pastaj përgjegjësi përpara këtij populli përpara këtij elektorati sigurisht që ka Ministri sepse ai është person politik ai ka mandat politik ai ka dalë përpara shqiptarëve dhe ka thënë ne   kemi kaluar krizën energjetike për këtë dimër. Rifreskojeni kujtesën me deklarata të shumta në të gjitha televizionet nuk do kemi krizë e kemi siguruar energjinë nuk ka probleme etj etj. Ai ka përgjegjësi politike sepse ai ka një mandat politk. Por unë sigurisht nuk mund ta largoj nga përgjegjësia kryeministrin e vendit. Kryeministri mbi të gjitha është personi i parë me mandat politik me përgjegjësi politike përpara të gjithë shqiptarëve konsumatorëve familjarë biznesit dhe gjithë të tjerëve. Më kujtohet viti 2000 kur unë isha drejtor i KESH-it dhe në këtë vit ne kishim një grup ekspertësh dhe takoheshim du herë në ditë me kryeministrin te zyra e kryeministrit takoheshim në mëngjes takoheshim në darkë. Ai informohej me detaje për çdo gjë që bëhej dhe ndiqej situata për një periudhë 4-5 mujore në mëngjes dhe në darkë takoheshim me kryeministrin për të ndjekur situatën ndërsa me thënë të drejtën unë kam përshtypjen se kryeministri ynë nuk ka haber fare se çfarë bëhet në sektorin elektroenergjetik siç kam përshtypjen dhe bindjen që dhe ministri nuk ka haber fare. Po të kishin haber po ta kishin përgjegjësinë për ta ndjekur situatën nuk do linin mosrealizime nga muaji në muaj 1 5-16 muaj mosrealizim.
Nëse do t'i kishte shkuar në mendje të analizonin sektorin do të kishin ndërhyr&eu
ml; për ta përmirësuar atë pra këta flejnë gjumë edhe në dorë të një drejtori një njeriu pa eksperiencë. Nëse do të marrë një punonjës të KESH-it do ta kuptosh që drejtori është i lidhur ai ka tre nëndrejtorë ose drejtorë të divizioneve të shpërndarjes së transmetimit dhe të prodhimit me të cilët nuk komunikon lirisht të cilët janë njerëz të vendosur politikisht aty njëri i marrë në patronazh nga Berisha njëri i marrë në patronazh nga Ruli tjetri i marrë në patronazh nga ky pra aty gjërat janë politike. Dakort sot jemi në kapitalizëm dhe në kapitalizëm ajo ndërmarrje duhet të kishte në krye kapitalistë duhet të kishte në krye financierë menaxherë nuk duhet të kishte në krye militantë politikë se një militant politik që ti e vë në detyrë për ta shpërblyer për punën që ka bërë ai për ty në fushatë elektorale atij ti nuk i kërkon dot llogari për punën e përditshme. Ky është një sektor strategjik i vendit nga ky sektor varet e gjithë ekonomia e Shqipërisë varet çdo gjë nga ky sektor dhe nuk mund ta drejtosh dot me militantë se militanitit nuk i kërkon dot llogari. Të njëjtën gjq nuk kanë bërë vetëm në qendër këta por kanë bërë të njëjtën gjë në të gjithjë Shqipërinë. 2 mijë persona janë futur në punë në KESH që nga marrja e pushtetit nga PD-ja edhe në nivel lokal deri te elektriçistat e fshatit janë hequr ata që ishin janë vënë të rinj janë vënë militantë nga Partia Demokratike pa arsimin përkatës pa njohurinë përkatëse të kësaj pune. Po tani nqs nuk e menaxhon si në kapitalizëm këtë ndërmarrje por do ta bësh si në socializm apo komunizëm do dështosh sepse nuk je në sistemin e duhur nuk ke menaxherët që duhen për sistemin e duhur dhe për ekonominë e tregut që jemi sot. Unë jam shumë i shqetësuar por jam edhe i indinjuar që këta njerëz vazhdojnë të shohin politikisht çdo gjë dhe nuk kanë hyrë asnjëherë në thelb të gjërave.
Ka ndodhur në fakt në këtë krizë energjetike të këtij viti një precedent nëse mund të konsiderohet në një kohë që kanë qenë operatorët e shoqërisë politike kryesisht që kanë artikuluar dorëheqjen kërkesën për ndjekje penale të administratorëve apo personave politikë sikurse është konkretisht ministri Ruli. Ka dalë një operator mediatik në fakt që duhet të jetë një medium dhe ka kërkuar dorëheqjne e drejtorit. Në gjykimin tuaj ky është një indikator i kësaj krize?
Si gjithë të tjetër edhe një media është një person në këtë rast është një person juridik që ka të drejtë mbase dhe më shumë sesa personat fizikë sesa ti dhe unë individualisht të thonë mendimin e tyre. Mediat sidomos në një shoqëri të lirë dhe të hapur janë pushtet. Dhe unë e vlerësoj atë që ka bërë Top Channel që ka kërkuar të largohet drejtori. Është gjëja më minimale që mund të bëjë një person fizik individ qoftë person juridik dhe qoftë një media por Top Channel ka qenë shumë i kujdesshëm dhe është përpjekur që mos të hyjë në politikë. Top Channel ka thënë ky person është në krye të kësaj koorporate e cila ka dështuar duhet të largohet pra Top Channel ka ruajtur statusin e vet për të mos u përzier politikisht dhe nuk ka thënë të ikë Ministri apo të ikë kryeministri. Në fakt përgjegjësinë politike e ka qeveria e ka kryeministri e ka ministry. Në këto kushte çdo qeveri normale çdo qeveri demokratike kudo qoftë ajo në Europë nuk diskutohet që po e po duhet të kishte ardhur në Parlament dhe të kishte kërkuar votbesim për veten të thoshte o vëllezër unë ju kam premtuar këtë gjë por nuk e mbajta dot dot fjalën për këtë apo për atë arsye. Na premtoi një dimër pa krizë nuk e mbajti dot fjalën një qeveri normale duhet të vijë në parlament dhe të thotë më votbesoni keni më besim tek unë apo nuk keni më besim ju deputetë përfaqësues të popullit. Të vijnë aty të kërkojnë votbesim të fshehtë të shohim e kanë apo jo mbështetjen një qeveri normale këtë bën sepse kriza energjetike e ricikluar është një goditje shumë e madhe për Shqipërinë