Ilir Meta priti Ambasadorin e Suedise, Rezident ne Shkup, Lars Wahlund

Ilir Meta priti Ambasadorin e Suedise, Rezident ne Shkup, Lars Wahlund

ilirmetalarswahlund06052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Suedisë, Rezident në Shkup, z. Lars Wahlund, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, mbi situatën politike në Shqipëri dhe mbi procesin e integrimit evropian.

Z. Meta u shpreh se Shqipëria sot ndodhet në një moment historik dhe se fitorja e sigurt e Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të sjellë një shpresë të re jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për një rol më pozitiv dhe stabilizues të Shqipërisë në rajon.

Z. Meta theksoi se pavarësisht tensionimit të panevojshëm të klimës aktuale politike në vend, veçanërisht pas prejkjes së jashtëligjshme të legjitimitetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente do të jetë maksimal dhe gjithnjë në funksion të klimës pozitive të bashkëpunimit.

Në këtë kuadër, z. Meta u shpreh se propozimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për gjetjen e kompromisit në shërbim të votimit të 3 prioriteteve të mbetura brenda kësaj legjislature, do t’i shërbente jo vetëm klimës parazgjedhore, por do të hapte rrugën për daljen nga ngërçi të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ambasadori Wahlund shprehu mbështetjen e Suedisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe theksoi se Suedia mbështet fort një Evropë të hapur. Në përfundim, Ambasadori Wahlund ndau bindjen me z. Meta se pas momentit pozitiv të marrëveshjes Kosovë-Serbi, të gjitha vendet e rajonit duhet të punojnë më tepër për të avancuar axhendën e përbashkët evropiane.