Intervista / Flet Nënkryetari dhe deputeti i LSI

Intervista / Flet Nënkryetari dhe deputeti i LSI

Intervista / Flet Nënkryetari dhe deputeti i LSI Dritan Prifti Prifti: PS asnjë ndryshim me ikjen e Nanos
 
 
Partia Socialiste mendon se duke bërë propagandë se ndarja e LSI-së do të sjellë favor për Berishën elektorati jonë do të largohet. Ata gabohen. Elektorati jonë nuk është i lëvizshëm ai është i organizuar në struktura partie në 6000 fshatrat dhe qytetet që ka vendi. PS-ja nuk ka ndryshuar. Ajo është aq e pistë sa dhe para 3 korrikut. Gogoli Berisha nuk e pengoi LSI-në të merrte votat edhe në 3 korrik dhe unë flas me garanci të plotë se ne minimalisht do dyfishojmë votat tona në zgjedhjet vendore. Kur u krijuam si forcë politike ne nuk menduam se çfarë do ndodhte me PS-në apo PD-në pas krijimit tonë. Kështu shprehet Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së Dritan Prifti në një intervistë të tij

Zoti Prifti LSI-ja ende nuk ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me PS-në. Cilat ishin pikat që i ndanë dy partitë?
Ne e përshëndetëm iniciativën e PS-së për të bashkuar të majtën në një marrëveshje bashkëpunimi. Pamë me kujdes projekt-marrëveshjen që ata propozuan dhe bëmë disa propozime publike dhe me shkrim në lidhje me çështjet që ne konsideronim të rëndësishme për t’u përfshirë në marrëveshje. Partia Socialiste i pranoi publikisht nëpërmjet Z. Majko propozimet tona pastaj 2 ditë më vonë PS-ja njofton se duhet firmosur marrëveshja pa përfshirë asgjë nga propozimet tona. Diçka duhet të ketë ndodhur brenda strukturave të larta të PS-së që i bëri ata të ndryshojnë qëndrim dhe të kërkojnë një marrëveshje pa LSI-në. Figurat kryesore të PS-së ishin entuziaste në negociatat me LSI-në dhe ishin ata që premtonin 35 apo 45% të zonave të lira për LSI-në ndërkohë që ne nuk kishim kërkuar përqindje konkrete. Duket se lufta e bërrylave brenda PS-së diktoi që LSI-ja të mbetej jashtë.
Në fakt ne kishim kërkuar gjëra krejt normale dhe plotësisht të arsyeshme. Kërkuam që meqë marrëveshja do të kishte një frymë “antidushk” sepse nuk njihte legjitimitetin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit edhe raportet e bashkëpunimit dhe pesha specifike e partive firmosëse të mos vendoseshin mbi rezultatet e “megadushkut”. Pra kërkuam të mos ishim të barabartë me Gjinushin apo të tjerët që ishin në Parlament vetëm si rrjedhoje e votave të falura nga PS-ja nëpërmjet “megadushkut”.
Të gjithë e dimë se Gjinushi dhe Ceka nuk do të ishin as deputetë të thjeshtë nëse nuk do kishte ndodhur trafikimi dhe falja e votave të PS-së për ta. Nuk kemi ne të drejtë të kërkojmë që të respektohet elektorati jonë i vërtetë? Brenda të majtës PS-ja dhe LSI-ja kanë elektorat të madh dhe marrëveshja e propozuar duhet të njihte realitetin por PS-ja vendosi të nënshtrohej përpara Gjinushit dhe të nxjerrë LSI-në jashtë marrëveshjes. Si një sahanlëpirës i vjetër Gjinushi e bindi Ramën që kështu do ishte më mirë dhe Rama duke ndjerë forcën e LSI-së dhe konkurrencën që kjo parti i bën PS-së në elektorat vendosi që të përpiqet sërish të dëmtojë LSI-në përpara se të dëmtojë Salinë. Pra LSI-ja dhe lufta ndaj saj ka dalë përpara luftës që duhet t’i bëjë PS-ja qeverisë Berisha. Ambiciet karrieriste të drejtuesve të PS-së dhe kontrolli i të majtës me çdo kusht detyruan PS-në të mos hyjë në një marrëveshje partneriteti me LSI-në. Dhe marrëveshja që firmosën të majtët e tjerë është marrëveshje vasaliteti. Aty nuk ka asnjë angazhim konkret. Aty bashkëpunimi i lihet në dorë kohës së pacaktuar. Në marrëveshje që kërkojnë të injorojnë elektoratin tonë dhe në pozita vasali nuk hyn LSI-ja.

Kryetari Ilir Meta ka deklaruar se LSI-ja tashmë do të përgatitet për të dalë e vetme në zgjedhjet vendore. A mendoni se kjo rrezikon një rikthim të 3 korrikut pra që votat e elektoratit të shkojnë përsëri në favor të së djathtës?
LSI-ja sigurisht që po përgatitet të dalë e vetme në zgjedhje dhe të jeni të sigurt se kemi njerëz të mrekullueshëm dhe atdhetarë që do të kandidojnë në gjithë Shqipërinë. Në fakt zgjedhjet vendore janë për komunitetet lokale pra votuesit votojnë për ata që duan t’i drejtojë në fshatin e vet apo qytetin e vet. Në këto zgjedhje përzgjedhja e njerëzve do të jetë më e rëndësishme se partia. Këto nuk janë zgjedhje të mirëfillta politike. Pra edhe sikur të gjitha bashkitë e komunat t’i fitojë PS-ja përsëri Sali Berisha do të jetë në pushtet.
Partia Socialiste mendon se duke bërë propagandë se ndarja e LSI-së do të sjellë favor për Berishën elektorati jonë do të largohet. Ata gabohen. Elektorati jonë nuk është i lëvizshëm ai është i organizuar në struktura partie në 6000 fshatrat dhe qytetet që ka vendi. PS-ja nuk ka ndryshuar. Ajo është aq e pistë sa dhe para 3 korrikut. Gogoli Berisha nuk e pengoi LSI-në të merrte votat edhe në 3 korrik dhe unë flas me garanci të plotë se ne minimalisht do dyfishojmë votat tona në zgjedhjet vendore. Kur u krijuam si forcë politike ne nuk menduam se çfarë do ndodhte me PS-në apo PD-në pas krijimit tonë.
Ne nuk u krijuam për të dëmtuar një forcë politike dhe për të favorizuar një tjetër. Ne u krijuam për të bërë një parti të majtë evropiane që i mungonte vendit. Për këtë po punojmë edhe sot. Në rrugën tonë përpara ne mund të dëmtojmë të tjerët por për ne nuk ka asnjë rëndësi kjo sepse në fakt qëllimi jonë është që të marrim sa më shumë vota nga të tjerët. Qëllimi jonë është të bëjmë shqiptarët të kuptojnë që ne jemi e majta e vërtetë dhe të marrim kështu votat e PS-së PSD-së e të tjerëve. Tani që jemi në opozitë populli ka kohë të mendojë se cilës parti të majtë do të duhet t’i besojë votat e ardhshme. Populli e sheh që PS-ja nuk shkëputet dot nga hajdutët që çuan të majtën në opozitë në 3 korrik. Po këta hajdutë nuk e lanë PS-në të bashkëpunojë me LSI-në po këta hajdutë do bëjnë që votuesit ta br
aktisin PS-në përfundimisht për të ardhur në LSI partinë e vërtetë evropiane të majtën e vërtetë shqiptare. Edhe para 3 korrikut na akuzonin se ndihmonim Berishën. Tani të gjithë e dinë se LSI-ja dhe Berisha janë të kundërta të papajtueshme. Aleatët e PS-së si Xhuveli dhe Dule shkuan tek Berisha kurse LSI-ja as që mund ta mendonte një gjë të tillë. Berisha asnjëherë nuk do të përfitojë prej nesh.

A shikoni më mundësi bashkëpunimi me drejtuesit e PS-së?
Sigurisht që bashkëpunimi është i hapur por duke u distancuar nga “megadushku” duke u distancuar nga të korruptuarit e PS-së dhe duke dashur vërtetë bashkëpunim dhe jo thika pas shpine. Ne jemi seriozë. Nëse vendosim të bashkëpunojmë ne jemi partnerë seriozë besnikë dhe me integritet. Bashkëpunimi duhet bërë konkretisht dhe jo në parim. Të gjithë duhet ta dimë se çfarë përgjegjësish kemi çfarë detyrash dhe çfarë të drejtash. Nëse PS-ja dëshiron të bëhet serioze dhe e ndershme ne këtu jemi.

Vitin tjetër pritet që të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. Nëse PD-ja do të ftojë LSI-në të paraqesë një kandidaturë ndoshta konsensuale a do të jeni të gatshëm për të negociuar dhe për të afruar ju një kandidaturë?
Jo ne jemi shprehur se kemi synim të çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nuk na intereson të propozojmë Presidentin e ardhshëm pavarësisht se na takon. Por dua të theksoj se rezultatet e zgjedhjeve vendore do jenë shumë të rëndësishme në vendimin tonë. Nëse PD-ja do të fitojë sërish bindshëm nuk do jetë gjë e mençur të kërkosh zgjedhje të parakohshme të cilat ata mund t’i fitojnë sërish. E sigurt është që ne do të punojmë kundër Parlamentit të “megadushkut” dhe kundër Berishës. Detajet i duhen lënë kohës.

Sipas jush cila do të ishte një formulë e saktë bashkëpunimi për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të kënaqte të gjitha partitë e majta dhe do të sillte fitoren e së majtës?
Ne kemi bërë publike platformën tonë të bashkëpunimit. Kemi qenë transparentë ashtu siç do të ishte një parti e vërtetë evropiane.

LSI-ja deklaroi fillimisht se do të mund të bashkëpunonte me PS-në vetëm në rast se largohej Nano nga drejtimi i saj por po shikojmë që ende nuk është vendosur asnjë urë bashkëpunimi. Çfarë ju pengon tjetër përveç rastit të fundit të mosnënshkrimit të platformës së bashkëpunimit?
Ne kemi thënë vazhdimisht se ka qenë Nanoizmi dhe jo Nano problemi i PS-së. Ne jemi distancuar nga mungesa e përgjegjësisë nga korrupsioni kontrabanda monopolet qeveritare të kohës së Nanos. Nano nuk i bënte të gjitha këto vetë. Ai kishte bashkëpunëtorë të cilët janë akoma sot në krye të PS-së dhe diktojnë aty vullnetin e shumicës. PS nuk ka ndryshuar shumë me largimin e Nanos. Të gjithë mëkatarët janë aty brenda. Ne sigurisht nuk do të bashkëpunojmë që të risjellim këta në pushtet. PS-ja duhet të largohet nga mendësia e dëmtimit të LSI-së. Ata duhet të heqin LSI-në nga lista e armikut më të madh dhe të vënë Berishën në këtë vend. Nëse kjo ndodh ne do të kishim kënaqësi të bisedonim detajet e bashkëpunimit.
  0x323030362d30342d3330 AKTIVITETE 12:30)