15 Feb Intervistë e liderit të LSI
Intervistë e liderit të LSI z.Ilir Meta dhënë për VOA gazetarit Armand Mero
Meta: Çdo përpjekje për të anatemuar këtë koalicion është jo vetëm arkaike pra i takon të kaluarës është jo vetëm folklorike por e them me bindje të plotë është dhe anti- kombëtare sepse synon kompleksimin e Ilir Metës dhe kompleksimin e LSI-së për tu bërë bashkëfajtorë në një skenar për destabilizimin e vendit të shtetit dhe të institucioneve në një moment tepër kritik
—
Zoti Meta ju dhatë dje arsyet e vendimit që morët për të hyrë në një alenacë qeverisëse me Partinë Demokratike dhe kryeministrin Sali Berisha. Ju përmendët këtu refuzimin nga ana e Partisë Socialiste të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me ju apo të vetë Kryetarit socialist përpjekjet e kësaj partie për të minimizuar peshën dhe rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ndërkohë dhatë dhe një arsye tjetër të nevojës për një stabilitet të vendit. Por a do të mjaftonin këto arsye për t’ja shpjeguar elektoratit të LSI këtë bashkëpunim me Berishën duke qenë se në fushatën elektorale ju e ngritët këtë fushatë pikërisht me thirrjen për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha nga pushteti?
Absolutisht që kjo është e vërtetë. Synimi kryesor ka qenë ndryshimi i qeverisjes në vend dhe në këtë drejtim është bazuar jo vetëm fushata jonë jo vetëm programi ynë por njëkohësisht ky ka qenë dhe thelbi i gjithë insistimeve tona të vazhdueshme për të realizuar një bashkëpunim apo qoftë dhe një koalicion të vetëm për mos të humbur votat për shkak të sistemit edhe me Partinë Socialiste por të gjitha këto janë refuzuar në mënyrë stoike nga kryetari aktual i Partisë Socialiste i cili kishte një projekt të tijin dhe të grupit që qëndronte pas tij për të arritur një pushtet absolut përmes alternativës së përjashtimit. Në fakt në thelb të gjithë kësaj alternative qëndronte përjashtimi i gjithë faktorëve të së majtës dhe jo vetëm i LSI por dhe i faktorëve të tjerë të cilët janë zhdukur dhe që të gjithë dalin sot dhe akuzojnë Kryetarin e këtij koalicioni dhe kësaj partie edhe se iu ka vjedhur votat.
Po a do ta kuptojë elektorati juaj?
Elektorati i vërtetë i LSI-së jo vetëm që e mirëkupton por elektorati i LSI-së do të shumëfishohet për arsye sepse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është krijuar për të qenë në funksion të ambicjeve thjesht të Partisë Socialiste aq më tepër të një kryetari të përkohshëm të saj por LSI është krijuar për të qenë në funksion të një programi të qartë integrues për Shqipërinë dhe së dyti është krijuar pikërisht për t’i shërbyer interesave të vendit dhe është momenti i tillë i cili ka vetëm dy mundësi për LSI ose të kthehet në një faktor destabilizues duke kontestuar zgjedhjet- por këtu ka një problem të madh sepse agresioni më i madh ndaj LSI-së nuk është bërë nga PD-ja në këtë rast edhe pse nuk ka munguar dhe nga PD-ja por ka qenë në rradhë të parë nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe nga vetë Edi Rama që ka dirigjuar personalisht një operacion policesko -financiar i cili ka synuar kryesisht korruptimin e antarëve të LSI-së përmes marrjes sipas metodave të sigurimit të shtetit edhe data-base të LSI-së me gjithë adresat dhe numrat e telefonave të anëtarëve tanë dhe së dyti korruptimin e numëruesve edhe të Partisë Demokratike në mënyrë që votat e LSI-së apo dhe të partive tjera të majta të numëroheshin si të PS-së dhe votat e partive të djathta të numëroheshin si të PD-së. Mua me vjen keq që kryetari i PS-së vazhdon të sillet në mënyrë tepër hipokrite dhe kalon në sulme personale ndërkohë që duhet të mbajë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen për këtë humbje e cila është e tij personalisht sepse ka qenë ai që ka insistuar për kodin i cili i ka humbur të majtës 12 mandate ka qenë ai që ka përjashtuar çdo tentativë për bashkëpunim që është ofruar nga ne dhe më vjen shumë keq sepse ndërkohë që ai dërgonte për ditë të tëra emisarë që me këto 70 mandate të opozitës të më propozonte mua për Kryeministër dhe ai të na siguronte disa vota të trafikuara nga mazhoranca e djathtë në mënyrë që të hiqnim Berishën. Kjo gjë u refuzua nga ana ime sepse kjo nuk mund të pranohej nga askush dhe çdo përpjekje për të anatemuar këtë koalicion është jo vetëm arkaike pra i takon të kaluarës është jo vetëm folklorike por e them me bindje të plotë është dhe anti- kombëtare sepse synon kompleksimin e Ilir Metës dhe kompleksimin e LSI-së për tu bërë bashkëfajtorë në një skenar për destabilizimin e vendit të shtetit dhe të institucioneve në një moment tepër kritik.
Ju përmendni shpesh stabilitetin e vendit por kur ju kërkonit rrëzimin e kryeministrit Sali Berisha…?
Unë e kërkoj me votë. Nuk mund të dal në rrugë sot siç më thotë Edi Rama që hajde dalim në rrugë se janë vjedhur zgjedhjet kur mua zgjedhjet në radhë të parë m’i ka vjedhur Edi Rama si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ne për këtë kemi kaseta filmike kemi fakte kemi çdo gjë. Por nuk mund të rrëzojmë Sali Berishën i cili pavarësisht nga dëshira e jonë pavarësisht nga dëshira e cilitdo në fund të fundit përfaqëson koalicionin fitues.
Zoti Meta duke tundur në mënyrë figurative çelësat e pushtetit tuaj a nuk duket se ju shmangni një zotim të cilit ju kishit marrë se do të rishikonit pozicionin tuaj në këtë parti nëse nuk do të merrnit të paktën 30 deputetë?
Absolutisht që unë jam i hapur për çdo vendim të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe çdo gjë do të vendoset në forumet e kësaj partie. Për më tepër që në fillim të vjeshtës besoj se do të kemi një ripërtëritje të të gjithë strukturave dhe forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu edhe postin e Kryetarit të kësaj Lëvizje dhe pa asnjë diskutim që unë do ti nënshtrohem vullnetit t&eu
ml; të gjitha këtyre strukturave.
Në të vërtetë procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar ndërkohë që nuk ka as ndonjë urgjencë për formimin e Qeverisë për sa kohë që parlamenti i ri nuk do mund që të mblidhet dot para shtatorit. Pse ju nxituat për të bërë një marrëveshje të tillë aq më tepër që ju thatë që ishte një ndër vendimet më të vështira të karrierës suaj politike?
Momenti ishte i tillë që të gjithë kërkonin mesazh stabiliteti. Nuk mund të pritej tre muaj për të diskutuar se çfarë do të bëhet dhe si do të bëhet dhe që jo vetëm qytetarët të jenë nën ankthin e një pasigurie se çfarë do të ndodhë apo nën frikën e zgjedhjeve të tjera të cilat do të bëheshin prapë me këtë kod prapë me këtë lloj fryme dhe me këta aktorë politikë. Njëkohësisht mos harrojmë se ekonomia e vendit është në një situatë problematike ndërsa marrëveshja do të realizohet kur ajo të nënshkruhet dhe pa asnjë diskutim që do të ketë negociata në radhë të parë për programin e kësaj Qeverie apo të këtij koalicioni dhe në këtë aspekt unë e kam bërë të qartë që çdo gjë do të jetë e hapur asgjë nuk do të jetë si në natën e 21 Prillit.
Ju keni thënë dje se kjo nuk do të jetë një marrëveshje për histori karrigesh megjithatë duket se kjo të jetë arritur me një po xhentëllmenësh duket pak sa vështirë duke pasur parasysh historinë e mardhënieve tuaja me zotin Berisha kritikat tuaja ndaj tij kritikat e tij ndaj jush po jua shtroj pyetjen ndryshe cila do të jetë pesha e LSI në këtë koalicion?
Unë deri tani nuk kam diskutuar me askënd për asnjë karrige. Kam pasur vetëm një ofertë nga Edi Rama që të bëhesha Kryeministër si kandidat i këtyre 70 deputetëve të opozitës po i konsiderojmë 66+4 me garanci se ai do të blinte disa nga deputetët e Partisë Demokratike.
I bie që ju të bëni një kapërcim ylberi pa asnjë lloj kushti?
Nuk është asnjë lloj kapërcimi ylberi i LSI pasi edhe në vetë emrin e saj edhe në vetë gjithë misionin e saj ka si qëllim kryesor integrimin. Integrimin e Shqipërisë në Europë edhe integrimin e shqiptarëve këtu dhe pa asnjë diskutim që do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për moderimin e politikës shqiptare. Ne jemi forcë e re dhe që kur jemi krijuar kemi sjellë risi. Dhe kjo është një risi e jashtëzakonshme në politikën shqiptare e cila nuk mund të kuptohet mirë nga të gjithë sepse natyrisht që ajo është një sfidë ndaj atij mentaliteti të vjetër dhe folklorik në politikën shqiptare dhe pa asnjë diskutim që do të funksionojë për mendimin tim sepse e imponon rezultati i këtyre zgjedhjeve e imponojnë ato reforma që duhet të realizojë vendi patjetër gjatë katër viteve që vinë ashtu sikurse këto imponojnë një bashkëpunim me opozitën e Partisë Socialiste ku ne pa asnjë diskutim do të jemi shumë luajal me ta.
E majta ka dy rrugë; një rrugë përmes LSI për vetë faktin e rezultateve që është arritur të kontribuojë në stabilitetin e vendit dhe për qeverisjen e tij dhe e dyta për një opozitë sa më të shëndetshme që ta kontrollojë këtë Qeveri.
Ju insistoni në këtë fakt po edhe unë po këmbëngul sepse i bie që ju keni bërë një marrëveshje ku ju të keni dhënë garancitë që Kryeministri të mbajë edhe një mandat tjetër dhe nuk keni marrë asgjë në këmbim…
Ne nuk kemi bërë asnjë diskutim as për Kryeministrin dhe as për ndonjë funksion tjetër. Ne kemi dhënë një garanci që do të jemi faktor stabilizues kemi qëllim kryesor integrimin Europian të Shqipërisë përballimin e efekteve të krizës garantimin e këtyre standardeve për pavarësinë e gjyqësorit për të cilat Shqipëria është kritikuar shpesh. Në fund të fundit do të jetë një marrëveshje në radhë të parë me Partinë Demokratike.
Ju personalisht do të jeni pjesë ekzekutivit?
Për mua kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie. Për mua është e rëndësishme programi i këtij koalicioni është i rëndësishëm që Lëvizja Socialiste për Integrim të ofrojë kapacitete nga më të mirat dhe nga më të spikaturat në mënyrë që të kontribuojnë për një ritëm më të lartë të reformave. Për mua nuk ka asnjë lloj shqetësimi asnjë lloj preokupimi dhe çdo gjë do të diskutohet dhe ju ta merrni vesh në kohën e duhur. Deri më sot vetëm një ofertë kam pasur për Kryeministër nga Edi Rama por ishte një ofertë e cila kishte në bazë të saj trafikun dhe blerjen e deputetëve të palës kundërshtare dhe padyshim që do të sillte një kaos në vend. Unë s’mund të pranoj që të jem Kryeministër me trafiqe votash.
Po në qoftë se do të ketë kalime të tjera nga e majta drejt këtij koalicioni i bie që të jeni sërish pjesë e këtij trafiku?
Kalime të tilla mund të kishte dhe pa vajtur LSI-ja por unë mendoj që edhe zoti Berisha tregoi një përgjegjshmëri për momentin duke lexuar rezultatin e zgjedhjeve. Sepse mesa di unë ka pasur shumë kandidatë për të kaluar nga e djathta