17 Feb Ilir Meta pritet nga Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit
Posted at 22:40h
in Archived Articles
” Ilir Meta pritet nga Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit Kongresmeni Christopher H. Smith
Gjate vizites se tij ne Washington Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit Kongresmeni Christopher H. Smith.
Gjate takimit z. Meta dhe Kongresmeni Smith vune ne dukje ndryshimet e medha qe Shqiperia dhe rajoni ka perjetuar gjate viteve te fundit ne te gjitha fushat duke nenvizuar permiresimin e standarteve demokratike dhe te te drejtave te njeriut ne vend.
Kongresmeni Smith vleresoi arritjet e Shqiperise ne luften ndaj trafiqeve te qenieve njerezore duke theksuar njekohesisht se progresi i bere ne drejtim te rehabilitimit te viktimave te trafikut eshte nje aspekt shume i rendesishem i kesaj beteje.
Kongresmeni Smith u shpreh se rajoni sot eshte larg diteve te se kaluares se hidhur kur skenat e refugjateve apo luftrave mbizoteronin ekranet televizive te vendeve perendimore. Sot u shpreh ai rajoni eshte shume me i stabilizuar ne paqe dhe ne rruge te sigurt drejt integrimit evropian.
Ne kete kontekst Kongresmeni Smith shprehu nje vleresim te vecante per kontributin konstruktiv dhe vizionin e politikes se jashtme te Shqiperise ne dobi te paqes dhe progresit te te gjithe rajonit.
Z. Meta dhe Kongresmeni Smith ndane mendimin e perbashket se prioritet kryesor i marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise eshte rritja e shkembimeve ekonomiko-tregtare si dhe shtimi i investimeve amerikane ne Shqiperi.
0x323031322d30332d3331 AKTIVITETE Ilir Meta pritet nga Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit Kongresmeni Christopher H.jpg 13:11)”