Ilir Meta takon Presidentin Bill Klinton.

Ilir Meta takon Presidentin Bill Klinton.

” Ilir Meta takon Presidentin Bill Klinton.

Ilir Meta takon Presidentin Bill Klinton ne Viene
Gjate punimeve te Konferences per Demokracine dhe Fuqine Ekonomike te organizuar nga Qendra per Dialog Global dhe Bashkepunim (CGDC) ne Viene Kryetari i LSI z. Ilir Meta u takua me Presidentin e 42 te SHBA z. Bill Klinton. 
Gjate takimit te ngrohte pas disa vitesh z. Meta dhe Presidenti Klinton vleresuan zhvillimet pozitive ne Shqiperi dhe ne rajon gjate viteve te fundit duke vene ne dukje se perpjekjet e perbashketa gjate dhe pas luftes se Kosoves krijuan themelet e nje stabiliteti afatgjate per te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor. 
Z. Meta i shprehu Presidentit Klinton vleresimin e tij dhe mirenjohjen e te gjithe shqiptareve per  kontributin e cmuar ne sherbim te paqes dialogut dhe rritjes se bashkepunimit ne Ballkan. Ne kete drejtim z. Meta e informoi Presidentin Klinton rreth ndryshimeve te medha ne marredheniet mes vendeve fqinje vecanerisht ne spektrin e levizjes se lire shkembimeve tregtare dhe dialogut politik mes qeverive respektive. 
Gjate bashkebisedimit u shpreh vleresimi se dialogu dhe bashkepunimi pa barriera eshte e vetmja rruge perpara per te siguruar prosperitetin ekonomik te qytetareve dhe se Shqiperia ne kete drejtim ka ditur te beje zgjedhjen e duhur. 
Gjate takimit u vleresua roli kontruktiv i Shqiperise ne rajon u nda bindja se perpjekjet e te gjithe aktoreve politike dhe te shoqerise civile duhen perqendruar ne shmangien e konflikteve dhe ne pershpejtimin e procesit te integrimit evropian te vendit. 

0x323031322d30352d3230 Ilir Meta Bill Clinton.jpg 17:12)”