17 Feb Ilir Meta takon bashke-Kryetarin e Komisionit Amerikan te Helsinkit
” Ilir Meta takon bashke-Kryetarin e Komisionit Amerikan te Helsinkit Senatorin Benjamin L. Cardin
Gjate vizites se tij ne Washington Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit ne nje takim te vecante nga bashke-Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit Senatori Benjamin L. Cardin.
Gjate takimit z. Meta vleresoi punen e Komisionit Amerikan te Helsinkit si dhe vemendjen qe SHBA i kushton te drejtave te njeriut dhe forcimit te demokracise ne Shqiperi. Ne kete drejtim z. Meta e informoi Senatorin Cardin per zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi duke nenvizuar klimen me pozitive te krijuar gjate muajve te fundit. Z. Meta vleresoi gjithashtu edhe ndihmen e SHBA ne kuader te OSBE-ODIHR per arritjen e standarteve me te larta elektorale permes realizimit te reformes zgjedhore.
Z. Meta dhe Senatori Cardin ndane mendimin se SHBA duhet te inkurajoje me teper investime amerikane ne Shqiperi me qellim forcimin e lidhjeve tregtare zhvillimin ekonomik te vendit dhe krijimin e mundesive me te medha te punesimit per te rinjte. Senatori Cardin u shpreh se Shqiperia eshte nje aleate e madhe e SHBA dhe meriton me teper vemendje nga investitoret amerikane.
Ne perfundim Senatori Cardin shprehu nje vleresim te vecante per rolin konstruktiv te Shqiperise dhe ate personal te z. Meta per fqinjesine e mire dhe bashkepunimin rajonal.
Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunim ne Evrope i quajtur ndryshe si Komisioni Amerikan i Helsinkit eshte nje Agjenci e pavarur e Qeverise amerikane e krijuar me 1976 per te monitoruar dhe inkurajuar përputhjen me Aktin Final te Helsinkit dhe me detyrime te tjera te OSBE-se. Komisioni përbehet nga 9 Kongresmene dhe 9 Senatore si dhe nga nje përfaqësues respektivisht nga Departamenti i Shtetit Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Tregtise.
0x323031322d30332d3330 AKTIVITETE Meta_Senator_Cardin_Standing.jpg 15:1)”