14 Feb Intervistë e Kryetarit të LSI-së
” Intervistë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta dhënë për Tv Klan Meta: Duhet të zhvillojmë zgjedhje të cilat të sjellin një standart të ri të mos kontestohen nga asnjë palë politike dhe të mos cënojnë as procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO
————–
Z. Meta ju keni deklaruar dje që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu të mos dekretojë datën e zgjedhjeve pa u plotësuar standartet. Ky është edhe i pari sinjal që një nga krerët opozitarë bën ndaj kreut të shtetit…
Unë këtë mendim ja kam shprehur Presidentit Moisiu edhe në një takim që ne kemi zhvilluar lidhur me problemin e Reformës Zgjedhore dhe të datës së zgjedhjeve. U shpreva edhe dje publikisht dhe pasi dëgjova tani edhe prononcimin e fundit të z. Berisha i cili insiston në përcaktimin e datës së zgjedhjeve brënda afateve Kushtetutese me qëllim që të respektojë këto afate mund të them që nuk është problemi kryesor përcaktimi i datës. Por problemi kryesor është ai integritetit të zgjedhjeve pra plotësimi i standarteve dhe ndershmëria e zhvillimit të zgjedhjeve. Ndoshta Presidenti Moisiu u nis me qëllimin e mirë që të respektonte afatet kushtetuese por ndoshta kjo deklaratë e tij u keqpërdor nga z.Berisha si drejtues i mazhorancës për të mos bërë asnjë hap përpara për Reformën zgjedhore. Këtu nuk është problemi të zhvillojmë zgjedhje për zgjedhje por problemi është që të zhvillojmë zgjedhje të cilat të sjellin një standart të ri të mos kontestohen nga asnjë palë politike dhe të mos cënojnë as procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Pra këto janë problemet kryesore që lidhen qartë edhe me mesazhet që janë dhënë edhe pak ditë më parë kur u miratua raporti vjetor për Shqipërinë nga komisioneri Oli Rehn si dhe nga letra e kongresmenëve amerikan që i kishin drejtuar presidentit Bush.
Për Reformën zgjedhore ne kemi folur shpesh që pas zgjedhjeve të 3 Korrikut. Eshtë bërë më tepër se një vit dhe reforma zgjedhore nuk ka përparuar fare?
Nëse ka vullnet politik reforma zgjedhore bëhet për një javë madje edhe për tre ditë. Kemi shpenzuar më shumë se një vitë kohë sepse nuk ka pasur vullnet politik nga vetë Berisha. Ju sikurse jeni të informuar forca politike që unë drejtoj ishte e para që paraqiti platformë të plotë për Reformën zgjedhore. Takuam edhe Presidentin e Republikës dhe i kërkuam të iniciojë tryezën. Edhe tryeza e partive u mblodh por nuk u mblodh komisioni sikurse u ra dakort te Presidenti. Më pas unë i kam kërkuar takim z.Berisha dhe z.Rama. U takuam me z. Berisha për çështjen e zgjedhjeve ku ai shprehu angazhime të jashtëzakonshme publikisht madje që do të kishim edhe kartat e indetitetit për zgjedhjet vendore. Ndërsa tani nuk ka vullnetin të sqarojë këto probleme elementare por që minojnë gjithë procesin e integritetit të zgjedhjeve.
U firmos një marrëveshje në Gusht të këtij viti për të plotësuar disa standarte dhe që prej asaj dite dhe deri sot që po flasim nuk është bërë asgjë. Kuptohet që këtu në rradhë të parë është përgjegjësia e mazhorancës. Por nuk është thjesht çështja për të kaluar përgjegjësinë nga njëri krah në tjetrin por ajo që duhet të kuptojmë është që ky vend nuk duhet të diskutojë më probleme të tilla sidomos pas nënshkrimit të MSA.
Ju e keni problem si opozitë dhe si kryetar i LSI që të futeni në zgjedhje më 21 Janar sikurse ka deklaruar presidenti?
Nëse plotësohen standartet problemi i datës nuk është më çështje thelbësore. Por megjithatë nuk duhet të injorojmë edhe disa kushte specifike të Shqipërisë që ndikojnë në standartet e zgjedhjeve. Por prapë këto nuk janë probleme thelbësore por çështja kryesore janë që gjithë ata elementë që garantojnë integritetin dhe barazinë e palëve në këtë proces dhe këta duhet të realizohen përpara se të shpallet data e zgjedhjeve.
Opozita me shumë vështirësi sot është bashkuar në atë që quhet koalicioni i bashkuar opozitar. Por cila është pesha reale e LSI në këtë koalicion të majtë. Pra në zgjedhjet lokale për bashkitë dhe komunat ju keni përcaktuar një përqindje sa mund të përfitoni nga ky bashkim?
Pesha specifike e LSI është tashmë e ditur për të gjithë. Në kuptimin që LSI është një focë politike e njohur e afirmuar dhe secili ka të drejtë të japë një vlerësim për LSI. Se kush do të jetë pesha e LSI-së unë jam i bindur që këtë do e japë rezultati i zgjedhjeve të ardhshme. Më shumë sesa mazhoritari ku ne do bashkëpunojmë me forcat e opozitës mendoj që këtë do e japë rezultati në propocional për këshillatarët për partitë. Pasi këtu përfundimisht jo vetëm nuk mund të ketë më Dushk sepse asnjë forcë politike nuk ka interes të transferojë vota për një forcë tjetër por ne si LSI kemi edhe një avantazh sepse kemi komisionerët tanë në të gjithë nivelet gjë që nuk e kishim më 3 Korrik. 0x323030362d31312d3231 15:47)”