Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim

” Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për “Zërin e Amerikës”

Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për “Zërin e Amerikës”

META: Respektimi i Kushtetutës dhe barazia e votës qëndrime të pa ndryshueshme për LSI-në.

Z. Meta çfarë ndikimi mendoni se ka imazhi i Shqipërisë mbi klimën e investimeve?
Mendoj se Shqipëria e ka arritur  t’i tërheqë me sukses investimet e huaja sidomos gjatë viteve të fundit pavarësisht se kanë qenë vite të vështira në përgjegjësi për ekonominë botërore por edhe për ekonominë rajonale. Absolutisht që përmirësimi i transparencës lufta kundër korrupsionit shkurtimi i të gjitha barrierave administrative dhe burokratike kanë qenë prioritet dhe do të vazhdojnë të jenë prioritet. Sikurse u vu re edhe në propozimet që tashmë janë ndërmarrë nga Task Forca për reformën rregullatore e asistuar edhe nga USAID-i të cilat kanë përmirësuar dhe do të përmirësojnë edhe më tej klimën e biznesit në Shqipëri. Ndërkohë që konferenca e organizuar nga Universiteti “Xhon Hopkins” këtu në Uashington evidentoi një problem të rëndësishëm që është pikërisht përpjekja e të gjithë vendeve të rajonit për të krijuar rajonal jo thjesht një treg individual të çdo vendi pasi  madhësia e tregut është përcaktuese për të tërhequr investitorë të huaj serioz në rastin konkret investitorë të mëdhenj amerikanë.

Në procesin tuaj që u hap gjykata ju nxori të pafajshëm por për politikanin ka dhe një kriter tjetër të rëndësishëm që është perceptimi që ekziston për të. Mendoni se është e saktë të thuhet se si politikan ju keni humbur në këtë rast?
Unë këtë pyetje nuk arrij do të kuptojë për arsye sepse nuk besoj se ka pasur ndonjë që ka nuk e ka ditur që e gjithë kjo lojë ka qenë një lojë vetëm politike e paprovuar mbi legjislacionin shqiptar legjislacionin evropian dhe atë ndërkombëtar. Megjithatë ka qenë një lojë që unë e kam pranuar përderisa kam një përgjegjësi publike. Kjo do të thotë që edhe pse kam qenë i bindur për gjithçka të paligjshme e politike kam dhënë dorëheqjen pikërisht për shkak të kësaj ndjeshmërie që mund të ekzistojë në përgjithësi për politikanët për tu paraqitur përpara ligjit pa funksione qeveritare si çdo qytetar shqiptar. Njëkohësisht të gjithë këtë proces i cili është demontuar hap pas hapi prej gati një viti absolutisht që unë kam kërkuar që t’i shkoj deri në fund dhe që kjo çështje të mos pushohej për procedura pavarësisht se gjykata i konsideroi shumicën e veprimeve të kryera nga prokuroria si veprime të paligjshme në kundërshtim me ligjin shqiptar me Kodin e Procedurës Penale dhe me Konventat Europiane ku Shqipëria aderon. Ndërsa për sa i takon aspektit moral ky aspekt ka përfunduar përpara gjyqit sepse më 8 maj në zgjedhjet e përgjithshme vendore të cilat ishin mëse politike për shkak të politizimit të qasjeve që iu bë natyrisht jo nga ana ime apo e LSI-së LSI pati një rritje prej 50% të votave dhe rritja më e madhe u shënua në Tiranë ku beteja ishte edhe më politike.

A keni ndërmend të ktheheni përsëri në qeveri?
Kjo nuk aspak një çështje e rëndësishme apo një prioritet për mua. Për mua është përshpejtimi i integrimit evropian ptë Shqipërisë. Kjo është edhe një nga temat kryesore që kam diskutuar edhe këtu në Uashington në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në shumë institucione të tjera edhe në Kongres edhe në Senat me drejtuesit më të rëndësishëm që merrem me marrëdhëniet e Kongresit dhe Senatit me Europën. Ajo që është e rëndësishme është se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përkrahjes së jashtëzakonshme që i dhanë Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO tani gjithë prioritetin e tyre kryesor në raport me Shqipërinë por edhe me rajonin e kanë në drejtim të përshpejtimit të axhendës integruese gjë që u theksua edhe nga zëvendëssekretari i shtetit zoti Reeker edhe në takimin me mua por edhe në konferencën të cilës edhe iu referuat. Në këtë drejtim lufta kundër krimit të organizuar lufta kundër korrupsionit mbeten një prioritet. Kjo ishte edhe një nga arsyet e takimit tim me administratorin e Agjencisë së luftës kundër trafikut të drogës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam i sigurt që Shqipëria do të shënojë progres të vazhdueshëm edhe  me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Juve me zotin Prifti keni shpallur “armëpushim” por ka kritika që thonë se kjo është një marrëveshje e heshtur për të fshehur diçka. Cili është komenti juaj për këto kritika?
Nuk kam shpallur as “luftë” as “armëpushim” me asnjë politikan dhe nuk kam asnjë raport personal me askënd. Unë kam kërkuar që kjo çështje të hetohet dhe të hetohet deri në fund dhe natyrisht dëshmitari i vetëm praktikisht nga 20 dëshmitarë që solli prokuroria në gjyq bëri punën e tij deri në fund. Kjo është çështje e tij. Unë nuk kam ndërmend të merrem me çështje të cilat nuk kanë të bëjnë as me vizionin tim me të ardhmen e vendit dhe as me çështjet e tjera për më tepër me çështjet që janë pjesë e punës që do të bëjë drejtësia dhe gjykata.

Për sa i përket reformës zgjedhore ju keni bërë dy propozime konkrete dhe a keni marrë mirëkuptimin e Partisë Demokratike me të cilët jeni edhe aleatë në qeveri?
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim çështja e Reformës Zgjedhore nuk  është çështje as e dy partive qofshin këto  le të themi të mëdha siç quhen. Unë mendoj se kjo është çështje e qytetarëve shqiptarë sepse bëhet fjalë për respektimin e të drejtës së votës së tyre.  Në këtë drejtim qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar për të respektuar dhe këtë parim kushtetues q&e
uml; ka të bëjë me barazinë e votës dhe që është shprehur në mënyrë shumë të qartë e cila praktikisht është cenuar dhe cenohet nga i ashtuquajturi model spanjoll i sistemit tonë proporcional rajonal. Ne i kemi bërë disa propozime partitë e tjera kanë bërë propozime të ndryshme. Shpresoj që ky proces të ecë përpara pa paragjykime.

A mendoni se do të arrihet të përmbyllet në kohë ky proces dhe të mos ketë mungesa sikurse ka ndodhur në të kaluarën në Shqipëri?
Është një proces që duhet të eci më shpejt është një proces i rëndësishëm edhe për të përparuar me procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga ana e vendit tonë. Gjithashtu zgjedhjet nuk janë shumë larg. Pra sa më shpejt të përfundojnë ndryshimet në kod aq më shpejt në kohë do të kemi të gjithë së bashku për të inflementuar këto ndryshime mbi gjithë infrastrukturën e administrimit të zgjedhjeve.

A mendoni se Shqipëria do të marri statusin e vendit kandidat në fund të vitit dhe nëse po cilat janë çështjet më të mprehta që do të realizohen deri më atëherë?
Për mendimin tim do të ishte një padrejtësi e madhe nëse Shqipëria nuk do ta merrte statusin e vendit kandidat.

Padrejtësi në drejtim të kujt?
Padrejtësi në drejtim të qytetarëve shqiptarë në drejtim dhe të raportit Shqipëri-Bashkim Europian në drejtim dhe të asaj që Shqipëria ka bërë bën për paqen e stabilitetin në rajonin e Ballkanit përmes një politike shumë të vlerësuar.

Nuk besoj se ju po e hidhni fajin tek Bashkimi Europian?
Nuk është ky qëllimi im t’ia lë fajin dikujt aq më tepër në drejtim të paditur. Por Shqipëria përsa i takon kriterit ekonomik i ka përmbushur thuajse të gjitha detyrimet dhe është një vend që është vlerësuar e vlerësohet sa i takon të gjitha këtyre reformave. Shqipëria dhe përsa i takon dhe përafrimit të legjislacionit ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe kjo është vlerësuar. Përsa i takon disa çështjeve të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me dialogun politik kuptohet që nuk ka qenë vullneti këtu për të miratuar disa gjëra që u miratuan ditët e fundit por që mund të ishin miratuar dhe para dy vjetësh apo dhe gjëra të tjera që pritet të miratohen por që duhet të ishin miratuar dy vjet më parë sikurse është dhe rasti i Gjykatës Administrative e cila ka të bëjë edhe me rritjen e transparencës ka të bëjë dhe me luftën kundër korrupsionit edhe me përmirësimin e klimës së biznesit dhe me shumë elementë të tjerë. Ndaj unë besoj se Shqipëria duhet ta marrë statusin dhe angazhimi ynë është që ne t’i plotësojmë të gjitha këto angazhime të gjitha këto prioritete ndërkohë që duhet të kuptojmë që ka dhe prioritete të cilat do të jenë për një kohë të gjatë si të tilla.

 

0x323031322d30332d3239 AKTIVITETE ilir+meta+300.png ”