Ilir Meta takime me personalitete politike nderkombetare ne Berlin.

Ilir Meta takime me personalitete politike nderkombetare ne Berlin.

” Ilir Meta takime me personalitete politike nderkombetare ne Berlin.

 
 
Ne kuader te Konferences Ekonomike te Burimeve Natyrore te organizuar ne Berlin Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta zhvilloi disa takime me personalitete politike nga vende te ndryshme pjesemarres ne konference.
 
Z. Meta u takua me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian z. Antonio Tajani me te cilin ndane mendimin se avancimi i reformave ne Shqiperi eshte garancia e te ardhmes se sigurt te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Z. Tajani u shpreh se gjate vizites se tij te fundit ai ka vene re nje ndryshim te madh te vendit dhe shprehu bindjen se integrimi i vendit ne BE do te jete nje ndihme e madhe per zhvillimin dhe rritjen ekonomike te Shqiperise. Z Meta ne kete drejtim u shpreh se ashtu sikurse ndodhi me procesin e liberalizimit te vizave Shqiperia e meriton statusin e kandidatit dhe se ajo do te jete nje partnere e denje e BE-se ne rajon. Gjithashtu z. Meta vleresoi strategjine e re te miratuar nga BE me qellim rritjen e sigurise per burimet natyrore dhe intensifikimin e shkembimeve tregtare.
 
Me tej z. Meta u takua me Zv. Kryetarin e Grupit Parlamentar te CDU ne Bundestag Dr. Christian Ruck i cili vleresoi progresin e bere nga Shqiperia gjate viteve te fundit. Z. Ruck shprehu mbeshtetjen e Gjermanise jo vetem per statusin e kandidatit dhe integrimin e Shqiperise ne BE por edhe per programet e ndryshme ne kuader te bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve.
 
Z. Meta e falenderoi z. Ruck per mbeshtetjen e parlamentareve gjermane ndaj Shqiperise dhe u shpreh se Gjermania duhet ta rrise vemendjen ndaj Shqiperise dhe rajonit duke intensifikuar bashkepunimin ekonomik si dhe shkembimet tregtare. Ne kete drejtim z. Meta u shpreh se Shqiperia ofron potenciale te medha te burimeve natyrore te cilat garantojne themelet e nje bashkepunimi te forte mes dy vendeve.
 
Z. Meta zhvilloi gjithashtu nje takim te vecante me Ministrin e Jashtem te Guinese Ekuatoriale z. Micha Ondo Bile. Gjate takimit z. Meta dhe z. Ondo Bile vune ne dukje kontaktet e pakta te deritanishme dhe shprehen gatishmerine e plote per te intensifikuar marredheniet dypaleshe si ne sferen diplomatike ashtu edhe ne drejtim te bashkepunimit ekonomik.
 
Z. Meta vleresoi progresin e bere nga Guinea Ekuatoriale gjate viteve te fundit dhe u shpreh se rritja e vizitave bilaterale do te ishte ne interes te zhvillimit ekonomik te te dy vendeve.
 
Ne perfundim z. Meta kerkoi nga Ministri i Jashtem Micha Ondo Bile pershpejtimin e procedurave per njohjen e Kosoves si nje hap konkret ne marredheniet mes dy vendeve.
 
Gjate qendrimit te tij ne Berlin z. Meta zhvilloi takime edhe me disa parlamentare gjermane te cilet shprehen mbeshtetjen e tyre per rritjen e bashkepunimit ekonomik mes Gjermanise dhe Shqiperise.

0x323031322d30342d3236 AKTIVITETE Ilir_Meta_Micha_Ondo_Bile_Berlin.jpg 19:53)”