Intervista e Kreut të LSI-së

Intervista e Kreut të LSI-së

Intervista e Kreut të LSI-së Ilir Meta dhënë në emisionin “Opinion”

Z. Meta siç e dini sot është një ditë që është dominuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë që deklaroi pafajësinë tuaj në atë që mund të quhet çështja Meta-Prifti por që në të vërtetë më shumë se çështja Meta-Prifti është një kërkesë e Prokurorisë që ju të dënoheshit me 2 vjet burg dhe 10 milion lekë të vjetra gjobë. A ishte i pritshëm ky vendim i drejtësisë nga ana juaj?
Që ditën e parë që është transmetuar një video në emisionin ‘Fiks Fare’ në televizionin kombëtar Top Channel unë e kam bërë të qartë që kemi të bëjmë me një montazh dhe po kështu kam konfirmuar se i gjithë ky manipulim dhe ky mashtrim do të përfundonte me turp për ata që e inskenuan e sponsorizuan. Pra vendimi i dhënë për mua ka qenë i pritshëm që në fillim. Është zvarritur në një mënyrë të pajustifikuar madje ka pasur tentativa të papara për t’u shtyrë edhe më tej. Ka qenë një çështje shumë e thjeshtë për mendimin tim nga ana juridike ligjore nga ana shkencore por e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i motivimit ekstrem politik të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Unë jam krenar që pas një viti pavarësisht nga vështirësitë pavarësisht nga sakrificat unë kam sjellë një standard të ri i kam shkuar një akuze deri në fund. Nuk kam kërkuar që çështja të mbyllet nga Gjykata e Lartë për shkelje të procedurave apo të ligjshmërisë nga ana e organit të akuzës. Çështja ka vajtur deri në fund deri në themel dhe ky vendim unanim flet qartë. Unë do t’iu ftoja që të merrnit jo materialin e dhënë në ‘Fiks Fare’ po atë të dhënë në laptop i cili gjithashtu nuk është origjinal dhe rezulton me disa ndërprerje ta japin pa titra dhe në qoftë se ju dëgjoni gjë unë do t’iu përgëzoja pasi eksperti amerikan nuk dëgjoi gjë. Edhe eksperti anglez nuk kishte çfarë të dëgjonte pasi ju përsëris se filmimi origjinal nuk ekziston në asnjë provë materiale dhe në radhë të parë në orë. Ne duhet t’i referohemi atyre që thonë ekspertët sepse Prokuroria e kishte bërë akuzën përpara se çështja të fillonte dhe të bëhej publike. Të kthehemi pak tek prova. Për këtë video-montazh janë bërë katër ekspertiza zyrtare tre nga Prokuroria të treja të paligjshme që nuk është respektuar ligji shqiptar. Me ekspertë të huaj janë bërë inspektimet por jo sipas kodit të procedurës penale
Ç’do të thotë sipas kodit të procedurave penale?
Sipas kodit të procedurës penale është një procedurë e caktuar. Të gjithë juristët e dinë shumë mirë. Këto veprime bëhen në mënyrë të ligjshme. Eksperti që do të zgjidhet të cilin ka të drejtë prokuroria i bëhet e ditur edhe palës paditëse në rastin konkret mua apo avokatëve të mi. Së dyti eksperti që do të bëjë këtë ekspertim duhet të betohet tek një gjykatë tek gjykata amerikane gjykata italiane zvicerane sepse në rast se ky nuk bën këtë betim ai nuk është i përgjegjshëm. Por veprimet e prokurorisë kanë qenë të qëllimshme të paligjshme dhe të motivuara politikisht dhe ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht. Nëse ka diçka që unë kundërshtoj kategorikisht në vendimin e sotëm (djeshëm) të Gjykatës është që ato shpenzime nuk i takojnë shtetit ato i takojnë personave përgjegjës në prokurorinë e Përgjithshme që e kanë shkelur ligjin me qëllim. Që nga akti i parë i ekspertimit që nga akti i dytë që nga akti i tretë i ekspertimit në vijimësi është shkelur ligji. Si është shkelur ligji? Pra në radhë të parë nuk është zbatuar Kodi Procedurës Penale. E para ekspertët nuk janë botuar para një gjykate. Ndërsa ekspertët shqiptarë u betuan para gjykatës shqiptare dhe mbajnë përgjegjësi për çdo pasaktësi apo pavërtetësi sepse ligji është i qartë. Ne nuk dimë cilat janë pyetjet e vërteta dhe përgjigjet e vërteta që kanë ardhur nga ekspertët e huaj. Pavarësisht që ka një gjë që eksperti amerikan e ka bërë të qartë që nuk gjendet filmimi origjinal në orën  që është dorëzuar. Ai ka kërkuar  duke menduar që filmimi midis meje dhe personit në fjalë është aty dhe është fshirë. Ai ka kërkuar por ka gjetur gjë tjetër të cilin e ka prokuroria. Nuk ka gjetur këtë video. E dyta unë e kam thënë që ditën e parë që unë jam. Po ne jemi këtu bashkë. Sepse tani jemi bërë të gjithë ekspertë. Një ekspert në bazë të programit të manipulimit në audio duke pasur parasysh fjalorin tonë tuajin apo timin ai mund të ndërtojë një bisedë krejt ndryshe siç ndodh që bëhen tërë ato montazhe që nga filmat që shikojmë ne e shumë shumë gjëra të tjera. Nuk ekziston filmim origjinal. Nuk ekziston provë origjinal absolutisht.  
Por ai ju ka filmuar zoti Meta?
Nuk e di. Ky është problemi i tij sepse unë nuk kam filmuar njeri. Nuk ekziston filmim origjinal. Është kërkuar nga eksperti amerikan dhe ka gjetur tjetër gjë.  Prokurori i çështjes së seancën e bërë në Gjykatën e Lartë në momentin që Gjykata miratoi tre ekspertët shqiptarë dy prej të cilëve profesorë me studime në shkollat më të njohura evropiane dhe eksperti tjetër eksperti për audion i cili kishte qenë ekspert në çështjet që prokuroria kishte pasur më përpara. Të njëjtët prokurorë që merreshin me këtë çështje. Në këtë moment prokurori i çështjes ka kërkuar fjalën duke thënë se objekt-ekspertimi nuk duhet të jetë ora e cila është prova e “mbretëreshës” pasi në bazë të kësaj derivojnë të gjitha të tjerat. Ai ka thënë këtë gjë sepse filmimi Meta me tjetrin
nuk ekziston në orë. Është e shkruar e zeza në të bardhë në procesverbalet e Gjykatës së Lartë. Nuk ekziston ka thënë prokuroria. Ndërkohë që edhe në Parlament në mënyrën sesi është servirur relacioni është një mashtrim i vërtetë sepse nuk shtrohej çështja a është apo nuk është Meta në këtë video por problemi shtrohej çfarë është biseduar në këtë video ? A janë të vërteta këto titra ?
Prokuroria thotë; Këtë regjistrim audioviziv dëshmitari Dritan Prifti e ka kryer përmes një pajisje jo profesionale të kamufluar në një ore tavoline dhe e ka shkarkuar menjëherë në lap-topin e tij sapo ka mbaruar regjistrimin pasi pandehuri Ilir Meta është larguar nga zyra e tij. Pra prokuroria dëshmon që regjistrimi sipas dëshmisë së zotit Prifti është bërë nga ora?  
Ky është një relacion i bërë tjetërkund. Këto që po ju them unë janë fakte. Nuk ekziston ky filmim. Nuk e kanë gjetur ekspertët shqiptarë nuk e ka gjetur eksperti amerikane dhe nuk ka ekspert në botë që ta gjejë. Atje ekzistojnë shumë imazhe që nuk merren vesh kush i ka futur për të shkatërruar prova të caktuara. Kjo është tjetër çështje. Absolutisht që nuk ka provë origjinale. Nuk është bërë me atë orë që pretendohet kjo është bërë me orë tjetër. Në atë orë nuk ekziston provë origjinale. Eksperti amerikan ka kërkuar duke menduar se kjo është fshirë dhe ka gjetur diçka tjetër. Këtë e ka konfirmuar vetë prokuroria. Tani se çfarë quan prokuroria të vërtetë është çështje e saj dhe nuk dua të hyjë në këtë çështje. 
Përse prokuroria ka kërkuar 2 vite e gjysmë burg për ju kur nuk ekziston asnjë fakt për ta vërtetuar këtë?
Po të doni videon do tua dërgoj të gjithëve dhe në qoftë se ata dëgjojnë ndonjë gjë atëherë unë do të jem shumë transparent. Kjo çështje nuk quhet e përfunduar thjesht me faktin e vendimit të gjykatës. Pra nuk ka filmim origjinal. Prokuroria ka mashtruar Parlamentin ka mashtruar opinionin publik ka marrë përsipër të luftojë politikisht Ilir Metën të luftojë LSI-në për arsyet e saja dhe për këtë nuk ka problem.
Z. Meta cili është komenti juaj në lidhje me dëshmitë e z. Prifti e cila në fakt përputhet me atëv që është thënë në video?
Tre akuza kishte prokuroria ndaj Ilir Metës. Një akuzë ishte që unë kisha ndërhyrë për të bërë emërime të paligjshme për një person me iniciale A. H për të cilin kisha kërkuar që të emërohet në Inspektoratin e Karburanteve dhe që kishte një borxh ndaj kompanisë Albpetrol për një shumë të caktuar. Pasi prokuroria hetoi doli që personi A. H nuk ishte ky person por një tjetër dhe këtë çështje nuk e çoi në gjykatë si akuzë. 
A keni insistuar ju për të dhënë këtë koncesion kundrejt një shpërblimi prej 7%?
Lidhur më çështjen e koncesionit për hidrocentralin unë kam thënë që në fillim që këtu bëhej fjala për një bashkim ortakësh ku ishin edhe disa prej kompanive të huaja. Ky personi në fjalë ishte përfaqësues i njërës prej tyre dhe ngriti pretendimin që po zvarriteshin për muaj të tërë kishin fituar një gjyq në Gjykatën e Apelit i cili ishte i formës së prerë dhe që kishin pasur një dëm prej 700 mijë euro. Mbi këtë mero zyrtare siç doli edhe nga gjykimi ishte fakti që e vërteta ishte ajo që thashë unë dhe vetë ministri i asaj kohë mbi memon zyrtare zyrtare të kësaj kompanie kishte bërë shënimin që këta e kanë fituar gjyqin dhe jepte një lloj ok që të vazhdoheshin procedurat. Pra kjo ishte shumë e qartë dhe ky material kishte qenë prej gati 2 muajsh dhe u konfirmua ajo që kisha thënë që në fillim. Lidhur me çështjen tjetër për një tender në kompaninë Albpetrol në sallën e gjyqit plasi një gallatë e madhe. Në qoftë se do i referohemi titrave nga ata që e realizuan këtë montazh për episodin në fjalë të filmuar më 1 mars thuhet se këtë çështje unë do ta anuloj. Pastaj thuhej nga ana ime po mire anuloje. Në deponimin e personit në fjalë të bërë në prokurori zotëria ka thënë që “ai më kërkoi mua që ta anuloj pasi personi në fjalë nuk ishte bërë gati për të fituar”. Gallata e madhe plasi për arsye sepse ndërkohë që unë jam filmuar më 1 mars po atë ditë  pak orë më parë ka qenë tenderi tek Albpetroli dhe personi që thuhej që nuk ishte bërë gati ishte i vetmi që kishte marrë pjesë dhe ishte i interesuar që të mos anulohej. Pra titrat ishin vendosur shumë gabim sepse kjo nuk ka logjikë. Personi në fjalë nxori dokumentet që interesi i tij nuk ishte anulimi por e kundërta. Gallati plasi se kjo sasi ishte dhënë më datë 10 shkurt pra 3 javë para kësaj bisede dhe ishte dhënë një kompanie që sipas personit në fjalë ishte ortak me njerëz të afërt të zotërisë që më përgjonte. 
A keni ndërhyrë te drejtësia z. Meta?
Te cila drejtësi? Si mund të ndërhyja unë dhe pse. Unë i kam thënë prokurorit të çështjes të gjithë çështjen dhe që të bëjë çdo hetim. Këtë ia kam thënë edhe Kryetares së Kuvendit dhe kam qenë gjithmonë i hapur për të bashkëpunuar me prokurorinë që ajo të bashkëpunojë sa më mirë në këtë çështje. Ajo i është shmangur këtij bashkëpunimi sepse herën e parë e çoi fshehurazi kërkesën për ekspertizë dhe manipuloi gjithçka. Herën e dytë i thamë që të mos e bënte më këtë gjë sepse duke shkelur ligjin jo vetëm që krijon probleme por nuk sjell as edhe një provë t&eum
l; vlefshme në gjykatë dhe ajo nuk mund të marrë mbi bazë një provë të paligjshme. Përsëri e bëri këtë veprim. Herën e tretë e çoi në Angli ndërkohë që është një teori e qartë që në këtë fushatë që në qoftë se një gjë nuk është origjinale me çdo ndërhyrje që bën e përkeqëson dhe nuk e përmirëson. Ata thanë që do ta çojnë në një ekspert të policisë britanike dhe në fund doli që ai ishte një person privat. Ndërkohë që vjen momenti i ekspertëve shqiptarë dhe prokuroria thotë që ora nuk e ka filmimin prandaj nuk e kemi pse e bëjmë këtë ekspertizë. 
Megjithatë akuza juaj ndaj prokurorisë që ka ngritur një akuzë e nxitur nga krimi i organizuar është shumë e rëndë apo jo?
Nuk është fare e rëndë. Kam shumë të drejtë sepse në mënyrë të qëllimtë prokuroria ka shkelur ligjin me kokëfortësi të paparë dhe ka pasur një urdhër në këtë drejtim. Unë kam bashkëpunuar në mënyrën më të hapur derisa dukej qartë që ata donin të ndërmerrnin veprime të paligjshme. Kulmi u arrit kur prokuroria një ditë para se përfundonte fushata e zgjedhjeve vendore më foton që të më komunikonte akuzën për korrupsion. Ka kaq shumë rastësi sa të gjitha plotësojnë konkluzionin tim. 
Ju po thoni që Prokuroria po përdorej nga opozita?
Po por jo e gjithë Prokuroria pasi ka prokurorë të ndershëm. Unë nuk jam ankuar pse Prokuroria ka hetuar përkundrazi unë kam shkuar vetë kam dhënë dorëheqjen që njerëzit të mos mendojnë që ky po shkon në Prokurori si Zv. kryeministër të bëjë presione absolutisht. unë kam kërkuar vetëm të zbatoj ligjin asgjë tjetër.
Ju refuzuat menjëherë pas ngjarjes të jepnit dorëheqjen në këtë studio dhe të nesërmen më pas dhatë dorëheqjen. Çfarë ndodhi? Ju thatë që nuk kam bërë asnjë faj. 
Po nuk kam bërë asnjë faj. 5 me 0 është shumë e qartë. Unë jam politikan dhe duke qenë se jam politikan është detyra ime që kur sulmohem edhe poshtërsisht edhe në mënyrë të paligjshme edhe në mënyrë mafioze të sillem si politikan që do të thotë që që në ditën e parë për të mos thënë në ditën e dytë u bë e qartë që kishim të bënim me një montazh sepse ju e dini që gjoja aty ishte implikuar gjoja dhe kryeministri. Edhe ata që e kishin bërë u detyruan të pranonin se kishim të bënim me një montazh e kështu me radhë. E dyta e jap kur e shoh unë të arsyeshme dhe të dobishme për qëllimet jo vetëm të miat politike të forcës që unë përfaqësoj e kështu me radhë. Këto presione i ka pasur dhe Kryeministri të cilit unë i kam thënë vetë disa ditë përpara që mua më bëhet shantazh unë kam qenë shumë korrekt jam i sigurt që ky është një manipulim unë nuk e pranoj shantazhin. Fakti se pse unë dhashë dorëheqjen një ditë pasi isha në emisionin tuaj ka të bëjë me arsyet e një informacioni të veçantë që unë kisha dhe që mora nga burime inteligjente ndërkombëtare. 
Shërbime sekrete ndërkombëtare?
Nuk mund të them zyrtarisht por janë burime inteligjente ndërkombëtare që ky lloj manipulimi do të përdorej për të nxitur dhunë por dhe viktima. Pra që populli u shokua nga korrupsioni i qeverisë dhe i zv-kryeministrit dhe të shpërthejë të mos përmbahet t’i vërë zjarrin qeverisë Ministrisë Ekonomisë Kryeministrisë gjithë bulevardit.
Ju po thoni që e dinit se 21 janari do të ndodhte që më përpara?
Nuk duhet të harroni që unë e kam paralajmëruar publikisht nga selia e LSI-së 3-4 ditë përpara 21 janarit se në 21 janar do të ketë sulm ndaj institucioneve që elementë të inkriminuar janë paguar për të sulmuar Kryeministrinë e kështu me radhë. Dhe dy ditë përpara 21 janarit sekretari i përgjithshëm i LSI-së