16 Feb Intervista e Kryetarit të LSI-së z. Meta për emisionin “Opinion nga Blendi Fevziu
Intervista e Kryetarit të LSI-së z. Meta për emisionin “Opinion nga Blendi Fevziu
Çfarë nuk funksionoi midis jush dhe Priftit?
Nuk ekziston asnjë debat midis meje dhe Priftit. Flas për një debat politik për një debat ideor për një debat parimor debat që vlen. Çdo gjë ka funksionuar në mënyrë transparente dhe parimore dhe natyrisht unë s’mund të mbaj përgjegjësi për deklaratat personale të cilitdo anëtari apo përfaqësuesi të LSI.
Por iu keni kërkuar largimin e z. Prifti?
Nuk bëhet fjalë për çështje largimi bëhet fjalë për një rikompozim të pushtetit në qeverisje dhe për performancën e saj si forcë politike brenda vendit dhe për këtë arsye prej kohësh ka qenë një presion i vetë strukturave të LSI lidhur me largimin tim nga posti i Ministrisë së Jashtme për shkak të pamundësisë fizike për të përmbushur detyrimet e mia si kryetar i kësaj force politike.
Z. Meta përderisa iu keni thënë që jeni larguar nga një post i Ministrisë së Jashtme në mënyrë që të ishit më afër LSI përse nuk mbajtët vetëm postin e Zëvendëskryeministrit për të pasur më shumë kohë përse nuk u bëtë ministër i Shëndetësisë dhe t’ia linit z. Prifti postin e tij?
Pse të gjitha pyetjet bëhen në funksion të zotit Priftit apo qëndrimit tim për këtë çështje ndërkohë që vendimi i Kryesisë së LSI nuk është marrë as në funksion të zotit Prifti as në funksion të z. Meta dhe as në funksion të askujt tjetër. Është marrë në funksion të një funksionimi më të mirë të LSI si forcë politike dhe si forcë qeverisëse partner në një koalicion ku dihet dhe shumica e premtimeve që iu interesojnë qytetarëve janë pikërisht ato me karakter ekonomik.
Pse mos të bëhej një mirëkuptim me z. Prifti?
Absolutisht që kjo është një çështje që është diskutuar prej kohësh dhe natyrisht që unë i kam bërë të gjitha përpjekjet për mirëkuptim.
Si ka punuar z. Prifti si ministër i Ekonomisë?
Unë nuk mund të bëj një vlerësim shumë konkret dhe specifik dhe detyrohem të bashkohem me vlerësimin e Kryeministrit Berisha i cili ka qenë më afër z. Prifti sepse unë kam qenë më shumë larg tij dhe larg përfaqësuesve të LSI në qeverisje.
Ku ka lindur ideja për të shkuar ju në vend të z. Prifti?
Kjo ka qenë si rezultat i pamundësisë së forcës sonë politike për të ristrukturuar vetveten në bazë edhe të statusit të saj sepse dihet edhe për shkak të shumë angazhimeve të jashtëzakonshme gjatë këtij viti kalendarik unë kam qenë sipas statistikave të Ministrisë së Jashtme 135 ditë jashtë vendit gjë që dukej qartë që në fillimet e qeverisjes që e bënte shumë të vështirë të pamundur një funksionim efektiv si ministër i Jashtëm njëkohësisht edhe plotësimin e detyrimeve ndaj forcës politike që më ka bërë mua Zëvendëskryeministër ministër të Jashtëm që ka bërë Priftin ministër të Ekonomisë dhe ka bërë që shumë përfaqësues të tjerë që jenë në funksione ekzekutive.
Z. Meta shkuarja juaj te Ministria e Ekonomisë ngjall dyshimin që administron fonde të mëdha që jep leje koncesione dhe shumë benefite të tjera?
Nuk besoj se kjo ka ngjallur ndonjë dyshim përkundrazi kjo ka rritur optimizmin se do të rritet transparenca dhe unë dua t’ju siguroj juve dhe t’ju siguroj të gjithëve që kjo ministri do të jetë modeli i transparencës i transparencës në opinionin publik i transparencës me biznesin i transparencës më qytetarët që përfitojnë shërbimet prej saj me investitorët e huaj i transparencës me të gjithë institucionet e tjera të shtetit.
Sipas z. Prifti ju nuk keni qenë transparent në deklarimin e pasurisë suaj keni fshehur një seri gjërash që sipas tij bëhet fjalë për një gurore në Skrapar apartamente në Tiranë toka dhe vila në bregdet? A është në të vërtetë deklarimi juaj i pasurisë ajo çka ju keni në të vërtet në posedimin tuaj?
Që të jem i sinqertë e vetmja pasuri që unë sot do të mund të kisha do ishte vlera e aksioneve që do të mund të kisha në fabrikën e tullave ku ishte aksioner z. Prifti sepse Dritani si shok shumë i mirë në atë kohë më ftoi dhe mua që të bëhesha aksioner por unë asnjëherë nuk kam pasur dhe nuk kam ndërmend të merrem asnjëherë me prona me biznese sepse nuk është ky as qëllimi im dhe as objektivi në kuptimin e angazhimeve dhe kënaqësive personale. Megjithatë z Prifti nuk duhet të vonojë t’i çojë në prokurori të gjitha faktet dhe përderisa ka bërë një deklaratë të tillë që duhet të jetë prezantuar dhe në media nuk duhet të vonohet së denoncuari çdo fshehje pasurie sipas tij dhe njëkohësisht për çdo gjë të mbajë përgjegjësi para ligjit se në rast kur vë re një shkelje të ligjit dhe nuk e denoncon mban një përgjegjësi të madhe përpara ligjit?
Ky është një kërcënim për z. Prifti?
Jo kjo është një ftesë për të nxituar për të mos humbur asnjë sekondë jo vetëm ai por cilido i cili ka dijeni për prona për pasuri për aksione. Unë iu them me sinqeritet që duke u njohur me një deklaratë të tillë në media përfundimisht arrita të zbuloj që ndoshta kam diçka që nuk e kam deklaruar që ka të bëjë me pronësinë e vajzës time të vogël Era 5 vjeçe një lepur që është vetëm pak muaj. Por nuk besoj se ky është ndonjë faj i madh në rast se nuk është deklaruar. Akuzat çohen në prokurori problemet dhe qëndrimet publike sillen në forumet e partisë. Besoj se këtë duhet ta kishte mësuar dhe ky zotëri prej 10 vitesh që merret me politikë.
Z. Meta a keni biseduar ju me z. Prifti paraprakisht për lëvizjen e tij?
Po e kemi biseduar këtë çështje me z. Prifti me z. Vasili dhe kolegë të tjerë. Madje unë e kam ftuar për të bërë dhe një rokadë me Ministrinë e Jashtme por ai kishte probleme për udhëtimin me avion. Madje para se të merrej ky vendim i Kryesisë unë i kam kërkuar të takohem më të por ai më shmangej nga tak
imi përpara mbledhjes unë e kam pritur deri në momentin e fundit por natyrisht është e drejta e tij të takohet me Kryeministrin Berisha dhe mos të takohet me kryetarin e partisë.
Nuk ka bërë gabim që është takuar me z. Berisha?
Jo ka bërë shumë mirë por duhej të takohej dhe me mua.
Z. Meta ju keni quajtur në një prononcim z. Prifti të lajthitur a mund t’i afroni një njeriu që ka lajthitur të tilla poste në Ministrinë e Jashtme?
Kjo është një kuptim figurativ po mos të humbasim kohë. E rëndësishme është ajo që ndodhi dje në kryeqytet një manifestim i jashtëzakonshëm i demokracisë së brendshme në një forcë politike një garë model dhe protagonistë janë jo vetëm dy intelektualë por janë dhe njerëz të cilëve u janë ofruar mundësi për të përfaqësuar LSI në poste të larta të qeverisjes dhe nuk kanë pranuar të marrin funksione dhe ç’poste drejtuese por kanë qenë dhe janë një model i angazhimit qytetarë si çdo anëtar i ri që LSI sjell në kryeqytet dhe do ta përçojë në gjithë Shqipërinë. Janë 4200 anëtarë dhe mendoj se është një përqindje shumë e lart janë anëtarë të cilët votojnë në mënyrën më të rregullt dhe sot shumëzohen me 5 me 6 një anëtar partie dhe ju e kuptoni se sa vota shkojnë?
Iu jeni i sigurt që ky numër shumëzohet me 5 ose 6?
Absolutisht