Ilir Meta pritet ne Kongresin Amerikan nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem Ileana Ros-Lehtinen

Ilir Meta pritet ne Kongresin Amerikan nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem Ileana Ros-Lehtinen

” Ilir Meta pritet ne Kongresin Amerikan nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem Ileana Ros-Lehtinen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta u prit ne Kongresin Amerikan ne nje takim te vecante nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem znj. Ileana Ros-Lehtinen.

Z. Meta dhe znj. Ros-Lehtinen diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi rolin e politikes konstruktive rajonale te vendit si dhe mbi miqesine e shkelqyer mes Washingtonit dhe Tiranes.

Z. Meta vleresoi marredheniet e shkelqyera mes SHBA dhe Shqiperise dhe theksoi se ka ardhur koha qe shkembimet tregtare dhe ekonomike te reflektojne nivelin e shkelqyer te marredhenieve politike mes Washingtonit dhe Tiranes duke kerkuar mbeshtetjen e Komisionit te Jashtem per inkurajimin e investitoreve amerikane drejt Shqiperise dhe rajonit.

Ne kete drejtim z. Meta tha se Shqiperia paraqet interes te vecante per investitoret amerikane vecanerisht ne sektoret e energjise burimeve natyrore infrastruktures dhe turizmit. Shqiperia tha z. Meta ka arritur te krijoje nje klime shume miqesore per biznesin e huaj kjo fale edhe asistences se USAID ne permbushjen e reformave.

Gjithashtu z. Meta dhe znj. Ros-Lehtinen pasi shkembyen mendime rreth zhvillimeve te fundit politike ne rajon vune ne dukje rolin pozitiv qe Shqiperia luan vecanerisht ne marredheniet e shkelqyera qe ka krijuar me te gjithe fqinjet e saj.

Znj. Ros-Lehtinen shprehu angazhimin e saj per te inkurajuar investitoret amerikane si dhe nje vleresim te vecante per qendrimin pro amerikan te popullit dhe qeverise shqiptare sidomos per kontributin e Shqiperise perkrah forcave amerikane ne Afganistan dhe ne vende te tjera te botes.

Ne perfundim znj. Ros-Lehtinen shprehu mbeshtetjen e SHBA per procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe pranoi me kenaqesi ftesen e z. Meta per te vizituar Tiranen ne te ardhmen.

0x323031322d30332d3239 AKTIVITETE Meta_Ros_Lehtinen_DC_Handshake (1).jpg 16:59)”