Ilir Meta u prit nga Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda ne Bruksel

Ilir Meta u prit nga Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda ne Bruksel

” Ilir Meta u prit nga Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda ne Bruksel

Ilir Meta u prit nga Europarlamentaret Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda ne Bruksel
 
Në kuadër të një vizite në Bruksel Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta u prit në Parlamentin Evropian nga z. Eduard Kukan Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Jug-Lindore dhe nga z. Hannes Swoboda Kryetar i Grupit Europarlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve.
 
Gjatë takimit me z. Kukan z. Meta e njohu atë me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri gjatë javëve të fundit të cilat ai i cilësoi si pozitive për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Z. Meta dhe z. Kukan ndanë bindjen se energjitë e të gjithë aktorëve politikë duhen përqendruar në realizimin e reformave në shërbim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
Z. Meta u shpreh se Shqipëria duhet t’a marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti duke nënvizuar në këtë drejtim domosdoshmërinë e përfundimit të reformës zgjedhore në mënyrë urgjente.
 
Gjatë takimit me z. Swoboda u vlerësua gjithashtu progresi i bërë kohët e fundit nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat duke theksuar në veçanti fokusimin në përfundimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore si dhe në avancimin pa humbur kohë të të gjitha reformave të tjera të nisura.
 
Në këtë kuadër z. Meta dhe z. Swoboda u shprehën se forcimi i dialogut politik në vend do të krijonte klimën e nevojshme për përmbushjen sa më të shpejtë e të plotë të të gjitha rekomandimeve të Bashkimit Evropian.
 
Gjate takimeve te tij ne Bruksel z. Meta u shpreh se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë dhe në këtë kuadër vendit i duhet  nje fryme konstruktive ndërkohë që politika shqiptare duhet të tregojë përgjegjësi kombëtare dhe pjekurinë e duhur në mënyrë që vendi të marrë brenda 2012 statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.                          
Levizja Socialiste per Integrim u shpreh z. Meta do te vazhdoje te kontribuoje pozitivisht duke inkurajuar te gjithe aktoret ne vend te shohin me prioritet axhendën kombëtare duke lënë mënjanë interesat e ngushta partiake.

0x323031322d30342d3237 AKTIVITETE Meta_EC_Solo (1).jpg 18:47)”