Intervistë e Kryetarit të LSI-se

Intervistë e Kryetarit të LSI-se

Intervistë e Kryetarit të LSI-se z. Ilir Meta në emisionin “PULS” ALSAT TV. Z.Meta akuzat mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim tashmë janë bërë pjesë e së përditshmes dhe nuk përbëjnë më lajm por ajo që ndodhi në Pragë në kongresin e PSE-së nuk është më një lajm kaq i zakonshëm. Së pari në këndvështrimin tuaj a përbën një incident dhe së dyti i tejkalon përmasat e përditshmërisë tonë politike?
Natyrisht në Pragë ndodhën disa gjëra që nuk do të ishte mirë të kishin ndodhur aq më tepër në sytë e partnerëve tanë evropianë pra një lloj transferimi i kësaj mënyrë sjelljeje në Tiranë atje. Mendoj se nuk është ndonjë habi për të tjerët të mësojnë se kryetari i Partisë Socialiste nuk duron dot kur flasin të tjerët por ajo që ishte më e rënda që ishte vërtet një mashtrim i Partisë Socialiste këtu e cila nxjerr një njoftim të sajin zyrtar nëpër media dhe televizione sikur ishte miratuar një dokument një rezolutë në këtë eveniment në përkrahje të gjithë kërkesave të PS-së dhe që i bëhej thirrje Kryeministrit dhe koalicionit qeverisës dhe kështu me radhë gjë që dihet u përgënjeshtrua zyrtarisht nga vet zëdhënësja e Partisë Socialiste Evropiane. Është vërtet për të ardhur keq se si mund të përdoren aktivitete të tilla për të gënjyer dhe për të mashtruar opinionin publik. Kishin shkuar aq larg sa dukej sikur atje kishin thënë të hapen dhe kutitë gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë pasi Partia Socialiste Evropiane është një institucion serioz dhe nuk mund të dal kundër institucioneve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian. Dihet qëndrimi i këtyre institucioneve për zgjedhjeve. Po ashtu PSE nuk mund të dali kundër vendimeve të OSBE/ODIHR dhe ka qenë e qartë se të gjitha mesazhet kanë qenë se Parlamenti është vendi ku bëhet debati Parlamenti është vendi ku shkon opozita demokratike.
Në rast se kryetari i PS-së e ka marrë këtë mbështetje jo hapur por në biseda konfidenciale sikurse ndodh të ketë në takime të tilla. A ka të njëjtën vlerë në atë që konsiderohet mbështetje totale qoftë kjo dhe në formën e një rezolute?
Absolutisht jo. Deklarata është dokumente zyrtar dhe ka vlerë zyrtare lexohet nga dikush dhe miratohet votohet. Nuk ka asnjë dokument të tillë. Ju për këtë mund t’i drejtoheni vet zëdhënëses së Partisë Socialiste Evropiane. Unë nuk mund të marrë përsipër të flas përmes këtij institucioni. Unë mund të them se kjo ka qenë një gënjeshtër dhe se nuk ka asnjë ndërkombëtar që mund t’u thotë vazhdoni bojkotin sepse kjo është një marrëzi dhe të jini të sigurt se nuk ka ndërkombëtar që mund të arrij ta kuptojë këtë gjë.
Le të mbetemi përsëri te Praga duke qenë se është dhe vizita juaj e fundit jo vetëm në kuadrin diplomatik por edhe si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përse u mblodh kongresi i PSE-së dhe cili ishte qëllimi i vizitës tuaj?
Së pari Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe është gjithnjë e ftuar në aktivitetet e Partisë Socialiste Evropiane në çdo aktivitet të kongresit këshillit dhe shumë të tjera. Është një raport tashmë i konsoliduar. Së dyti ka qenë kongresi i radhës i PSE-së dhe natyrisht në këtë drejtim ka qenë dhe një kongres i përpjekjeve të së majtës evropiane për të rimarrë veten pas disa rezultateve elektorale aspak të mira në tërësi. Kështu që do thosha se ishte një kongres për të filluar një moment të ri për të nisur rritjen e rolit të së majtës në Evropë.
Pas incidentit të fundit në Pragë a mund të thuhet se marrëdhëniet mes PS dhe LSI-ja janë shkëputur përfundimisht dhe kemi një divorc përfundimtar të paktën për sa kohë krerët janë të njëjtët?
Kjo për mua nuk është shumë e rëndësishme sepse mendoj se deklaratat dhe qëndrimit përjashtuese dhe kategorike ndaj cilitdo dhe çdo force demokratike nuk janë të arsyeshme. Por absolutisht rruga në të cilën ecën kjo forcë politike është një rrugë destruktive. Është një rrugë që nuk i shërben as demokracisë në vend dhe as institucioneve demokratike as integrimit evropian dhe as rolit në rritje që mund të ketë opozita në këtë proces. Është një rrugë e cila po asfikson çdolloj qelize demokratike që ka ekzistuar më parë në këtë forcë politike duke e çuar këtë në drejtime të paditura.
Në momentin që flasim është krijuar ideja se situata nuk mund të përmirësohet. Duke pasur parasysh retorikën e përdorur nga palët sipas jush sa rrezik ka që situata të precipitojë drejt destabilitetit?
Unë jam kundër kësaj retorike pavarësisht se kush e provokoi më shumë me veprime destruktive jo thjesht me retorik dhe këtu kam parasysh lidershipin e PS. Së dyti duhet të jeni të sigurt ju dhe gjithë të tjerët se nuk ka për të pasur asnjë moment destabilizimi në vend për arsye sepse çdo gjë funksionon nuk është ndonjë tragjedi e madhe sepse opozita nuk është në Parlament. Natyrisht që është gjë absurde që në 2009 opozita të mos jetë në Parlament për zgjedhjet garante e të cilave doli ajo vet duke marrë përsipër që nga bërja e kodit administrimi i zgjedhjeve vendosjen e kamerave firmosjen e gjithë dokumenteve. Pra ajo ka qenë garante e këtij procesi ka qenë jo thjesht bashkëfajtore por bashkëfajtore kryesore e këtij procesi. Dhe thjesht për tekat për pushtet të një individi ose një grupi njerëzish tashmë ka zgjedhur një rrugë që synon të krijoj një konflikt artificial. Unë mendoj se dhe retorika nga ana e mazhorancës dhe sidomos e Partisë Demokratike nuk po ndihmon në këtë proces dhe është shumë e dobishme që të evitohet pasi në fund të fundit ajo që kërkon zoti Rama është një lloj partneriteti në një sherr ku sherrxhiu është ai vet. Ndërkohë që ai mund të bëjë protesta sa herë të dojë kjo nuk shqetëson askënd. Qeveria vazhdon punën dhe duhet të vazhdojë punën dhe duhet të përqendrojë të gjitha energjitë te p
unët e mëdha që po bënë dhe që do të bëjë kurse ai vet le të sillet vërdallë zyrës së tij për sa kohë do të jetë atje.
Zoti Meta zoti Rama dhe të tjerë e kanë të qartë se kutitë nuk do të hapen? Dhe në gjykimin tuaj cila është tendenca e vërtetë e kësaj opozite?
Ka vetëm një tendencë të vërtetë që është destruktiviteti. Destinacionin e lëvizjes që ai po bënë të jeni të sigurt se as ai vet nuk e di?
Përse do të shërbente?
Kjo u shërben thjesht si një mënyrë për të justifikuar humbjen e 28 qershorit. Pra që ne nuk humbëm por votat ndoshta u prekën. Gjë që është krejtësisht e pavërtetë në bilancin e gjithë asaj që ka ndodhur me zgjedhjet. Së dyti gjithë ky veprim destruktiv nuk i duhet për të penguar qeverinë. Nuk ka ça i bënë qeverisë zoti Rama. Kjo i duhet thjesht për të homogjenizuar në mënyrë antidemokratike dhe në një farë mënyrë që po e quajmë “revolucionare” por në kuptimin reaksionar jo në kuptimin pozitiv të saj Partinë Socialiste. Sepse zhvillimet normale dhe zhvillimet demokratike dhe pjesëmarrja e kësaj partie në këto zhvillime e dobësojnë akoma më tej pozicionin e këtij njeriu në krye të partisë. Sepse ky nuk është në Parlament. Në parlament do shkojnë gjithë të tjerët dhe një pjesë e mirë kanë profilin e tyre politik.
Megjithatë si mund ta përkufizojmë këtë situatë?
Është një krizë e opozitës një grip stinor i opozitës.
Mendoni se është i kalueshëm lehtë?
Po do kalohet se nuk kanë rrugë tjetër.
A do kalohet me vetëkurim