17 Feb Ilir Meta: Vullnet dhe konsensus për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare
Posted at 22:56h
in Archived Articles
” Ilir Meta: Vullnet dhe konsensus për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare çështje të rëndësishme për integrimin
Prononcim i Liderit të LSI-së nga Brukseli
Ilir Meta: Vullnet dhe konsensus për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare çështje të rëndësishme për integrimin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi nga Brukseli se pjesa më e madhe e 12 prioriteteve për marrjen e statusit kandidat janë realizuar. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme atje z. Meta u shpreh se nevojitet konsensus dhe vullnet që edhe çështjet e mbetura si miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe miratimi i rregullores së procedurave parlamentare të zgjidhen në ditët në vazhdim që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive nga Brukseli. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane me ftesë të liderëve të PSE-së. Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur mes socialistëve europianë për Ballkanin z. Meta deklaroi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Z. Meta cili është komenti juaj në lidhje me ecurinë procesit të integrimit europian të Shqipërisë?
Pjesa më e madhe e 12 prioriteteve tashmë janë realizuar apo plotësuar pavarësisht se mbeten ende disa çështje të rëndësishme sikurse është miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë miratimi i rregullores së procedurave parlamentare. Unë shpresoj dhe besoj se në ditët që kanë mbetur këto çështje me konsensus dhe me vullnet të zgjidhen të tejkalohen dhe komisioni të ketë mundësinë që të bëjë një propozim sa më pozitiv për Shqipërinë.
Çfarë shprehu konkretisht Komisioneri për Zgjerimin në takim?
Komisioneri shprehu faktin se natyrisht politikat e zgjerimit zhvillohen në një terren dhe në një kontekst më të vështirë se në të kaluarën për shkak të sfidave të reja me të cilat ndeshet Europa por absolutisht ai u shpreh inkurajues për vazhdimin e zgjerimit natyrisht bazuar në meritat individuale të çdo vendi.
A pati një takim të posaçëm mes Jush dhe Kryetarit të PS-së z. Rama?
Unë jam këtu për tu takuar me të gjithë drejtuesit e partive socialiste dhe socialdemokrate të Ballkanit e të Europës dhe është normale që të takohemi edhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
0x323031322d30392d3239 photo 2.jpg 15:32)”