Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta për “ORANEWS”

Z. Meta në këndvështrimin tuaj ky vit që po mbyllet ka qenë një vit pozitiv?

Mendoj se mund të kishte qenë edhe më pozitiv në drejtim të një stadi më të lartë që mund të kishte vendosur Shqipërinë në marrëdhënie me Bashkimin Europian por sidoqoftë në përgjithësi mbetet një vit pozitiv. U zhvilluan zgjedhjet vendore pavarësisht se u bënë parashikime tepër pesimiste që Shqipëria nuk ishte në gjendje të mbante zgjedhje por ato u realizuan në mënyrën më të qetë më evropiane dhe po kështu edhe fundi i vitit duket se ka sjellë disa reflektime pozitive nga ana e opozitës e cila është distancuar nga politika 2-vjeçare e bojkotit e konfliktit permanent me institucionet duke u rikthyer në Parlament dhe duke dhënë disa shenja të bashkëpunimit për disa reforma të domosdoshme që duhen realizuar edhe në drejtim të marrjes së statusit të Vendit Kandidat për në BE nga ana e Shqipërisë.
Është e besueshme duhet t’i besojmë kësaj atmosfere e cila duke se na ka afruar me Europën?
Unë do të dëshiroja të besoja sa më shumë megjithatë ka ende kohë për ët dhënë një gjykim më të plotë. Ajo që mund të them me bindje është se unë dëshiroj që të ecet me këtë rrugë për arsye se politika nuk mund të jetë në një konflikt të vazhdueshëm të përhershëm që nuk i shërben qytetarëve të cilët presin politika më të mira nga qeveria por edhe politika dhe alternativa më të mira se ato të qeverisë nga ana e opozitës. Unë mendoj se zgjedhjet bëhen një herë në katër vite dhe fushatat bëhen një herë në katër vite dhe jo në mënyrë të vazhdueshme për arsye se janë një kosto për vendin juanë kosto për qytetarët. Unë besoj se edhe PS e kuptoi që nga politika e konfliktit nuk mund të fitonte as kredibilitetin elektoral që i duhet për të realizuar synimet e saj politike dhe elektorale dhe as kredibilitet ndërkombëtar që i duhet një opozite për të qenë një partnere e besueshme e Bashkimit Evropian e NATO-s dhe e të gjithë partnerëve të tjerë sepse Shqipëria sot është një vend i integruar dhe ka një rrugë pa kthim të integrimit.
Z. Meta jemi në mesin e mandatit e bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Në një marrëdhënie të tillë çfarë note do t’i vinit kësaj marrëveshje ?
Ky koalicion ka funksionuar shumë më mirë sesa pritej. Pra ka qenë shumë më i qëndrueshëm dhe funksional sesa kanë qenë parashikimet kur u thye një tabu dhe u vendos të ndërtohet ky koalicion. Unë mendoj se ky koalicion ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara për të qenë shumë më efikas dhe shumë rezultativ. Shumë efikas në drejtim të qeverisjes dhe shumë rezultativ dhe në drejtim të rezultateve elektorale. Zgjedhjet e 8 majit ishin një provë shumë e rëndësishme dhe ato treguan në mënyrë të qartë se ky koalicion përfaqëson në mënyrë bindëse mazhorancën e qytetarëve shqiptarë. Zgjedhjet e 8 majit njëkohësisht treguan pavarësisht parashikimeve apo pretendimeve se Lëvizja Socialiste për Integrim do të humbiste votat e saj duke bërë koalicion me Partinë Demokratike por Lëvizja Socialiste për Integrim tregoi një rritje shumë të konsiderueshme në njësinë e kohës. Pra mori gati 50 për qind më shumë të votave sesa mbërriti në vitin 2009 dhe ky është një trend që vazhdon edhe sot.
Që prej 2009 që vendosët të bashkëpunonit me Partinë Demokratike jeni  penduar ndonjëherë me Partinë Demokratike qoftë edhe një mendim?
 Unë asnjëherë nuk pendohem për ato bëj aq më tepër kur ky ka qenë një vendim i detyrueshëm dhe ka qenë e vetmja alternativë që Lëvizja Socialiste për Integrim të kontribuonte për stabilitetin e vendit apo për të qenë pjesë e një zgjidhjeje në interes të vendit sepse alternativa tjetër ishte një kaos një konflikt një pasiguri e cila nuk është se nuk se ishte thjesht në interes të LSI-së por as të vendit dhe qytetarëve.
Shumë përfaqësues të së majtës mendonin se ky bashkëpunim me Partinë Demokratike do ta dëmtonte LSI-në në elektoral. E keni ndjerë këtë efekt zoti Meta?
E para të majtët që besojnë te LSI-ja janë votues të LSI-së dhe ata qe nuk besojnë nuk janë votues të LSI-së. Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar që është një alternativë tepër prezente që nga dita e parë e themelimit të saj është një forcë politike që ka pasur një elektorat tepër solid. Edhe masakra e zgjedhjeve të fundit që u realizua ndaj saj që nga kodi që nga përjashtimi i të drejtës për të pasur komisionerët e kështu me radhë dështoi dhe ndaj unë jam i bindur që qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë zgjidhje kurse ngarkesat emocionale për mua janë tërësisht kalimtare.
Kalojmë në një argument që ka qenë zhvillimi i ditës këtë fundviti që është çështja e presidentit. Zoti Topi në një pritje me gazetarët në Presidencë lajmëroi zyrtarisht që nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Republikës. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë çështje?
Është një e drejtë e kujtdo që të kandidojë apo të mos kandidojë dhe ne duhet të respektojmë mendimin në këtë rast të zotit Topi. Ndërsa së dyti që është më e rëndësishme që sjellja e tij të jetë plotësisht kushtetuese pra në frymën e Kushtetutës deri në ditën e dorëzimit të detyrës. Pra kjo është e rëndësishme jo vetëm për Presidentin si institucion por për çdo drejtues institucioni që duhet të jetë i pavarur.
Kryeministri Berisha tha se zoti Topi e ka shkatërruar Presidencën duke e kthyer në një partiçkë. Komenti juaj.
Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtij debati. E ritheksoj se ës
htë e rëndësishme që çdo institucion të respektojë Kushtetutën dhe frymën e Kushtetutës sepse kjo është në të mirë të vendit për funksionimin e institucioneve dhe besueshmërisë së tyre.
Jo më larg se dje zoti Meta ju keni deklaruar se jeni jashtë lojës për Presidentin. Ka filluar pra pak para kohe diskutimet për çështjen e emrave për Presidentin e ri. Pse mendoni se duhet të qëndroni larg kësaj loje me emra me diskutime apo me skenarët që do të zgjidhet presidenti?
Kuptohet që është bërë e zakonshme që ne t’i nisim këto fushata përpara kohe. Ndoshta kjo tregon një varfëri lajmesh apo zhvillimesh ngaqë është dhe fundviti aq më tepër që kemi dhe një lloj “detante” në qoftë se mund ta themi midis forcave kryesore politike kështu që duhen krijuar sa më shumë lajme të tjera  dhe ajo që unë kam dashur që të bëj të qartë për çështjen e presidentit ka të bëjë me vlerësimin tonë si LSI pasi kjo është një çështje tepër e parakohshme për t’u diskutuar. Pra kjo është një çështje që duhet diskutuar në fund të muajit qershor. Së dyti ne nuk duam të bëhemi pjesë e si të thuash e “spekulimeve” dhe së treti që është më e rëndësishme ne do të jemi pjesë e zgjedhjes kur kjo çështje të vendoset për t’u diskutuar.
Nëse do të zgjidhej presidenti sikurse tha dhe Kryeministri Berisha pra nga maxhoranca a mund të kishte ndonjë emër nga Lëvizja Socialiste për Integrim?
Mendoj se është një çështje tepër e parakohshme për të diskutuar dhe unë mendoj se si nga maxhoranca pa përjashtuar asnjë forcë politike absolutisht ka shumë emra që mund ta kryejini shumë mirë këtë detyrë ndërkohë që kjo është një garë e hapur sepse ka disa rregulla ka disa procedura. Cilido që arrin të ketë mbështetjen e 20 deputetëve në mos gaboj ka të drejtën të paraqesë kandidaturën e tij pro ne kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike që për këtë çështje të kemi një angazhim për ta zgjidhur së bashku.
Mund të jetë ndër këto emra dhe Fatos Nano duke pasur parasysh se ka pasur në media një lloj diskutimi se mund të jetë një kandidaturë që mbështetet nga LSI-ja?
Unë po e ritheksoj dhe njëherë që nuk dua të bëhemi pjesë e këtij debati tepër të parakohshëm. Edhe më parë e theksova që ne kemi një detyrim për shkak të marrëveshjes që kemi që do ta diskutojmë me Partinë Demokratike dhe me forcat e tjera të këtij koalicioni dhe në momentin e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë të ditur qëndrimet e kësaj force politike.
A ju duket kjo iniciativë e Nanos paksa e parakohshme?
Kjo është një e drejtë e tij dhe duke qenë se ai është një politikan me shumë përvojë ai i di mirë arsyet se pse ka zgjedhur këtë moment për të afishuar kandidimin e tij për këtë pozicion dhe është një e drejtë e tij.
Do të vijoni t’i jepni më shumë jetëgjatësi bashkëpunimit me Partinë Demokratike?
Së pari ka ende kohë për të përmbyllur këtë mandat 4- vjeçar. Ne nga ana jonë kemi qëndruar  dhe do të qëndrojmë në mënyrë tepër korrekte kësaj marrëveshje bashkëpunimi.
Normalisht është tepër e parakohshme që të flasim për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste pavarësisht qëndrimeve shpeshherë përjashtuese që kanë ardhur prej selisë rozë…

Për interesat e integrimit të vendit ne bashkëpunojmë kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike. Pastaj për çështjen e koalicionit kjo është çështje tjetër.

Duke e parë sot pas disa ditësh pak më qetë përjashtimin e z. Islamit ju duket normale një ç’regjistrim i tillë i një deputeti nga një grup parlamentar?
Përjashtimi i zotit Islami nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk është një zhvillim interesant. Është një zhvillim dramatik jo thjesht për Partinë Socialiste por në përgjithësi për demokracinë në vend dhe për politikën shqiptare. Them që është një zhvillim dramatik për arsye sepse nuk është thjesht një ndëshkim ndaj një individi por është një shantazh që u bëhet të gjithë atyre që kanë një mendim alternativ. Partia Socialiste ka qenë për një periudhë të konsiderueshme partia më demokratike në vend në kuptimin e zhvillimit të fondamencës të mendimit ndryshe të debateve dhe kthimi kaq pas në të kaluarën me këtë vendim ndaj zotit Islami është me të vërtetë një zhvillim dramatik sepse në fund të fundit është një forcë politike e rëndësishme dhe është një forcë politike që duhet të japë mesazhe emancipuese dhe jo të ndërmarrë veprime të tilla të cilat të kujtojnë kohën e inkuizicionit. Për më tepër kur bëhet fjalë për një politikan që e njohin të gjithë që e njeh opinioni publik që e njohin edhe qytetarët për një politikan me shumë kontribute për pluralizimin politik në Shqipëri për transformimin nga partia e punës në Partinë Socialiste.  Zoti Islami ka pasur një rol kyç në atë kohë. Për afrimin e shumë figurave të reja intelektuale në këtë forcë politike për pozicionet e ndryshme që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhe për background-in e tij si një shkencëtar i njohur jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit. Akoma më e rëndë ishte kërkesa pastaj për ta larguar edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku ai është raporter për Gjeorgjinë dhe në vend që të gjithë të jemi të kënaqur që një shqiptar është zgjedhur dhe ka një pozicion të tillë tepër sensibël dhe të vlerësuar nga një institucion tepër i rëndësishëm ndërkombëtar kërkojmë ta ndëshkojmë duke e çuar këtë mesazh nega
tiv edhe përtej Shqipërisë.
Z. Meta e ka një vend në Lëvizjen Socialiste për Integrim z. Islami? E keni menduar një mundësi të tillë?
Kjo nuk është një pyetje për mua. Aderimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim bëhet më dëshirë bëhet me vullnet. Se cila është e ardhmja e z. Islami kjo është një çështje që i mbetet atij për të vendosur. Unë personalisht mendoj se ai e ka një të ardhme në jetën politike për arsye se ka një të kaluar solide dhe çdo politikan që e ka një të kaluar të tillë që ka kontribute të qenësishme ka dhe një perspektivë