Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi

Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi

” Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi

Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në një takim kortezie në selinë e partisë Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi.

Z. Meta dhe Ambasadori Selimi diskutuan mbi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Kosovës zhvillimet e fundit në rajon si dhe mbi hapat e ndërmarrë në drejtim të integrimit evropian të të dy vendeve.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re në Tiranë z. Meta i shprehu Ambasadorit Selimi mbështetjen e plotë dhe vllazërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj rrugëtimit evropian dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë. Në këtë kuadër z. Meta dhe Ambasadori Selimi rikonfirmuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës në të gjitha fushat duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë model i fqinjësisë së mirë në rajon.

Z. Meta tha se të gjithë shqiptarët kudo qofshin u janë mirënjohës partnerëve euro-atlantikë për kontributin e tyre të fuqishëm për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës duke nënvizuar se kjo mirënjohje duhet shprehur përmes punës realizimit sa më të shpejtë të reformave dhe ecjes përpara drejt integrimit evropian. Në këtë kuadër z. Meta rikonfirmoi mbështetjen e plotë për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe arritjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Z. Meta u shpreh se e vetmja rrugë për prosperitetin e qytetarëve tanë por edhe të vendeve të tjera të rajonit është rruga e integrimit evropian. Kjo tha z. Meta mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit ekonomik rritjes së shkëmbimeve tregtare eliminimit të të gjitha barrierave dhe politikës konstruktive në rajon në shërbim të interesave dhe të ardhmes së përbashkët.

Në përfundim Ambasadori Selimi shprehu një vlerësim të veçantë për rolin personal dhe kontributin e z. Meta për afirmimin e Kosovës si dhe vlerësoi asistencën e Shqipërisë në mbarëvajtjen e procesit integrues të shtetit të ri.

0x323031322d30342d3034 AKTIVITETE Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë SH.T.Z. Sylejman Selimi.jpg 14:42)”