13 Feb Intervistë e Liderit të LSI
Intervistë e Liderit të LSI z.Ilir Meta dhënë për radion “Evropa e Lire” nga Uashingtoni ku ndodhet për një vizitë
Meta: PD dhe PS nuk duan zgjedhje të ndershme
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Meta Shqipëria tash është anëtare e NATO-s me të gjitha të drejtat dhe obligimet. Si e shihni dhe si e vlerësoni ju këtë zhvillim?
ILIR META
Shqipëria si anëtare e NATO-s është një ëndërr tashmë e realizuar që do të thotë një vend me dinjitet në mes të gjitha vendeve anëtare të kësaj aleance të madhe të lirisë dhe njëkohësisht do të thotë më shumë siguri dhe një kredibilitet i ri për Shqipërinë.
Natyrisht Shqipëria në NATO për mendimin tim do të thotë shumë më tepër përgjegjësi për t’i realizuar ato standarde që ende nuk janë arritur deri më tani por njëkohësisht edhe për të ecur përpara në mënyrë që anëtarësimi në NATO të na ndihmojë edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e qershorit. A jeni të kënaqur me rrjedhën e deritashme të përgatitjeve për zgjedhjet përkatësisht cila është brenga juaj më e madhe në këtë çast për mbarëvajtjen e tyre?
ILIR META
Unë jam në Uashington pikërisht se jam i shqetësuar për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet. Është për të ardhur keq që kodi zgjedhor u zvarrit për disa vjet nga dy forca të tjera politike.
Është një shqetësim i madh pajisja e qytetarëve me karta identiteti çka është një domosdoshmëri që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë për të votuar në këto zgjedhje sipas kodit elektoral në fuqi.
Dhe në kohën tepër të ngushtë që ka mbetur deri tani janë disa qindra-mijëra qytetarë të cilët nuk kanë pasaportë por të cilët duhet të pajisen me kartë identiteti në mënyrë që të kenë mundësinë për të votuar më 28 qershor.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar ndaj Qeverisë prej disa muajsh për të krijuar mundësinë sidomos për shtresat më të varfra të shoqërisë që të pajisen me karta falas apo për të bërë favorizime të caktuara por për fat të keq deri tani ecuria ka qenë tepër e ngadaltë.
Ne mendojmë se duhet zgjidhur kjo çështje duke përfshirë edhe OSBE-ODIR-in si institucion i specializuar ndërkombëtar për çështjen e zgjedhjeve përpara se të jetë shumë vonë dhe kjo të kthehet në një çështje serioze që mund të minonte kredibilitetin e zgjedhjeve.
Shqipëria në NATO do të thotë edhe më shumë përgjegjësi në mënyrë që vendi të ketë zgjedhje të suksesshme pasi që dështimi në zgjedhje nuk do të ishte vetëm një dështim për Shqipërinë por do të ishte edhe një do të thosha dëmtim i kredibilitetit të kësaj aleance që është edhe një aleancë e demokracisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Kryeministri Berisha ka ftuar opozitën të mos politizojë çështjen e pajisjes me karta të identitetit. Si i përgjigjeni ju kësaj ftese?
ILIR META
Mendoj se demagogjia e zotit Berisha nuk mund të jetë e mjaftueshme për të mbuluar një çështje kaq të madhe sikurse është rreziku për mospajisje me karta identiteti të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë që do të thotë automatikisht edhe përjashtimi i tyre nga mundësia për të votuar – gjë që ua garanton Kushtetuta e vendit.
Unë personalisht kam aplikuar për kartë identiteti edhe pse nuk kam pasur nevojë të domosdoshme për këtë qëllim pikërisht për t’u bërë një thirrje publike të gjithë qytetarëve që të nxitojnë për t’u pajisur me karta identiteti dhe do të thosha se sjellja jonë ka qenë më se konstruktive.
Por pavarësisht nga kjo është e pamundur në njësinë e kohës që ka mbetur që ky proces të realizohet me sukses prandaj duhet patjetër që të gjendet një zgjidhje që të ketë bisedime të ketë dhe një asistencë të specializuar.
Andaj insistoj që OSBE-ODIR-i duhet të ndërmarrë një rol sa më shpejt që të jetë e mundur sepse çështja e kartave është si çështje që mund ta dëmtojë seriozisht besueshmërinë në zgjedhjet e 28 qershorit për fat të keq.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju në vazhdimësi keni shfaqur pakënaqësi me sistemin zgjedhor. Si e shpjegoni faktin që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth kësaj çështjeje?
ILIR META
Këto dy forca politike gjetën gjuhë të përbashkët për të realizuar një kod sa më pranë interesave të ngushta të lidershipit të tyre. Por për fat të keq ju po e shikoni se pas të ashtuquajturit konsensus të përpara disa muajve situata tani është rikthyer në konflikt me akuza reciproke për prishjen apo shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Për fat të keq këto dy forca politike asnjëherë nuk e kanë pasur sinqerisht çështjen e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri pasi ne prej kohësh kishim kërkuar që komisioni parlamentar për reformën zgjedhore të sillte kodin e ri që përpara Samitit të NATO-s në Bukuresht gjatë vitit të kaluar.
Kjo gjë u zvarrit në mënyrë konsensuale e përcjellë një kohë me probleme sa u takon standardeve por njëkohësisht dhe për fat të keq për të mos lënë kohë për realizimin e infrastrukturës së duhur zgjedhore sikurse po ndodh aktualisht me kartat e identitetit.
Sa i takon LSI-së ky është një kod ku ne kemi kontestuar disa elemente që dëmtojnë demokracinë dhe sjellin diskriminim por njëkohësisht e kemi thënë dhe e konfirmojmë se ky është një kod i cili në fund të fundit e faktorizon shumë herë më tepër Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi sistemi në thelb është proporcional.
RADIO EVROPA E LIRË
Kohë më parë keni shfaqur gatishmëri për koalicion post-zgjedhor me Partinë Socialiste por zoti Edi Rama ka thënë se ai synon krijimin e shumicës vetëm me aleatët aktualë. Cilat koalicione pas-zgjedhore i shihni si të mundshme dhe reale?
ILIR META
Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me qëllimin
për të fituar. Ne kemi realizuar një koalicion tonë parazgjedhor dhe synojmë të ecim në këtë drejtim. Kemi bërë të qartë se në rast se ne nuk fitojmë të vetëm shumicën atëherë shikojmë të mundshëm një koalicion me forca të tjera të majta dhe në radhë të parë me Partinë Socialiste.
Ne nuk pengojmë askënd të arrijë vetëm shumicën absolute. Por natyrisht se kjo është një përgjigje që do ta japin qytetarët shqiptarë dhe ne shpresojmë që deri më 28 qershor qytetarët shqiptarë të japin verdiktin që ne shpresojmë për të ndryshuar këtë lloj politike të deritanishme e cila e ka shpërdoruar kaq shumë fjalën ndryshim dhe e cila në fund të fundit ka sjellë para shqiptarëve si rrezikun kryesor demagogjinë.
Sepse kuptohet që edhe sot që ne po zhvillojmë këtë intervistë po diskutojmë për disa çështje që nga dështimi i kartave të identitetit apo standardet tjera të zgjedhjeve që në fund të fundit tregojnë dështimin e demagogjisë së para një viti për reforma konsensuale historike dhe që tregojnë koherencën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbrojtje të standardeve të zgjedhjeve të ardhshme.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Meta këtë intervistë e fillova me një pyetje që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Tash dua t’ju bëj një pyetje që ka të bëjë me aspiratën e Shqipërisë që në një perspektivë më të afërt ose më të largët të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Si e shihni ju këtë proces dhe në këtë kontekst edhe çështjen e liberalizimit të vizave që është aktualizuar ditëve të fundit?
ILIR META
Ne shpresojmë që anëtarësimi në Bashkimin Evropian të përshpejtohet jo vetëm nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit prej 1 prillit por edhe nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO pasi këtë ka treguar në përgjithësi edhe historia e vendeve të tjera të ish-Evropës lindore dhe qendrore që anëtarësimi në NATO i ka paraprirë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Dhe po kështu duke qenë të ndërgjegjshëm se procesi i anëtarësimit nuk do të jetë edhe aq i lehtë është shumë e rëndësishme që të arrihet sa më shpejt liberalizimi i plotë i vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
Për këtë