17 Feb Ilir Meta pritet nga Senatori Roger F. Wicker ne Washington
Posted at 22:40h
in Archived Articles
” Ilir Meta pritet nga Senatori Roger F. Wicker ne Washington
Ne perfundim te vizites se tij ne Senatin Amerikan Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit nga Senatori Roger F. Wicker anetar i Komisionit te Tregtise Shkences dhe Transportit Komisionit te Forcave te Armatosura njekohesisht anetar i Komisionit Amerikan te Helsinkit.
Z. Meta dhe Sneatori Wicker vleresuan bashkepunimin dhe aleancen mes SHBA dhe Shqiperise ne ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar. Ne kete kontekst Senatori Wicker vleresoi kontributin e forcave te armatosura shqiptare ne Afganistan si dhe progresin e bere nga Shqiperia gjate viteve te fundit.
Z. Meta dhe Senatori Wicker diskutuan gjithashtu per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi me theks te vecante ne shfrytezimin e pasurive minerare dhe potencialeve energjitike te vendit per investitoret amerikane. Z. Meta vuri ne dukje progresin e bere ne kuader te projektit te Gazsjellesit Trans-Adriatik TAP ndersa Senatori Wicker u shpreh se realizimi i ketij projekti do te ishte nje arritje e madhe per Shqiperine dhe per te gjithe rajonin.
Ne perfundim z. Meta dhe Senatori Wicker ndane mendimin se strategjia e shfytezimit te potencialeve ekonomiko-tregtare te Shqiperise shoqeruar me integrimin e plote ne Bashkimin Evropian eshte rruga me e sigurt drejt rritjes se mireqenies per te gjithe qytetaret shqiptare.
0x323031322d30332d3331 Meta_Senator_Wicker_DC.jpg 13:0)”