17 Feb Ilir Meta takon përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës gjermane në Berlin
Posted at 22:35h
in Archived Articles
” Ilir Meta takon përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës gjermane në Berlin
Ilir Meta takon përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës gjermane në Berlin
Gjatë një vizite pune në Gjermani kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u takua me perfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Bundestag.
Në këtë kuadër z. Meta zhvilloi bisedime me z. Philip Missfelder Deputet dhe Zëdhënës i CDU për Politikën e Jashtme në Bundestag.
Gjatë takimit z. Missfelder theksoi se Gjermania e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë si dhe ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të BE brenda vendit.
Z. Missfelder vuri ne dukje se integrimi më i mire do të ishte fuqizimi i mëtejshëm ekonomik i Shqipërisë dhe rritja e mirëqenies ndërkohë që Gjermania do vazhdojë ti kushtoje vemendje Shqiperise ne kete aspekt.
Z. Meta pasi beri nje permbledhje te zhvillimeve te fundit ne Shqiperi theksoi se prioriteti yne kryesor mbetet integrimi evropian pavaresisht sfidave qe vendet e BE-se po kalojne aktualisht duke shtuar se integrimi per Shqiptaret eshte me i rendesishem se cdo popull tjeter ne rajon per shkak te izolimit te madh historik qe vendi ka perjetuar ne te kaluaren.
Z. Meta tha se bashkepunimi me Gjermanine eshte kyc ne kete aspekt dhe investimet gjermane jane shume te mirepritura ne Shqiperi e cila ofron nje klime miqesore ndaj biznesit te huaj.
Z. Meta dhe Z. Missfelder gjithashtu vune ne dukje se Shqiperia vleresohet per rolin e saj konstruktiv ne rajon. Ne kete kontekst z. Meta e siguroi z. Missfelder per vazhdimesine e ketij roli duke theksuar se Shqiperia kete e sheh si nje detyre por edhe pergjegjesi ndaj partnereve tane nderkombetare. Ne kete kuader z. Meta nenvizoi rendesine e qartesimit te nje rruge integruese drejt BE-se per Kosoven duke theksuar ketu liberalizimin imediat te vizave per qytetaret e Kosoves.
Gjithashtu ne kuader te vizites se tij ne Gjermani z. Meta u takua me z. Dietmar Nietan Deputet i majte anetar i Komisionit te Jashtem ne Bundestag dhe Zedhenes per Evropen Jug-Lindore i partise opozitare SPD.
Z. Nietan pasi u interesua per zhvillimet politike ne Shqiperi vuri ne dukje se bashkepunimi me i afert i BE me vendet e Ballkanit Perendimor eshte ne interes te vete vendeve anetare te BE-se.
Z. Nietan shprehu gjithashtu vleresimin e tij per politiken e jashtme te Shqiperise dhe vecanerisht rolin e saj konstruktiv dhe stabilizues ne rajon. Ne kete kontekst ai nenvizoi rendesine qe edhe politika e brendshme te jete po aq konstruktive.
Z. Meta theksoi se pavaresisht retorikave te teperta konfliktuale Shqiperia ka ruajtur stabilitet qeverises dhe makro-ekonomik duke vene ne dukje ketu se LSI do te vazhdoje te luaje rolin e saj konstruktiv ne interes te stabilitetit te vendit por edhe te rajonit.
Z. Meta gjithashtu theksoi se politika shqiptare ka nevoje per me teper maturi dhe pergjegjshmeri kombetare dhe se konfliktet e sajuara terheqin vemendjen nga ceshtjet me rendesi per vendin si dhe demtojne imazhin e Shqiperise ne bote padrejtesisht.
Ne perfundim z. Meta shprehu perkushtimin e LSI ndaj permbushjes se prioriteteve te BE-se ne interes te pershpejtimit te procesit te integrimit ne BE.
0x323031322d30332d3032 IMG_6008.JPG 19:0)”