Ilir Meta takim te vecante me Zv. Ndihmes Sekretarin Amerikan Philip Reeker. "

Ilir Meta takim te vecante me Zv. Ndihmes Sekretarin Amerikan Philip Reeker. "

”  Ilir Meta takim te vecante me Zv. Ndihmes Sekretarin Amerikan Philip Reeker.

Ilir Meta takon Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Philip Reeker 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim të veçantë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Philip Reeker në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit z. Meta dhe z. Reeker diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend duke i kushtuar focus të veçantë përshpejtimit të axhendës së reformave dhe përmbushjes së prioriteteve në funksion të integrimit evropian të Shqipërisë.
Theksi i takimit u vu tek domosdoshmëria e konsolidimit të pavarësisë së institucioneve lufta kundër korrupsionit heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe tek marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Z. Meta pasi e falenderoi z. Reeker për mbështetjen dhe partneritetin e fortë që SHBA i ofron Shqipërisë u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur në vazhdimësinë e rolit të saj pozitiv dhe konstruktiv në politikën shqiptare si e vetmja rrugë për zgjerimin e bashkëpunimit mes palëve në shërbim të integrimit evropian të vendit dhe në veçanti për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti. 
Në këtë kuadër z. Meta u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat do ishte një zhvillim pozitiv jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin.
Z. Reeker shprehu mbështetjen e SHBA për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe vëmendjen e veçantë që SHBA i kushton ecurisë së reformave dhe konsolidimit të pavarësisë së institucioneve në vend. 
Në përfundim të takimit z. Meta dhe z. Reeker ndanë mendimin e përbashkët se përshpejtimi i reformave të nisura kërkon më tepër përgjegjshmëri politike nga të gjitha palët duke vënë theksin në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve dhe në votimin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. 

0x323031322d30392d3038 Meta_Reeker_Tirane[1].jpg 19:15)”