Ilir Meta pritet nga Kongresmeni Demokrat Steve Rothman

Ilir Meta pritet nga Kongresmeni Demokrat Steve Rothman

” Ilir Meta pritet nga Kongresmeni Demokrat Steve Rothman

Ne kuader te disa takimeve qe Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim po zhvillon ne Kongresin dhe Senatin amerikan z. Ilir Meta u prit ne nje takim nga Kongresmeni Steven Rothman anetar i nen-Komitetit per Ceshtjet e Mbrojtjes dhe Operacioneve te Huaja. 
Z.Meta dhe Kongresmeni Rothman diskutuan mbi marredheniet mes SHBA dhe Shqiperise ne fushen e mbrojtjes dhe rolit te vendit ne rajon.
Z. Meta u shpreh se Shqiperia eshte nje aleate e vendosur e SHBA ne luften kunder terrorizmit dhe nje anetare e denje e NATO-s duke kontribuuar ne menyre aktive ne Afganistan dhe ne zona te tjera te botes ku eshte angazhuar Aleanca. 
Gjithashtu z. Meta vuri ne dukje rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon ne sherbim te stabilitetit dhe zhvillimit te rajonit. 
Kongresmeni Rothman i vleresoi si te shkelqyera marredheniet mes SHBA dhe Shqiperise dhe shprehu angazhimin e tij per forcimin e metejshem te tyre. Marredheniet speciale midis dy vendeve tha Kongresmeni Rotham jane rezultat i vlerave qe popujt tane perfaqesojne dhe mbrojne bashkarisht. Ne kete drejtim ai vleresoi kontributin e forcave te armatosura shqiptare ne Afganistan duke shprehur njekohesisht ngushellimet e tij per humbjen e Kapiten Feti Voglit.
Gjithashtu z. Rothman shprehu vleresim te vecante per kontributin e z. Meta ne forcimin e marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise duke i dhuruar flamurin amerikan qe ishte ngritur mbi godinen e Kongresit amerikan ne shenje respekti dhe konsiderate. Njekohesisht Kongresmeni Rothman pranoi me kenaqesi ftesen e z. Meta per te vizituar Shqiperine se afermi.

0x323031322d30332d3238 Meta_Rothman_Kongres_USA (2).jpg 16:43)”