16 Feb Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:51h
in Archived Articles
Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir META pwr “ABC News”
Z. Meta mund të na e sqaroni dhe një herë çështjen për sa i takon vendosmërisë tuaj për tu gjykuar tërësisht. Pse ju vendosët kështu kur vetëm pak ditë më parë çështja mund të ishte mbyllur dhe ju do të kishit dalë fitues?
Sepse duhet të kuptojmë që unë nuk kam një hall personal. Pra për të nxituar për të mbyllur me çdo mjet apo me çdo procedurë këtë problem. Njëkohësisht e kam bërë qartë që në fillim që videoja ka qenë një montazh. E kam ftuar prokurorinë që ta hetojë që ta zbardhë këtë të vërtetë. Kam dhënë dorëheqjen nga funksionet qeveritare pikërisht për të mos e paragjykuar këtë proces për të qenë në Prokurori apo gjykatë si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë. Ka qenë jashtëzakonisht shembullor në vullnetin tim për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar prokurorinë që ta zbardhë këtë çështje gjithnjë në respekt të ligjit. Kam shkuar vetë në prokurori pa më thirrur. Kam kërkuar Kryetares së Parlamentit që me kërkesë të parë të prokurorisë ajo menjëherë të komunikojë heqjen e imunitetit tim. Nuk kam kërkuar asnjë lloj mbrojtje. Ndërkohë që del qartë sikurse e kam thënë edhe atëherë që praktikisht kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit tim është bërë mbi një akt të paligjshëm dhe të pavlefshëm ekspertize. Kjo është shumë e rëndë jo thjesht sepse është ndaj personit tim por sepse është në raportin midis Prokurorisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Pse është bërë i paligjshëm?
Është bërë i paligjshëm jo një herë por 3 herë. Kjo është vërtet një histori shumë interesante. I njëjti material është ekspertuar tre herë nga prokuroria 3 ekspertiza ndërkombëtare. Sepse herën e parë doli që eksperti amerikan nuk e dëgjonte dhe nuk kishte pajisjet e duhura për ta dëgjuar videon. Pra prokuroria e kishte çuar pa qenë e bindur nëse atje ekzistonin apo pajisjet të cilat mund ta bënin të mundur transkriptimin apo dëgjimin e kësaj bisede sepse kjo ka qenë e vetmja çështje e diskutuar. Më pas e çoi përsëri tek i njëjti ekspert i cili përsëri nuk e dëgjonte edhe pse i kishte këtë radhë të gjitha mjetet. Më pas për ta pastruar nga të gjitha zhurmat apo ndërhyrjet e çoi tek një ekspert britanik i cili e ka përkeqësuar nivelin e dëgjueshmërisë aq sa mund të ishte pikërisht sepse është një veprim jo vetëm joligjor jo vetëm joprofesional por edhe joshkencor. Një gjë që nuk është origjinale në qoftë se tenton ta pastrosh nga zhurmat dhe ndërhyrjet ajo vetëm se përkeqësohet. Të gjitha këto janë bërë në kundërshtim të hapur me ligjin. Prokuroria për të bërë një ekspertim të ligjshëm jashtë vendit duhet të veprojë përmes Ministrisë së Drejtësisë e cila bën një komunikim me organin homolog në vendin përkatës dhe eksperti në fjalë bën dhe betimin në vendin e tij para një gjykate dhe në këtë mënyrë merr dhe përgjegjësinë që në qoftë se ai bën një akt ekspertimi të paligjshëm dënohet sipas ligjit. Kjo nuk ka ndodhur edhe pse e kemi kërkuar që të ndiqet rruga ligjore. Ne i kemi thënë prokurorisë që është e drejta juaj ta bëni ekspertimin ku të doni vetëm se kërkojmë dy gjëra: që të ndiqet rruga ligjore në mënyrë që eksperti të ketë përgjegjësi ligjore para se të bëjë aktin e ekspertimit dhe e dyta në respekt të ligjeve tona edhe të konventave ndërkombëtare ku ne bëjmë pjesë ne kërkojmë që të kemi një përfaqësues tonin aty ku bëhet akti i ekspertimit. Pra katin e ekspertimit e bën eksperti i zgjedhur nga prokuroria por ai duhet të ketë përgjegjësi ligjore dhe ne të kemi një person aty dhe të ushtrojmë të drejtat tona. Prokuroria të bëjë pyetjet e saja por edhe pala që mbrohet ka të drejtë të bëjë pyetjet e saja apo të verifikojë vendin teknologjinë etj.
Z. Meta edhe ju keni bërë një ekspertim me anë të një eksperti italian apo jo?
Ai është një ekspertim që i është dhënë prokurorisë. Ekspertimi i videos së transmetuar në emisionin fiks-fare të cilin unë e kam bërë publik edhe në momentin e heqjes së imunitetit në Parlament dhe në Komisionin Parlamentar për Heqjen e Imuniteteve ku del në mënyrë fare të hapur që ka montazhe skandaloze. Ndërkohë që kemi bërë edhe më pas aktin e ekspertimit edhe të këtyre materialeve të tjera të cilat janë akoma më skandaloze. Ajo që ka ndodhur është që ne i kemi kërkuar me shkrim Prokurores së Përgjithshme unë personalisht por edhe avokatët e mi që kemi vazhdimisht që i kemi kërkuar vazhdimin e këtyre ekspertimeve në mënyrë ligjore që të ishin prova si do që të dilnin dhe e dyta që ne të ishim pjesë e këtij procesi në respekt të ligjit dhe të drejtave që ka çdo qytetar. Nuk u bë herën e parë as në të dytën dhe nuk u bë as herën e tretë. Në të tretën ndodhi diçka. Duke parë në një nga televizionet ishin shpërndarë disa titra ku thuhej që prokuroria thërret avokatët e Metës prokuroria u komunikon ekspertin anglez avokatëve të Metës e kështu me radhë. Unë i çuditur fola me avokatët dhe ato më thonë që jemi thirrur në prokurori. I ishte komunikuar avokatëve të mi nga ana e prokurorisë ku thuhej që meqë eksperti amerikan nuk gjente gjë nga zhurmat atëherë e kemi çuar tek një ekspert i policisë shkencore britanike. Më vonë doli qartë që nuk ishte pjesëtar i policisë shkencore britanike por ishte thjesht një studio private. Pra kemi 3 ekspertime qëllimisht të paligjshme sepse nuk mund të themi që prokuroria nuk e di ligjin dhe se si veprohet në
; këto raste dhe njëkohësisht jo vetëm që praktikisht mungon filmimi origjinal që është konfirmuar edhe nga eksperti amerikan i cili në vend të videos time dhe të përgjuesit tim gjeti një video tjetër që ishte fshirë të tij dhe të një personi tjetër. Në asnjë rast askush prej ekspertëve nuk ka marrë përsipër të bëjë transkriptim. Kjo do të thotë që të zbardhë atë që dëgjon. Praktikisht gjithçka sot nga ana e prokurorisë është zero për shkak të veprimeve të paligjshme dhe të pavlefshme të vlerësuar dje nga trupi gjykues të Gjykatës së Lartë ndërkohë që ne nga ana jonë i kemi të gjitha provat dhe i kemi të gjitha ekspertizat të standardeve më të lartë që do të bëhen publike.
; këto raste dhe njëkohësisht jo vetëm që praktikisht mungon filmimi origjinal që është konfirmuar edhe nga eksperti amerikan i cili në vend të videos time dhe të përgjuesit tim gjeti një video tjetër që ishte fshirë të tij dhe të një personi tjetër. Në asnjë rast askush prej ekspertëve nuk ka marrë përsipër të bëjë transkriptim. Kjo do të thotë që të zbardhë atë që dëgjon. Praktikisht gjithçka sot nga ana e prokurorisë është zero për shkak të veprimeve të paligjshme dhe të pavlefshme të vlerësuar dje nga trupi gjykues të Gjykatës së Lartë ndërkohë që ne nga ana jonë i kemi të gjitha provat dhe i kemi të gjitha ekspertizat të standardeve më të lartë që do të bëhen publike.
Çfarë kërkoni të arrini me këtë çështje duke e çuar më tej?
Unë nuk kërkoj të mbroj veten përkundrazi. Pas kaq kohësh disa muaj duke ndjekur me vëmendje gjithë këtë proces jam shumë i shokuar nga veprimet qëllimisht të paligjshme nga ana e prokurorisë. Në konsultat me avokatë dhe juristë të ndryshëm janë sjellë edhe shumë e shumë raste të tjera që ndodhin çdo ditë ku prokuroria cenon dhe shkel të drejtat e qytetarëve shqiptare. Kur kjo gjë ndodh në një proces kaq publik kundër një deputeti ndodh në marrëdhëniet Prokurori-Parlament ndodh ndaj një njeriu që mund të mbrohet edhe publikisht atëherë jo e kuptoni se çfarë ndodh me të gjithë ata që nuk e kanë këtë mundësi as të mbrohen as që të kenë avokatë të mirë as që të bëjnë ekspertiza jashtë vendit etj. Pra prokuroria jo vetëm që nuk bën detyrën e saj në zbatim dhe respektim të ligjit por përveç që është kthyer në një celulë politike por edhe krijon probleme të jashtëzakonshme sociale në vend. Shkelet ligji shkelen dhe dhunohen të drejtat e qytetarëve. Prokuroria sillet me mentalitetin dikurshëm të para 30-40 viteve. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një institucion shumë të rëndësishëm dhe ky nuk është një problem personal i një Kryeprokurore apo kryeprokurori. Ky është një problem i gjithë institucionit. Ajo që ne bëmë para një jave përmes avokatëve praktikisht i dha mundësi këtij procesi që të vijojë normalisht sepse në bazë të ligjeve kjo çështje duhet të ishte mbyllur që dje për shkak të procedurës. Shumë njerëz do të thoshin që ja dhe kjo çështje u mbyll me procedurë. Por kush i shkel procedurat në këtë vend i shkel prokuroria. Edhe përgjegjësinë e ka prokuroria. Ndërsa vetë ky institucion do të dilte dhe do të thoshte që këtë çështje e mbylli gjykata sikurse ka bërë me çështje të tjera.
Për këtë arse keni kërkuar vazhdimin e këtij procesi gjyqësor?
Patjetër sepse ne kemi theksuar që në fillim që ne kërkojmë zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe natyrisht ë kjo është një çështje shumë e rëndësishme sepse nuk ka bërë thjesht me një person por një çështje mes raportit në këtë vend midis prokurorisë dhe ligjit midis prokurorisë dhe Kushtetutës midis prokurorisë dhe të drejtës. Ky është një problem i madh sepse me prokurorinë lidhet fati i mijëra e mijëra njerëzve në këtë vend.
Pse mendoni se është celulë politike prokuroria?
Ne e kemi paralajmëruar Prokurorinë që t’i bëjë në rrugë të ligjshme. Unë i kam dërguar letër Prokurores së Përgjithshme dhe ajo as ka denjuar të kthejë përgjigje. Ka kthyer përmes krahut të saj të djathtë një historiane ndërkohë që unë jam deputet i Parlament të Shqipërisë dhe ajo mund të më sqaronte mua që të gjitha veprimet e tyre ishin plotësisht të ligjshme. Shikoni tani se çfarë ndodhi Gjykata e Lartë i nxori të tria ekspertizat të paligjshme. Këto tre ekspertiza që ka bërë prokuroria kushtojnë disa dhjetëra mijëra dollarë. Këto shpenzime nuk i paguan nga xhepi Prokurorja e Përgjithshme por i paguajnë qytetarët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë paguajnë për drejtësinë dhe për të forcuar autoritetin e ligjit në këtë vend. Ndërkohë që ky është shpërdorim dhe shpërdorim i qëllimshëm sepse prokuroria e di shumë mirë kur një provë është e ligjshme dhe se si merret e ka të përcaktuar në ligj. Për sa i takon celulës politike prokuroria e ka regjistruar këtë çështje që më datën 12 janar por me emrin e Ilir Metës e ka regjistruar vetëm më datën 9 shkurt. Kjo sepse ka një afat sipas Kodit të Procedurës Penale që hetimi zgjat 90 ditë. Problemi i vetëm i kësaj çështjeje ka qenë 8 maji domethënë ka qenë problem politik. Dhe jo më kot kjo çështje është regjistruar më 9 shkurt sepse 90 ditë i bie nga 9 shkurti deri më 9 maj një ditë pas zgjedhjeve. Në rast se do kishte filluar me emrin tim ashtu siç realisht në fakt kanë filluar më 12 janar sepse personat që janë pyetur janë pyetur për mua atëherë kjo çështje duhet të ishte mbyllur në datën 12 prill pra do të ishte mbyllur për gati një muaj përpara zgjedhjeve lokale. Prokuroria e dinte shumë mirë që nuk kishte asgjë në atë kasetë që ajo jo vetëm që nuk solli ndonjë provë por përkundrazi tregoi që gjithçka kishte qenë një manipulim por vetëm për arsye politike janë bërë të gjitha këto.
Pse prokuroria e kishte drejtpërdrejtë me ju këtë çështje?
Sepse është celulë politike dhe sepse ishte pikërisht kjo prokurori që ne i kërkuam përshpejtim të procesit dhe ishte kjo prokurori që më dërgoi mua ftesën vetëm një ditë para përfundi
mit të fushatës zgjedhore për tu paraqitur në prokurori në mënyrë që të më komunikonte mua që kjo çështje do të shkonte në gjyq që unë isha i pandehur etj. Kjo bëhej vetëm për një arsye. Në mënyrë që në ditën e parafundit dhe të fundit të fushatës televizionet dhe gazetat të shkruanin për këtë gjë. Kjo ishte fushata më e mirë për ata që kishin interesa të ndryshme politike nga Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
mit të fushatës zgjedhore për tu paraqitur në prokurori në mënyrë që të më komunikonte mua që kjo çështje do të shkonte në gjyq që unë isha i pandehur etj. Kjo bëhej vetëm për një arsye. Në mënyrë që në ditën e parafundit dhe të fundit të fushatës televizionet dhe gazetat të shkruanin për këtë gjë. Kjo ishte fushata më e mirë për ata që kishin interesa të ndryshme politike nga Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Megjithatë ju arritët një rezultat shumë të mirë në zgjedhje. Do të thotë kjo që nuk ka ndikuar kjo në rezultat?
Kjo është një tjetër çështje sepse qytetarët që në fillim e kuptuan që kishin të bënin me një lojë politikë. Duke qenë pjesë e kësaj loje politike pati atë ndikim që pati për keq apo edhe për mirë. Nuk e analizoj sepse nuk më intereson kjo çështje. Unë kam besimin që forca politike që e organizoi këtë lojë apo qoftë edhe media që ishte pjesë e saj e di pse e bëri kë gjë e kështu me radhë. Problemi i madh është me prokurorinë sepse kjo e fundit nuk mund të bëhet pjesë e lojës politike. Unë nuk ka kërkuar asnjë lloj favori as nga prokuroria as nga Parlamenti as nga gjykata dhe as nga askush. Unë kam kërkuar vetëm që këto institucione të vendosin autoritetin e ligjit. Në qoftë se unë jam fajtor në bazë të ligjit marr përgjegjësinë time. Po ju them që nuk ka ndodhur ndonjëherë që prokuroria të kërkojë dëshmi penaliteti për të gjithë dëshmitarët dhe aty ka dëshmitarë që s’kanë lidhje me këtë punë. Por e bëjnë vetëm për presion që t’i mbajnë nga 8 orë apo 10 orë vetëm e vetëm me shpresën që të lëshojnë ndonjë deklaratë e pas kësaj të themi që kemi ndonjë indicje. Këto janë gjëra që nuk mund të ndodhin kurrë në një shtet demokratik dhe kur këto gjëra ndodhin kundër një deputeti i cili ka mundësi të mbrohet të jeni të sigurt që janë shumë qytetarë në këtë vend që nuk e akne këtë mundësi.
Nëse e humbisni këtë çështje në gjykatë z. Meta si do të veproni?
Nuk ka se si të humbas për të gjitha ato çështje që thashë më lart por edhe në rast se kjo ndodh për arsye të caktuara është Gjykata Evropiane. Unë nuk kam ndonjë nxitim sepse ndryshe do të kisha kërkuar të mbyllej për procedurë. Gjykatat të mira apo të këqija me ato probleme që kanë janë gjykata dhe janë mbi institucionet e tjera. Nuk themi dot që këto institucione japin vlerësime perfekte por në çdo rast kemi dhe Gjykatën Evropiane.
Mendoni se do të zgjasë kjo proces?
Ky është një proces që ka zgjatur pa kuptim sepse mund të ishte sqaruar për dy ditë. Por nuk kishte vullnet për ta sqaruar. Këtu ishte vullneti për ta ngatërruar politikisht të gjitha këtë çështjen. Natyrisht që do të zgjasë aq sa do të zgjasë. Unë nuk ndërhyj dot në mënyrën se si do të procedojë gjykata. Mua çështja më duket shumë e thjeshte se sa është ndërlikuar deri tani por kur nuk ke vullnet ta ndriçosh një çështje ashtu siç ka ndodhur me prokurorinë vonesë është normale. Si mund të bësh tre herë ekspertim dhe të mos sjellësh asnjë herë transkriptim nga ky ekspert ndërkombëtar? Kjo është një gjë shumë e thjeshtë. Shqetësimi im është se në këtë mënyrë prokuroria dhunon të drejtat e shumë e shumë qytetarë shqiptarë në këtë vend. Njëkohësisht ajo përpiqet që të gjithë koston për mos zbardhjen e shumë çështjeve t’ia veshi politikës apo edhe gjykatave. Kjo duhet të marrë fund një herë e mirë në Shqipëri. Këtu nuk bëhet fjala për të dënuar persona por që një institucion i cili nuk funksionon në zbatim të ligjit por si celulë politike përfundimisht të reformohet në mënyrë që të zbatojë vetëm ligjin dhe njësoj për çdo qytetar shqiptar. Kjo është në interes të forcimit të ligjit në Shqipëri dhe të besimit tek drejtësia.
Nuk mendoni se të gjitha këto deklarata që ju bëni janë presion ndaj prokurorisë?
Nuk ka asnjë presion sepse prokuroria e ka mbyllur punën e saj. Tanimë prokuroria është një palë në gjykatë siç jam edhe unë. Çdo gjë është e mbyllur. Unë me prokurorinë i kam konsumuar të gjitha veprimet e domosdoshme që një qytetar korrekt duhet të realizojë në këtë organ. Unë nuk kam asnjë vërejtje as pse prokuroria nuk e pushoi këtë çështje vetë dhe e çoi në gjykatë sepse edhe mund ta mirëkuptoj presionin politik. Por unë nuk mund të toleroj që të mund të bëjë gjithë këto shkelje të qëllimshme të cenohen dhe dhunohen të drejtat e mia si qytetar dhe njëkohësisht që gjithë ky proces nga prokuroria të kalkulohet vetëm për të më dëmtuar politikisht jo thjesht personin tim por edhe forcën time politike. Nuk është detyra e prokurorisë të merret me politike. Detyra e saj është të zbatojë vetëm ligjin.
Tani të kalojmë në një çështje tjetër. Të flasim pak edhe për politikë. Si i konsideroni ju zgjedhjet e 8 majit?
Padyshim që këto zgjedhje ishin me të mirat dhe më të pastrat që ka pasur Shqipëria siç u shpreh edhe z. Kantriman. 8 maji ka qenë një ditë e mrekullueshme pranverë e vërtetë. Edhe në vende të tjera evropiane ditën e zgjedhjeve ka ndonjë incident. Gjithmonë ka një lloj tensioni. Qytetarët shqiptarë më 8 maj votuan në një mënyrë evr
opiane. Pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë pra qytetarët kanë pasur besim tek integriteti i procesit. Natyrisht që çdo gjë ka qenë në parametrat më të larta. Për sa i takon Tiranës unë mendoj se këtu procesi ka qenë edhe më i mrekullueshëm pavarësisht nga zgjatja dhe ndoshta duhen bërë ndryshime në kod që të disiplinojmë më mirë zgjidhjen e situatave të tilla. Jam shumë dakord me shefin e misionit të ODIHR-it z. Stonestreet i cili tha në Kongresin amerikan që edhe administrata zgjedhore e vendeve më të zhvilluara do ta kishte të vështirë të menaxhonte një rezultat kaq të ngushtë. Megjithatë procesi ka vijuar në mënyrën më demokratike më transparente dhe më ligjore. Natyrisht që gjithë kjo zgjatje ka sjellë mësime të rëndësishme për të ardhmen dhe këto do të reflektohen në ndryshime të rëndësishme që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Asnjë herë më parë qytetarët shqiptarë nuk e kishin kuptuar rëndësinë e votës së tyre. Çdo qytetar shqiptar kuptoi se edhe vota e tij është shumë e rëndësishme mund të bëjë ndryshimin.
opiane. Pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë pra qytetarët kanë pasur besim tek integriteti i procesit. Natyrisht që çdo gjë ka qenë në parametrat më të larta. Për sa i takon Tiranës unë mendoj se këtu procesi ka qenë edhe më i mrekullueshëm pavarësisht nga zgjatja dhe ndoshta duhen bërë ndryshime në kod që të disiplinojmë më mirë zgjidhjen e situatave të tilla. Jam shumë dakord me shefin e misionit të ODIHR-it z. Stonestreet i cili tha në Kongresin amerikan që edhe administrata zgjedhore e vendeve më të zhvilluara do ta kishte të vështirë të menaxhonte një rezultat kaq të ngushtë. Megjithatë procesi ka vijuar në mënyrën më demokratike më transparente dhe më ligjore. Natyrisht që gjithë kjo zgjatje ka sjellë mësime të rëndësishme për të ardhmen dhe këto do të reflektohen në ndryshime të rëndësishme që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Asnjë herë më parë qytetarët shqiptarë nuk e kishin kuptuar rëndësinë e votës së tyre. Çdo qytetar shqiptar kuptoi se edhe vota e tij është shumë e rëndësishme mund të bëjë ndryshimin.
Ishte hera e parë që ju futeni në zgjedhje më këtë koalicion. Si e konsideroni rezultatin që ju dha ky koalicion?
Rezultati është shumë pozitiv në tërësi. Natyrisht që mund të ishte më i mirë por duhet të kemi parasysh që është një diferencë shumë e ndjeshme rreth 140 mijë vota midis dy koalicioneve. Përsa i takon Tiranës unë mendoj që fitorja e koalicionit tonë është shuam e qartë janë fituar 7 nga 11 minibashki është fituar shumica e Këshillit të Bashkisë së kryeqytetit dhe fitorja e z. Basha e cila edhe pse ka qenë e vështirë e bën atë akoma më të bukur dhe jam i bindur që shton përgjegjësinë e tij për bashkëpunim pa paragjykime politike e të çojë para projektet dhe premtimet mbresëlënëse gjatë fushatës.
Si e konsideroni rezultatin në Tiranë si Lëvizje Socialiste për Integrim?
Lëvizja Socialiste për Integrim pati një rritje shumë të ndjeshme gati 8 mijë vota. LSI-ja ka marrë mbi 21 mijë vota për këshillin e madh dhe mbi 23 mijë vota për këshillat e minibashkive . ka qenë një rezultat shumë pozitiv dhe është një bazë solide për të ardhmen. Ne e kemi thënë që në Kryeqytet ne ndihemi shumë mirë dhe pas këtyre zgjedhjeve mund të themi që në 2013 do të jemi akoma më mirë.
Përsa i takon 2013-ës edhe pse është ende larg mendoni se do të jeni në koalicion me Partinë Demokratike?
Ne kemi një marrëveshje të cilës i qëndrojmë. Natyrisht që deri në vitin 2013 janë edhe shumë punë të mëdha për tu bërë. Unë mendoj që këto zgjedhje kanë qenë shumë të rëndësishme për t’i dhënë një shtytje të mëtejshme gjithë koalicion dhe LSI-së për përmbushjen e të gjithë detyrimeve që ne kemi ndaj qytetarëve shqiptarë por edhe votuesve tanë.
Pas përfundimit të zgjedhjeve ju nisët një turn në të gjitha organizatat e LSI-së në rrethe. Ku konsiston ky tur. A do të reformohet LSI-ja? A do të ketë përgjegjësi?
Absolutisht që do të ketë përgjegjësi por unë këto nuk mund t’i nxjerr sot në këtë bisedë me ju dhe në mënyrë individuale për arsye sepse shumë shpejt do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së dhe do të përcaktohet një axhendë e plotë e cila në thelbin e vet do të synojë që mbi bazën e këtij rezultati të bëhen të gjitha reflektimet e duhura dhe të shkohet drejt zgjedhjeve të përgjithshme në LSI-së ku natyrisht do të nxirren të gjitha përgjegjësitë dhe do të merren përgjegjësi të reja.
Çfarë mendoni se ju solli ky rezultat në të gjithë vendin edhe pas këtij momenti të parë që ne biseduam së bashku prokuroria videoja hetime sulmet e pafundme etj?
Mendoj se të gjitha këto ishin lëvizje të dëshpëruara dhe qytetarët kështu i kanë kuptuar në tërësinë e tyre aq më tepër votuesit e LSI-së. ajo që është më e rëndësishmja për Lëvizjen Socialiste për Integrim lidhur me rritjen e saj të ndejshme të dukshme në raport me zgjedhjet e fundit është një mesazh shumë i qartë politik sepse u parashikua që LSI për shkak të koalicionit me PD-në do të humbiste elektoratin se votat që merrte LSI dikur i merrte sepse kishte qenë në koalicion me PS etj. Fakti tregoi se LSI ka elektoratin e saj e ka të qëndrueshëm solid dhe në rritje. Vendimet e LSI-së kanë qenë të drejta edhe për koalicionin me Partinë Demokratike që nuk ka qenë një vendim i lehtë për tu marrë dhe që LSI ka këtë përkrahje pikërisht sepse mbështetja për LSI-në vjen nga qëndrimet e saj politike të cilat orientohen gjithnjë nga interesat e vendit në radhë të parë por edhe të kontributeve që LSI ndjen se duhet të japë në drejtim të integrimit evropian të vendit.
Z. Meta mund të shkohet me këta ministra të qeverisë deri në fund të këtij mandati?
Nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja për mua është që LSI të intensifikojë të gjitha përpjekjet e saj ashtu si i gjithë koalicioni për të përmbushur sa më shumë detyrimet tona ndaj qytetarëve. Për sa i takon emrave ato janë gjithnjë emra dhe që në fund të fundit përfaqësojnë një forcë politike.
Përsa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Do të vazhdoni të këmbëngulni dhe t’i mbështesni
këto ndryshime?
këto ndryshime?