Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së

Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta për televizionin “ABC News”

Intervista e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta për televizionin “ABC News”

Zoti Meta kjo histori është mbyllur nga pikëpamja ligjore. Ne pamë dhe disa elementë të tjerë të mbrojtjes suaj  që dhanë fjalën e fundit si një lloj replikë dhe ndaj intervistës së kryeprokurores Ina Rama. Për ju është mbyllur kjo histori përfundimisht?
Për mua në 16 janar kjo histori u mbyll përfundimisht është e mbyllur ligjërisht. Kur flet Gjykata mendoj se të gjithë duhet të heshtin dhe të respektojnë vendimin e saj. Ndërkohë politikisht dhe moralisht kjo histori u mbyll që në 8 maj sepse dihet që gjithë orkestrimi i këtij sulmi të shëmtuar e të padrejtë nuk bëri gjë tjetër veçse solli rritjen e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim aq më tepër në kryeqytet ku beteja politike ishte dhe më e fortë.

Atëherë pati një zgjedhje e avokatëve tuaj mbrojtës për të vijuar dhe më një shpjegim në emisionin ‘Opinion’. Në emër të çfarë u bë ky shpjegim? I referohem zotit Antonio Federiko që shoqëronte avokatin tuaj.
Mendoj se vendimi i Gjykatës ka qenë shumë i qartë dhe ju them me bindje se edhe në rast se do të kishte 15 anëtarë të trupit gjykues përsëri do të ishte 15 me 0. Madje sikur këto të ishin përfaqësues të forcës politike që nxiti këtë sulm sepse kuptohet që ky ka qenë një proces tepër transparent. Janë bërë disa seanca janë dëgjuar dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria po kështu ekspertiza është demonstruar nga gjyqtarët në sallën e gjyqit para gazetarëve trupit gjykues por dhe Prokurorisë. Ka ndodhur diçka tepër absurde jashtë integritetit të përfaqësueses të organit të akuzës e cila ka vijuar me pretendime të paqena edhe pas vendimit të Gjykatës duke dëshmuar edhe njëherë sesa e angazhuar në mënyrë politike ka qenë në këtë akuzë tërësisht poltike sepse tha gjëra të pavërteta. Ndërkohë eksperti italian profesor Antonio Frederiko që është eksperti më i mirë në Itali dhe në botë përsa i takon çështjes kryesore asaj të audios zërit e sinjaleve e kështu me radhë. i cili është angazhuar që në fillim dhe që ne kemi kërkuar që të jetë prezent sipas ligjit tonë kodit të procedurës penale dhe të gjitha inspektimet që do të bënte Prokuroria ishte e lirë t’i bënte kur të dëshironte dhe t’i bënte në mënyrë të ligjshme i cili ka marrë pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi dhe që ka marrë pjesë në daljet përpara Gjykatës dhe që mendoj se bëri një zbërthim tepër profesional dhe shkencor për të gjithë ato që kuptojnë këto çështje por edhe për ato që nuk duan t’i kuptojnë.
Ndërkohë kamera fokusonte vazhdimisht çantën e zotit Braho. Pak më parë më thatë se kjo histori është e mbyllur për ju çka do të thotë që ajo çantë do të qëndrojë e mbyllur?
Për mua kjo histori nuk ekziston më madje që në fillim të këtij viti e kam konsideruar si një histori që i takon vitit të kaluar. Dua të konfirmoj se jam kategorikisht kundër këtyre formave të shëmtuara dhe të padenja të luftës politike. I jap përkrahjen time më të madhe cilido që ka dëshirë e vullnet të luftojë korrupsionin dhe i kam ftuar e i ftoj të gjithë të ndjekin rrugën ligjore e institucionale në këtë drejtim. Por është një gabim shumë i madh që kur një forcë politike apo dhe një organ që vepron në kundërshtim me ligjin bëhen pjesë e një veprimi krejtësisht të padenjë. Megjithatë populli thotë që “Nga çdo e keqe duhet të nxjerrim një mësim” dhe në këtë drejtim unë mendoj se kjo histori duhet të sjellë dhe një reformim të legjislacionit tonë edhe në kë fushën e përgjimeve. Ajo që ndodhi ishte një lojë politike dhe zoti Meta për hir të një sensibiliteti që u krijua nga aktorët politikë apo dhe nga media të caktuara dha dorëheqjen dhe ndoqi rrugën më të drejtë që duhet të ndjekë një politikan. Jo vetëm kaq por edhe kur Gjykata rrëzoi me të drejtë të gjitha provat e prokurorisë duke nxjerrë ekspertizën si të paligjshme përsëri në vend që ne të kërkonim  pushimin e çështjes kërkuam që kjo çështje të shikohej deri në fund në themel çdo provë çdo dëshmitar  që mund të kishte akuza dhe procesi të përfundojë. Por zoti Meta falë përvojës eksperiencës falë përkrahjes brenda dhe jashtë vendit ishte në gjendje që të sigurojë ekspertin më të mirë të Italisë ekspertit që është marrë me çështjen e skandalit “Ustika” ku u përplasën dy avionë apo të çështjeve që kanë të bëjnë me ish-kryeministrin Berluskoni.

Ju pak më parë u shprehët se kur ndodh diçka e keqe duhet nxjerrë një mësim. Ju zoti Meta a keni nxjerrë një mësim qoftë dhe në nivelin e bashkëpunëtorëve me të cilët ju keni arritur dhe këtu ku jeni  dhe ndërtuat një koalicion kaq të rëndësishëm si ai me Partinë Demokratike.
Unë shikoj përpara dhe në këtë këndvështrim për mua është e rëndësishme që gjithmonë të jem i hapur të jem bashkëpunues me kolegët e mi. Nuk kam për ta ndërruar natyrën time. Janë vetë sfidat janë vetë betejat politike që bëjnë seleksionim përkatës. Për një lider që të jetë i hapur është e rëndësishme që të japë dhe besim.

Zoti Meta ky moment është një rinisje për ju. Keni konsumuar një vit me betejat ligjore dhatë dorëheqjen duke mos mbajtur asnjë post qeveritar por ishit në krye të LSI-së. Kur flas për rinisje a mendoni se ka ardhur koha për një rifreskim të Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Ky freskim kjo ripërtëritje ky riformatim ky riprogram një rihapje e Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të kishte nisur edhe më parë por tani besoj që tani është koha për një ristartim shumë të fuqishëm shumë më të programuar. Këtu bëhet fjala p&eu
ml;r të gjitha drejtimet ne nuk është se kemi ruajtuar ndonjë krizë identiteti përkundrazi dhe nuk ka qenë një vit i humbur sepse me këtë çështje janë marrë më shumë avokatët dhe dua t’i falënderoj edhe ata. LSI-ja e tregoi veten e saj pikërisht në 8 maj e cila ishte një betejë e LSI-së sesa një betejë apo sfidë personale e Ilir Metës dhe LSI-ja tregoi se edhe kryetari i saj mund të sulmohet në mënyrën më të orkestruar dhe ç’njerëzore jo vetëm me anë të pamjeve të montazheve por edhe të dhunës verbale televizive. Mos harrojmë këtu “ndjesë pastë LSI-ja”. Një gjuhë e papërdorur në jetën politike dhe jashtëzakonisht tepër e vjetër dhe më e vjetër se këto 20 vjet në pluralizëm politik. Mendoj se socialistët nuk kanë qenë të këtij mendimi. Por ajo që është e rëndësishme është ajo që ne do të shohim përpara për t’u marrë me problemet që ka vendi me problemet që kanë qytetarët tanë. Kjo është sfida kryesore e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk bëhet fjalë thjesht për të konsoliduar LSI-në. Ky është një proces që tashmë ka ndodhur dhe që ndodh dhe që u konfirmua edhe në 8 maj dhe që do të konfirmohet edhe në të ardhmen. Por problemi kryesor është që kjo forcë të jetë vërtet një instrument tepër i rëndësishëm për të dëgjuar dhe për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve tanë dhe sfida të mëdha që ka vendi që nuk janë të pakta sepse edhe Bashkimi Europian ka sfida të papaparashikuara kohë më parë. Dhe ne duhet të rishohim veten tonë të rishohim politikat tona që në këto kohë të turbullta efektet negative të kësaj krize të përgjithshme globale apo evropiane të ndikojnë sa më pak në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Mendoni se keni humbur kapital nga elektorati i majtë apo ka nevojë t’i riadresoheni sërish përgjatë këtyre viteve koalicion me Partinë Demokratike?
Kjo është një pyetje për sa i takon votave apo elektoratit që e mori përgjigjen më 8 maj që do të thotë se as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u dëmtua nga koalicioni me Partinë Demokratike por njëkohësisht as PD nuk dëmtua nga koalicioni me LSI-në. Këtë e tregon edhe bilanci i përgjithshëm ku nga 12 qarqe 11 u fituan nga ky koalicion ndërsa si rezultat i votës popullore ky koalicion mori 140 mijë vota më shumë. Këtu nuk shtrohet thjesht çështja e ruajtjes së votës apo të votuesve  apo e shtimit të tyre Lëvizja Socialiste për Integrim shumë shpejt do të prezantohet me një vizion shumë më të plotë shumë më largpamës shumë më të plotë i cili synon të ofrojë zgjidhje afatshkurtra i cili synon të ofrojë zgjidhje afatmesme dhe ajo që është më shumë e rëndësishme më e plotë është për të pasur vizionin e Shqipërisë përtej 2020 sepse ritmi i ndryshimeve është tepër i madh.  Ne në këtë kuadër do të shohim sesi do të jetë Shqipëria dhe çfarë do të ofrojë LSI si vizion.

Keni një ambicie konkrete edhe për numrin e votave që mund të shtoni në 2013 ?
Absolutisht! Por ajo që ne kemi si parësore është që të ofrojmë një vizion për vendin një vizion cili natyrisht synon që të përballojë këto sfida të çastit dhe afatshkurtra por edhe një vizion i cili synon të konfigurojë një ide dhe njëherësh zgjidhje për sfidat me të cilat do të ndeshet vendi edhe përtej 2013 edhe përtej 2017. Pra nuk është thjesht një çështje elektorale pra kemi kaq vota si do të marrim shumë vota ? Kjo është e rëndësishme për LSI-në pa asnjë diskutim që të mos jemi hipokritë.  Por më e rëndësishme sesi LSI-ja do të marrë më shumë vota PD apo PS-ja është sesi do të jetë dhe ku do të jetë Shqipëria.  

Pra do të hyni të vetëm në zgjedhje me një ide dhe vizion të qartë?
Çështja e zgjedhjeve është çështje që do të vendoset në kohën e duhur. Për ne është e rëndësishme që të ofrojmë një vizion më afatgjatë të pandikuar nga presionet e çastit nga zgjedhjet momentale të cilat gjithashtu janë të rëndësishme sepse njerëzit çdo ditë kërkojnë një zgjidhje