17 Feb Ilir Meta : Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë
Posted at 22:45h
in Archived Articles
” Ilir Meta : Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga Zv. Kryetari Edmond Haxhinasto dhe N/Kryetari Petrit Vasili zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike njëkohësisht dhe Kryeministrin e vendit z. Sali Berisha në kuadër të negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Prononcimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta pas takimit me z. Berisha
Në këtë takim së bashku dhe me dy kolegët e mi z. Haxhinasto dhe z. Vasili kemi nënvizuar rëndësinë që zgjedhja e Presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi i cili ndihmon në radhë të parë vendin që të ndihet më i bashkuar dhe së dyti reformat që janë aq të rëndësishme për integrimin evropian dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat që të vijojnë edhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Në këtë drejtim ne shprehëm vendosmërinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’i kontribuar pikërisht këtij procesi që ai të jetë sa më kushtetues sa më konstruktiv sa më konsensual. Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë dhe që të jepet një mesazh i një pjekurie politiket të klasës sonë politike në radhë të parë para qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë më shumë qetësi më shumë stabilitet dhe më shumë mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim por absolutisht edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët në vjeshtën e këtij do të bëjnë një vlerësim për ta kualifikuar edhe Shqipërisë si një vend kandidat për në Bashkimin Europian. Dhe ne do të vijojmë përpjekjet dhe të japim kontributin tonë në këtë drejtim.
Keni diskutuar për emra konkretë?
Nuk kemi biseduar për emra konkretë. Kemi biseduar për rëndësinë e procesit që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe jo vetëm kaq por të jetë edhe sa më i sinqertë dhe rezultativ. Në këtë drejtim mendoj se vullneti i duhur për ta kristalizuar dhe përmbyllur këtë proces do të ishte pikërisht që mund të sjellë një dhe disa emra të pranueshëm më gjerë se sa mazhoranca aktuale në Parlament.
Kjo do të thotë që mund të jetë edhe një emër brenda Partisë Demokratike?
Për ne nuk është e rëndësishme të paragjykojmë se nga nuk duhet të vijnë emrat. Për ne është e rëndësishme të jetë i sinqertë vullneti për të pasur një President të mbështetur nga nja mazhorancë më e gjerë se sa mazhoranca qeveritare.
E gjetët këtë vullnet tek Kryetari i Partisë Demokratike?
Sapo ka nisur këtë proces. Ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë. Ne jemi një forcë pozitive.
0x323031322d30352d3235 meta berisha.jpg 19:1)”