Ilir Meta takon Kongresmenin Eliot L. Engel ne Washington.

Ilir Meta takon Kongresmenin Eliot L. Engel ne Washington.

” Ilir Meta takon Kongresmenin Eliot L. Engel ne Washington.

Gjate vizites se tij ne Kongresin Amerikan Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta zhvilloi nje takim me Kongresmenin Eliot L. Engel Kryetar i Grupit te Ceshtjeve Shqiptare ne Kongres dhe Anetar i Komisionit te Jashtem.

Z. Meta dhe z. Engel diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi ne Kosove dhe mbi progresin e bere ne rajon gjate vitit te fundit.

Z. Meta pasi vleresoi kontributin e vecante te Kongresmetin Engel per mbeshtetjen qe i ka dhene Shqiperise dhe Kosoves e njohu ate me zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi. Z. Meta shprehu angazhimin e LSI per progresin e reformave te ndermarra dhe per krijimin e nje klime sa me pozitive ne politiken shqiptare.

Z. Meta dhe z. Engel ndane mendimin se partite politike ne Shqiperi duhet te bashkepunojne ne menyre konstruktive duke vene interesin e shqiptareve mbi cdo interes tjeter partiak ne menyre qe vendi te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti. Ne kete drejtim z. Meta vleresoi mbeshtetjen qe SHBA i jep integrimit evropian te Shqiperise.

Z. Meta dhe z. Engel diskutuan gjithashtu mbi progresin e bere kohet e fundit ne rajon duke vene ne dukje marrëveshjen mes Kosoves dhe Serbise si nje hap perpara ne stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Z. Engel shprehu angazhimin e tij te vazhdueshem per ceshtjen e Kosoves dhe per avancimin e njohjeve te metejshme vecanerisht duke punuar me vendet e Organizates se Vendeve Amerikane (OAS).

 

0x323031322d30332d3239 Meta_Engel_DC.jpg 17:0)”