14 Feb Interviste e Kryetarit te LSI
Interviste e Kryetarit te LSI z.Ilir Meta dhene sot per televizionin Top Chanel Meta : Takimet që kam pasur me përfaqësues të mazhorancës aktuale ka qenë thjesht përpjekje për të shkëmbyer disa mendime në mënyrë që ne të arrijmë një zgjedhje të përbashkët që të realizojmë ato standarte minimale ku tashmë të dyja palët kanë rënë dakort brenda afatit më të fundit Kushtetues që është 20 Shkurti
——————-
Top Ch: Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta shpreh rezerva për disa qëndrime të opozitës për zgjedhjet por ai deklaroi me bindje se kriza politike do të zgjidhet. Ndonese e vlerëson si konstruktiv fjalimin e Nanos në kuvend Meta nuk është dakort me ish-kryetarin socialist që tha që opozita e sotme po sillet si Berisha kur ishte ne opozite.
Ilir Meta: Mendoj se opozita do duhej të ishte më e përmbajtur dhe më racionale siç është edhe çështja e zgjedhjeve ku ne e kemi theksuar edhe në tryezën e opozitës që nuk duhet theksuar çështja e motit se moti nuk varet nga ne por duhet theksuar çështja e standarteve që garantojnë barazinë e palëve në zgjedhje. Dhe momente të tjera papjekurie mund të ishin evituar por të mos harrojmë se mënyra e sjelljes nga ana e z.Berisha ka qenë në shumë raste mjaft provokuese për opozitën.
Top Ch: Ilir Meta zbulon edhe detajet e takimit te tij me drejtuesit më të lartë të PD-së si edhe me Presidentin e Republikës z.Moisiu.
Ilir Meta: Takimet që kam pasur me përfaqësues të mazhorancës aktuale ka qenë thjesht përpjekje për të shkëmbyer disa mendime në mënyrë që ne të arrijmë një zgjedhje të përbashkët që të realizojmë ato standarte minimale ku tashmë të dyja palët kanë rënë dakort brenda afatit më të fundit Kushtetues që është 20 Shkurti.
Top Ch: Ndonëse shtrëngoi duart në Parlament me ish-kreun socialist Nano si dy miq të vjetër Meta mohon qetësisht që të ketë komunikuar me të sidomos në kohët e fundit.
Ne bashkëpunojmë me PS-në sepse ajo përfaqëson një institucion shumë të rëndësishëm politik dhe ne jemi të hapur të komunikojmë me të gjithë përfaqësuesit e saj pa synuar për të bërë asnjëherë diversione brenda saj.
Top Ch:Por Meta mohon edhe zërat që LSI në mënyrë të pavarur nga qëndrimet e opozitës mund të hyjë në zgjedhje përmes një tjetër mënyre. Sepse qarkullojnë zëra që një parti e regjistruar në KQZ në rastin e fundit fare do mbështetet nga LSI pra LSI do futet në zgjedhje.
Ilir Meta: Mendoj se këto janë thashetheme pa vlerë. LSI nuk mund të hyjë apo të mbështese parti të tjera në zgjedhje pasi ajo ka emrin dhe siglën e saj. Së dyti unë mendoj se PS-ja nuk ka synuar dhe synon bojkotin dhe procesin zgjedhor por garantimin e standarteve më minimale për të.
0x323030362d31322d3139 15:52)