17 Feb Ilir Meta takon Kreun e Agjencise Federale kunder Trafikut te Droges (DEA)
Posted at 22:39h
in Archived Articles
” Ilir Meta takon Kreun e Agjencise Federale kunder Trafikut te Droges (DEA) Znj. Michele M. Leonhart
Gjate qendrimit te tij ne SHBA z. Ilir Meta u prit ne Agjencine Federale kunder Trafikut te Droges (DEA) nga Kreu i ketij institucioni Administratorja znj. Michele M. Leonhart.
Gjate ketij takimi z. Meta vleresoi marredheniet shume te mira midis SHBA dhe Shqiperise ne fushen e zbatimit te ligjit dhe ne vecanti te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Z. Meta theksoi se progresi i metejshem ne luften kunder krimit te organizuar eshte vendimtar per nje Ballkan me te stabilizuar me te sigurte me te begate dhe te integruar ne Bashkimin Evropian.
Ndaj theksoi z. Meta forcimi i bashkepunimit rajonal edhe ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar mbetet nje prioritet kryesor i Shqiperise.
Duke vleresuar bashkepunimin e suksesshem midis dy vendeve ne kete drejtim si dhe rendesine e rritjes se metejshme te tij ne te ardhmen z. Meta sugjeroi hapjen e nje zyre rajonale te DEA-s me qender ne Tirane e cila do t'i sherbente luftes edhe me efikase ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale ne te gjithe rajonin.
Kreu i DEA-s znj. Michele M. Leonhart vleresoi punen e perbashket te te dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar dhe shprehu angazhimin e Agjencise per nje bashkepunim me te ngushte me Shqiperine dhe me vendet e tjera te rajonit ne kete drejtim ne te ardhmen.
Ne perfundim z. Meta theksoi edhe domosdoshmerine e rehabilitimit te viktimave te droges ne Shqiperi si edhe rendesine e mbajtjes se rinise larg cdo substance narkotike permes angazhimit te te rinjve ne programe konkrete sportive sociale dhe punesimi.
0x323031322d30332d3238 AKTIVITETE Meta_Leonhart_DEA_USA.jpg 14:59)”