17 Feb Intervista e Kryetarit të LSI-së
Posted at 22:48h
in Archived Articles
” Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta dhënë për televizionin “Top Channel”
Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta dhënë për televizionin “Top Channel”
Intervistoi: Muhamed Veliu
Z. Meta raundi i parë i dogj. Mendoni që Presidenti i ri të zgjidhet brenda raundit të dytë dhe të tretë?
Absolutisht që janë të gjitha shanset. Lidhur me raundin e parë unë e theksova edhe dje në fjalën time në Parlament që u procedua pak me vonesë edhe nga ana e mazhorancës. Ndoshta edhe opozita pati një pamjaftueshmëri kohe për të vlerësuar si duhet kandidaturën për President të ofruar nga ana e mazhorancës. Në këtë drejtim unë besoj se kemi gjithë kohën e duhur që raundi i dytë të jetë një raund i suksesshëm. Mazhoranca ka paraqitur një kandidat i cili ka vlera tepër solide dhe bindëse. Të paragjykosh është gjëja më e lehtë në shoqërinë tonë akoma më keq në elitën e klasës sonë politik por unë mendoj se paraqitja e një kandidature të tillë tregon edhe vullnetin e mazhorancës për tu hapur ndaj këtyre vlerave serioze të qenësishme të provuara që ekzistojnë në shoqërinë tonë jashtë politikës për tu besuar edhe drejtimin e institucioneve të rëndësishme sikurse është edhe ky i Presidentit. Raste të tilla janë të shumta edhe në vendet më të zhvilluara.
Si do të gjendet kompromisi me Partinë Socialiste?
Mendoj se qëllimi kryesor është të ndërtohet një proces konsensual i cili tashmë ka nisur. Edhe fakti që mazhoranca nuk paraqiti kandidatura të forcave politike nuk duhet parë si pamundësi për të ofruar kandidatë të tillë pasi pa asnjë diskutim që ka prej tyre por si një vullnet për të lehtësuar konsensusin. Kuptohet që në këtë ndarje politike që ka karakterizuar jetën tonë parlamentare në mënyrë të veçantë do të ishte konsideruar si një provokim nga ana e opozitës çdo kandidaturë e tillë. Ndaj në këto kushte unë mendoj që opozita tashmë i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e këtij procesi për të qenë në mënyrë aktive dhe absolutisht që ajo ka të drejtën e saj që të bëjë edhe propozime të caktuar por në fund të fundit mendoj që mazhoranca ka hedhur hapin e parë. Hapi i mazhorancës është një hap i menduar është një hap serioz dhe për këtë më së miri flet edhe vetë figura e kandidatit të propozuar.
A jeni ju duke negociuar mes dy palëve?
Nuk është detyra jonë të negociojmë. Detyra jonë dhe angazhimi ynë ka qenë për të lehtësuar këtë proces komunikimi dhe të ndihmojmë për të ndërtuar konsensusin. Ne kemi dhënë kontributin tonë për të ndërtuar një konsensus brenda mazhorancës dhe absolutisht që theksojmë rëndësi që ky proces të jetë më i plotë kjo është arsyeja që kam theksuar gjithmonë dhe e theksoj edhe sot domosdoshmërinë e një takimi midis z. Berisha dhe z. Rama pasi mendoj që ky takim do të mundësonte shkrirjen e shumë paragjykime të panevojshme.
E keni cilësuar procesin si të negociueshëm. Si shkohet drejt një tryeze u të jetë ulur Edi Rama dhe Kryeministri Berisha?
Nuk është hera e parë që ata janë ulur. Absolutisht kur janë ulur për arkitekturën e Kuvendit të ri nuk ka asnjë arsye që të mos ulen për Presidentin e ri që do të zgjidhet dhe duhet shkuar me vullnetin për t’i shërbyer këtij procesi konsensual dhe larg paragjykimeve të panevojshme.
Kush e propozoi kandidaturën e z. Zaganjori dhe si u arrit konsensusi brenda mazhorancës për këtë kandidaturë?
Në radhë të parë më duhet të theksoj se janë diskutuar shumë kandidatura politike dhe jo politike. Ka pasur ide të ndryshme për të paraqitur një listë me disa kandidatura apo për të shkuar me një kandidat të përcaktuar dhe disa kandidatura edhe nuk kanë pranuar për të kandidatura për shkak edhe të angazhimeve të tjera që ata kanë pasur dhe nga të cilat nuk kanë dashur të largohen. Për rastin konkret mund të them që ka qenë një konsensus i plotë dhe kandidatura është tepër e spikatur. Fakti që u paraqit një kandidat unë mendoj se është tregues i seriozitetit të mazhorancës.
Mund të na e thoni se cila parti politike e propozoi kandidatin?
Nuk mendoj se kjo është më e rëndësishmja pasi nuk mendoj se është zgjedhur nga një parti. Kandidati ka dalë si rezultat i diskutimit të katër kryetarëve të forcave politike të mazhorancës dhe mund t’ju them që dhe unë kam qenë një mbështetës i kësaj kandidature duke vënë re do të thosha kombinimin shumë të mirë të dy elementëve shumë të rëndësishëm që janë edhe për postin e Presidentit atë të përfaqësimit ndërkombëtar dhe njëkohësisht edhe të kapacitetit për të përballuar sfidat e sistemit gjyqësor.
Si do të sillet Lëvizja Socialiste për Integrim nëse Berisha kërkon të votohet një kandidaturë që të jetë një prej figurave më të larta të Partisë Demokratike për postin e Presidentit?
Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë konsensusin brenda mazhorancës por edhe do të kontribuojmë për një konsensus sa më të gjerë midis mazhorancës
dhe opozitës. Unë shpresoj që opozita këtë mundësi të mos e keqpërdorë dhe të mos e shohë si një dobësi të mazhorancës por si një vullnet të saj për të përfshirë edhe opozitën për një zgjidhje konsensuale.
dhe opozitës. Unë shpresoj që opozita këtë mundësi të mos e keqpërdorë dhe të mos e shohë si një dobësi të mazhorancës por si një vullnet të saj për të përfshirë edhe opozitën për një zgjidhje konsensuale.
Ekziston mundësia që në raundet e ardhshme të shohim edhe një kandidaturë nga vetë Lëvizja Socialiste për Integrim?
Kjo nuk është aspak e rëndësishme. Angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet kurorëzimi i këtij procesi si një proces konsensual.
Jemi pranë apo ende larg marrëveshjes për një kandidat konsensual me negociatat tuaja me Ramën dhe Berishën?
Unë mendoj se kemi një kandidat i cili për sa i takon vlerave të tij është i pakundërshtueshëm. Është e rëndësishme të eliminohen ato paragjykime të cilat do të përmbyllnin të gjithë këtë proces në mënyrë dinjitoze për të gjithë.
0x323031322d30352d3331 Ilir META.jpg 19:57)”