Ilir Meta priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë

Ilir Meta priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë

” Ilir Meta priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Menduh Thaçi

Ilir Meta priti Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Menduh Thaçi
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e LSI-së Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Menduh Thaçi.
 
Gjatë takimit z. Meta dhe z. Thaçi diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit fqinj si dhe mbi zhvillimet në rajon.
 
Z. Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Maqedonisë shprehu mbështetjen e tij dhe të LSI-së për faktorin shqiptar në Maqedoni si një urë lidhëse mes dy vendeve dhe si një element të rëndësishëm për mbarëvajtjen e paqes dhe të stabilitetit në vend dhe më tej në rajon.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe incidenteve të fundit dhe u nda bindja se asnjë element nuk duhet të cënojë mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndër-etnike dhe ndër-fetare në Maqedoni.
 
Në përfundim të takimit z. Meta dhe z. Thaçi dhanë një konferencë për shtyp.

Deklarata e përbashkët për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni Menduh Thaçi

Deklarata e z. Meta
Është një kënaqësi e veçantë për mua të prisja sot në një takim të veçantë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni zotin Menduh Thaçi një figurë e njohur politike dhe natyrisht edhe një mik i hershëm. Unë dua të shpreh dhe njëherë tjetër rëndësinë që Lëvizja Socialiste për Integrim i kushton marrëdhënieve me Partinë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe me forcat e tjera politike që përfaqësojnë shqiptarët atje si një mënyrë shumë e rëndësishme për të forcuar jo vetëm dialogun dhe bashkëpunimin tonë por njëkohësisht për të kontribuar për afirmimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe akoma më shumë për të kontribuar së bashku për progresin e integrimit evropian të Maqedonisë të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë. Unë e kam theksuar vazhdimisht se kombi që ka përfituar më shumë nga era e re e integrimeve evropiane pas viteve ’90 është kombi ynë. Për këtë dëshmia më e qartë është fakti se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe njëkohësisht synon të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian fakti se Kosova është tashmë e pavarur dhe po shkon drejt njohjes së 100-të por njëkohësisht dhe fakti se shqiptarët në Maqedoni kanë arritur dhe po përpiqen për të ecur drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë europianë. Me këtë rast ne kemi theksuar rëndësinë që ka avancimi i proceseve integruese për Maqedoninë ecja e mëtejshme e Maqedonisë drejt Bashkimit Europian por njëkohësisht edhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO që dëshirohet nga të gjithë si një element shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe për paqen në të gjithë rajonin tonë dhe po kështu kemi ndarë mendimin se qytetarët e Kosovës nuk mund të mbeten më të izoluar dhe se ata duhet të fitojnë sa më shpejt të drejtën për të udhëtuar edhe ata pa viza në hapësirën Shengen si të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Duke i uruar zotit Menduh Thaçi suksese në angazhimet e tij politike dhe njëkohësisht edhe të gjithë aktorëve politikë shqiptarë një bashkëpunim sa më të mirë në dobi të konsolidimit dhe rritjes së mëtejshme të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë por edhe njëkohësisht të kontributit të shqiptarëve në Maqedoni për integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO të Maqedonisë unë do të ftoja atë që të bënte një deklaratë përpara jush.
Deklarata e z. Thaçi
Është një nder për mua që të takoj zotin Ilir Meta që është një personalitet tejet i rëndësishëm politik i Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët. Kisha rastin që të bisedoj për çështjet që më shqetësojnë mua dhe Partinë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni dhe në përgjithësi shqiptarët atje. Shqetësimi i parë shumë i madh  është bllokimi i procesit integrues për Maqedoninë që keqëson të gjitha dimensionet e jetës edhe të shqiptarëve por dhe të tjerëve që jetojnë atje. Unë e di se në Maqedoni tentohet që të keqkuptohet prezenca ime e pandërprerë në Tiranë por ka dhe një porosi tjetër se Tirana është prezente në Maqedoni dhe këtu nuk ka asgjë të keqe për shkak se Tirana është një kryeqytet i një shteti anëtar i NATO-s dhe një shteti që besoj se shumë shpejt do ta fitojë dhe statusin kandidat për në Bashkimin Europian. Rrimë me shpresë të bashkëpunojmë gjithmonë duke tentuar që t’i avancojmë çështjet tona përpara. Në asnjë moment nuk mendojmë që të dëmtojmë dikë tjetër. Shfrytëzova rastin që të thërras zotin Ilir Meta të na vizitojë kudo që ai të dëshirojë në Tetovë Shkup në selinë e partisë sonë. Me shumë kënaqësi do ta presim të gjithë shqiptarët. Ju faleminderit. 

0x323031322d30362d3038 AKTIVITETE Ilir Meta-Menduh Thaci.jpg 18:43)”