17 Feb Ilir Meta priti Ambasadorin e Malit të Zi në Tiranë
Ilir Meta priti Ambasadorin e Malit të Zi në Tiranë z. Ferhat Dinosha
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e LSI-së Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri z. Ferhat Dinosha.
Z. Meta pasi i uroi suksese në detyrën e tij të re i transmetoi z. Dinosha kënaqësinë e tij të veçantë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi duke vlerësuar njëkohësisht vendosmërinë e mazhorancës së vendit fqinj për avancimin e axhendës evropiane të Malit të Zi.
Z. Meta dhe Ambasadori Dinosha vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe ndanë mendimin e ky partneritet duhet forcuar edhe më tej për të shërbyer si një shembull i shkëlqyer për marrëdhëniet mes vendeve të tjera të rajonit tonë.
Ambasadori Dinosha shprehu një vlerësim të veçantë për rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në ecurinë e axhendës së integrimit rajonal duke nënvizuar njëkohësisht kontributin e dhënë nga z. Meta në vite për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në këtë drejtim z. Meta theksoi se shembja e barrierave dhe rritja e shkëmbimeve ekonomike e njerëzore siç është rasti i dy vendeve tona mike është e vetmja rrugë jo vetëm për forcimin e fqinjësisë së mirë në rajon por edhe për konsolidimin e të ardhmes evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
0x323031322d31302d3136 DSC_0023.jpg 12:28)