Ilir Meta takon Kryeministrin e Zimbabves Morgan Tsvangirai

Ilir Meta takon Kryeministrin e Zimbabves Morgan Tsvangirai

” Ilir Meta takon Kryeministrin e Zimbabves Morgan Tsvangirai

Ilir Meta takon Kryeministrin e Zimbabves Morgan Tsvangirai
Në kuadër të Konferencës për Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike të organizuar nga Qendra për Dialog Global dhe Bashkepunim (CGDC) në Vienë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryeministrin e Zimbabves z. Morgan Richard Tsvangirai.
Gjatë takimit z. Meta i shprehu Kryeministrit Tsvangirai mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe të forcës së tij politike LSI për punën dhe misionin historik të nisur prej Lëvizjes për Ndryshimin Demokratik të drejtuar prej z. Tsvangirai në Zimbabve.
Z. Meta vlerësoi rolin dhe pjekurinë e z. Tsvangirai në arritjen dhe implementimit të marrëveshjes politike me Presidentin Mugabe duke treguar një nivel të jashtëzakonshëm vizioni dhe pjekurie politike në interes të vendit. Z. Meta theksoi se përpjekjet e vazhdueshme dhe kurajoja e z. Tsvangirai për rritjen e transparencës dhe demokracisë
në Zimbabve duhet të shërbejnë si një shembull dhe frymëzim për shumë vende të tjera në botë veçanërisht në kontinentin e Afrikës. 
Z. Meta dhe z. Tsvangirai ranë dakort për rritjen e shkëmbimeve politike mes Shqipërisë dhe Zimbabves përmes vizitave reciproke në të ardhmen e afërt si dhe për intensifikimin e dialogut institucional mes dy vendeve.
Në përfundim z. Meta u shpreh se Shqipëria inkurajon rikonsiderimin e çështjes së njohjes së Kosovës nga Qeveria e Zimbabves.

0x323031322d30352d3137 AKTIVITETE Meta_Tsvagirai_Vienna.jpg 15:30)”