Ilir Meta

Ilir Meta

” Ilir Meta Kryetari i LSI takim me anëtaret e LGI ne njësinë bashkiake nr.7

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Forumin e Gruas për Integrim (LGI) në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë. Në këtë takim z. Meta ka prezantuar në emër të Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Krenar Alimehmeti i cili wshtw propozuar nga PDIU.
Deklarata e kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në takimin me gra të njësisë bashkiak nr. 7 në Tiranë 
Lëvizje Socialiste për Itegrim në tre kandidatët e para këtu për këshillin e bashkisë suaj të njësisë nr. 7 dy janë prej jush ashtu sikurse jam shumë i kënaqur që në katër kandidatë që ka LSI për kryetar të njësive bashkiake të Tiranës dy janë prej jush njëra që drejton aktualisht njësinë bashkiake të Kombinatit Luzhjana Abazi si dhe Erisa Xhixho që drejton minibashkinë numër 5.
 Qytetet e tjera të rëndësishme kryesore të vendit përfaqësimi i grave dhe i vajzave nga ana e LSI-së është maksimal dhe në shumë prej tyre ato drejtojnë listat për këshillat bashkiakë si në Durrës në Korçë e kështu me radhë. 
Unë besoj se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse duke qenë zgjedhje që do të kontribuojnë që zgjidhjen e problemeve të qytetarit të komunitetit në radhë të parë këto zgjedhje do të ndihmojnë për të përmirësuar më shumë pozitën e gruas të nënës vajzës në familje dhe në komuniteteve dhe natyrisht në të gjithë shoqërinë tonë sepse shumë nga problemet më të mëdha që ju ndeshni çdo ditë në komunitetin ku ju jetoni janë probleme për të cilat duhet të kujdeset pushteti vendor njësia vendore dhe në rastin konkret dhe bashkia e kryeqytetit. 
Ne e dimë se problemet ekonomike janë probleme parësore dhe ato sociale e dimë se duhet bërë shumë më tepër dhe ajo që dua të vlerësoj në programin e paraqitur nga kryetari i ri i bashkisë z. Basha që  është pikërisht marrja e përgjegjësive sociale të bashkisë si një koncept i ri i domosdoshëm që bashkia dhe ata që zgjidhen të marrin përsipër për të kontribuar për rritjen e punësimit dhe kuptohet për uljen e papunësisë përmes iniciativave të tyre përmes bashkëpunimit me sipërmarrjen private vendase dhe të huaj përmes krijimit të skemave të punësimit dhe të vetëpunësimit pra të bizneseve të vogla pasi një bashki sidomos si kjo e Tiranës i ka të gjitha mundësitë resurset financiare për të ndërmarrë skema të tilla. 
Ne si LSI një ndër prioriteteve kryesore për këto zgjedhje në bashkinë e Tiranës kemi ngritjen e një skeme që do të arrijë të kreditojë me kushte lehtësuese krijimin e 2000 bizneseve të vogla në qytetin e Tiranës. Është një përgjegjësi jo vetëm e qeverisë dhe e ministrisë së punës por dhe e bashkisë për tu kujdesur për rritjen me mundësive për formimin profesional të grave dhe vajzave në mënyrë që të rriten mundësitë e tyre për tu integruar në tregun e punës. Një angazhim tepër i rëndësishëm në këtë drejtim është asistenca falas për të gjitha ato gra dhe vajza që kanë shpirtin e sipërmarrjes dhe kërkojnë ngritjen e bizneseve të ndryshme. 
Dua të përshëndes në mënyrë të veçantë një vendim të marrë së fundi nga qeveria dhe që ka qenë një nga objektivat kryesore të LSI-së në drejtim të punësimit por edhe në drejtim të ruajtjes së vendeve ekzistuese të punës dhe të rritjes së tyre pasi bëhet fjala për një industri ku sot punojnë rreth 100 mijë gra dhe vajza pra të industrisë fasoneve. Heqja e taksës së fasonëve prej 12.5 % që është një hap shumë i rëndësishëm për të lehtësuar këto biznese për të mbrojtur vendet aktuale të punës dhe për të rritur vendet e punësimit në këtë aktivitet. 
Natyrisht ka dhe shumë angazhime të tjera të cilat do të japin efektin e tyre shumë shpejt dhe besoj se kjo gjë do të ketë filluar të zbatohet sikurse ka qenë ndryshimi në ligjin për ndihmën ekonomike i bërë në fund të këtij viti që kemi lënë pas i cili garanton që gratë kryefamiljare të marrin ndihmë ekonomike të plotë. Ashtu sikurse është në proces përmirësimi i ligjit për ndihmë ekonomike që parashikon trajtimin me ndihmë ekonomike të nënave me fëmijë për të përmirësuar ushqyerjen dhe rritjen e tyre. 
Një problem madhor i Bashkisë së Tiranës dhe besoj edhe në njësisë tuaj e cila është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme në këto 20 vite është pikërisht normalizimi i procesit të edukimit të fëmijëve që nga kopshtet dhe shkollat fillore dhe kështu me radhë. 
Sepse Tirana ka një mungesë të theksuar për shkolla të reja të cilat do të bënin të mundur normalizimin e procesit të formimit të fëmijëve në të gjithë kryeqytetin sepse e dimë se klasat kudo janë të mbingarkuara gjë që cenon drejtpërdrejtë cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit të fëmijëve tuaj. Në këtë drejtim përgjegjësitë e bashkisë janë shumë të mëdha sepse është ajo që duhet të garantojë hapësira për këtë qëllim pra hapësirat për shkrola të reja për kopshte të reja në mënyrë që të arrihet drejt një procesi të mësimdhënies të standardeve evropiane ky është një angazhim tjetër shumë ji rëndësishëm i yni. 
Unë mendoj se Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Ka nevojë për tu marrë me cilësinë e jetës të atyre që jetojnë në Tiranë. Sepse në shumë zona në shumë lagje kushtet janë vërtetë edhe më keq se në komuna të largëta të vendit. Ndaj duhet një kujdes e jo vetëm për vendet ku ka vizibilitet më të madhe pra për sheshet dhe rrug&eu
ml;t kryesore pro është e domosdoshme që investimet të shkojnë kudo atje ku ka përqendrime të mëdha të komuniteti dhe ku shpesh po ra pak shi duhet të përdorësh çizmet se këpucët dalin jashtë përdorimit sidomos për gratë vajzat dhe për nënat. 
Unë jam i bindur se në këto zgjedhje Tirana do të votojë për veten e saj për zgjidhjen e problemeve sepse Tirana është shtuar dhe do të shtohet ky është një proces që nuk do të ndërpritet nga askush. Por problemet që vijnë për shkak të rritjes së qytetit i duhet paraprirë nga bashkia dhe njësitë bashkiake me projekte që japin zgjidhje emergjente por që janë pjesë e një plani afatgjatë. Nuk mund të vazhdohet me asfalte elektorale që hidhen çdo vit apo çdo 2-3 vjet. U bënë 11 vjet sa herë është shqepur bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Të shikosh natën punëtorët e baskisë heqin e vënë pllaka qe kanë lëvizur gjatë ditës. Nuk mund të vazhdojë më Tirana pa një master-plan të zhvillimit urbanistik. Është e papranueshme ka 11 vjet që Tirana nuk ka një master-plan të zhvillimit urbanistik. Prandaj kemi këto probleme që kanë zonat e Tiranës ku nuk hynë dot as ambulanca as zjarrfikësja dhe ka zona të cilat duhet ta kishin të zgjidhur problemin për shkolla të reja për kopshte për kënde sportive për kënde për moshën e tretë e kështu me radhë. 
Nuk është e vështirë për të bërë një master-plan ka studio kudo në Shqipëri dhe në të gjithë Europën të cilat këto gjëra i bëjnë shumë thjesht duke vendores parametra europiane duke e vendores në përputhje me territorin me numrin e qytetarët dhe kërkesat që ka vetë standardi evropian i jetës së një qytetari pra për gjelbërimin arsimimin për ambientet sociale e sportive. Por nuk ka pasur vullnet sepse i vetmi merak i tij ka qenë dhënia e lejeve të ndërtimit të cilat e kanë bërë Tiranën të kthehet në një nga qytet kampione në kuptimin negativ në botë përsa i takon korrupsionin në dhënien e lejeve të ndërtimore. 
Ndaj janë shumë arsye të tilla që imponojnë një ndryshim të domosdoshëm të Tiranës. Ne si LSI kemi besim të plot se Tiranë nuk do të ndryshojë thjesht kryetarin bashkisë por do të ndryshojë mënyrën e drejtimit. Do të ketë një drejtim transparent dhe një angazhim i LSI e cila do të jetë forcë përcaktuese edhe për këshillin e bashkisë por edhe një nga angazhimet e kandidatit të Aleancës për Qytetarin është bërja transparente on-line e buxhetit të bashkisë. Pra sa është sasia e taksave nga vijnë këto taksa dhe sa shpenzohen. Ndërkohë që ka 2 vjet që kryetari që po ikën e bashkisë nuk çon buxhetin në bashkinë e Tiranës për ta miratuar por e kalon sipas një varianti që është 1 të 12 çdo muaj sepse nuk dëshiron të bëjë transparente para këshillit këtë proces. Si administrohen taksat vendore në të mirë të qytetit. Nuk mund të administrohet në këtë mënyrë arrogante. 
Unë kam dëgjuar vetë kryetarin e njësisë bashkiake numër 7 Pandi Sara në një emision televiziv para dy tre javësh tek TVSH bashkë me tre kryetarë të tjerë njësisë bashkiake të Tiranës ku deklaronin se asnjë kompetencë nuk i është dhënë minibashkive sepse njësia minibashkiake numër 7 është më e madhe se Korça se Berati etj ndërsa njësia bashkiake numër 5 është më e madhe se Elbasani. Dhe në kundërshtim me ligjin nuk i jepen kompetenca. Ndërkohë që është më e lehtë për qytetarin që n jë problem që ka ta zgjidhë me kryetarin e minibashkisë sesa të shkojë te bashkia qendrore ku kryetari është part-time. Dhe është gjithë ajo administratë që nuk vihet në efikasitet. Nga njëra anë kërkohet decentralizim i pushtetit nga qeveria në bashki dhe komuna dhe kjo është shumë e drejtë dhe nga ana tjetër kur vjen fjala për të dhënë shembullin konkret gjithçka përqendrohet vetëm në një dorë. Ndërkohë që janë 11 njësi bashkie që zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe që një pjesë e mirë e problemeve duhet të zgjidhen këtu te njësia 7. Pandi thoshte që kishin disa vite që nuk takoheshin me kryetarin e bashkisë. Pra kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte kohë që nuki i takonte kryetarët e minibashkisë dhe nuk i pyeste për asgjë. Kur nuk priste kryetarët e minibashkive si mund të takonte qytetarët dhe të zgjidhte problemet e tyre. Mesa duket kjo që tha Pandi i kushtoi që të mos rikandidohet sërish nga PS. 
Ne jemi shumë të lumtur që këtu kemi si kandidat të Aleancës për Qytetarin një figurë shumë të njohur sidomos për sportdashësit i cili ka qenë një futbollist shumë i njohur i ekipit të Tironës i kombëtares ka qenë kapiten i Tironës tirons është dhe ai. Unë nuk jam tirons jam tiranas. Unë jam i bindur se me vlerat që ai përfaqëson sepse të jesh sportist nuk është e lehtë është një gjë e mundishme aq më shumë të jesh kampion dhe kapiten. 
Do të thotë të drejtosh edhe të tjerët prandaj unë besoj se duke pasur këto cilësi që i ka treguar në të gjithë karrierën e tij shumë të suksesshme sportive. Pra këmbënguljen shpirtin e ekipit të punosh për të gjithë skuadrën duke pasur edhe një përvojë drejtuese në fushën e sportit duke qenë mbi të gjitha një banor shembullor i kësaj zone i këtij komuniteti unë jam i bindur që Krenar Alimehmeti është një kandidat që do të votohet shumë më gjerë sesa të gjithë ata që përkrahin këtë “Aleancë për qytetin” në këto zgjedhje. 
Unë jam i bindur se pasi të zgjidhet kryetar i minibashkisë numër shtatë ai do të jetë model i bashkëpunimit me të gjithë banorët me të gjithë komunitetin sepse jam i sigurt se nuk ka hyrë në këtë garë thjesht për një mandat por jam i bindur për të punuar për njësinë 7 dhe të gjithë kryeqytetin ndaj duke i uruar suksese Krenarit dhe duke i ftuar të gjithë për të votuar për LSI në 8 maj për nj&euml
; ndryshim të vërtetë jam i bindur se kështu keni kontribuar për të zgjidhur problemet me të cilat ju ndesheni çdo dite dhe për të cilat bashkia duhet të marrë më shumë përgjegjësi dhe absolutisht që do ta marrë këtë përgjegjësi pas 8 majit me votën tuaj.

0x323031312d30342d3032 DSC_0186.jpg 17:20)”