Ilir Meta pret Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian

Ilir Meta pret Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian

” Ilir Meta pret Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian Eurodeputetin Nikolaos Chountis

Ilir Meta pret Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian Eurodeputetin Nikolaos Chountis

   Ilir Meta pret Raporterin e Parl Evr Nikolaos Chountis.
   Takimi Meta-Chountis në Seline e LSI.
   Meta-Chountis diskutojne mbi marrjen e statusit dhe klimen politike. Chountis: Parl Evr mbeshtet integrimin evropian të Shqipërise.
   Meta: Vleresojme rolin pozitiv te Parlamentit Evropian.
   Meta: LSI kontribuon per nje klime sa me pozitive ne vend.
   Meta: Konfliktet artificiale te mos pengojne statusin.
   Meta: Te heqim imunitetin pa vonesa e te marrim statusin.
   Meta: Marrja e statusit efekte pozitive në rajon.
   Meta-Chountis: Duhet pergjegjesi maksimale per avancimin e projektit evropian.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë Raporterin për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian Eurodeputetin Nikolaos Chountis i cili ndodhet në Tiranë në krye të misionit faktmbledhës të Parlamentit Evropian në kuadër të ecurisë së integrimit evropian të Shqipërisë.
Z. Meta dhe z. Chountis diskutuan mbi ecurinë e përmbushjes së prioriteteve për integrimin evropian të Shqipërisë gjendjen politike në vend dhe mbi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Z. Chountis shprehu mbështetjen e Parlamentit Evropian për integrimin evropian të Shqipërisë dhe në veçanti për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kuadër z. Chountis theksoi se pavarësisht se vendimi nuk i takon Parlamentit Evropian opinioni i këtij institucioni ka peshë të madhe në strukturat e BE-së në Bruksel.

Z. Meta pasi e falenderoi z. Chountis për rolin në vazhdimësi pozitiv të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë rikonfirmoi qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbështetje të mbarëvajtjes së një klime sa më pozitive e bashkëpunuese në vend me qëllim mospengimin e rrugëtimit evropian të vendit.
Z. Meta nënvizoi se të gjitha forcat politike në vend kanë përgjegjësi të madhe për të siguruar një klimë më pozitive politike në vend dhe se konfliktet e vazhdueshme artificiale që krijohen nuk duhet të bëhen më pengesë për performancën dhe punën e administratës shtetërore në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti. Në këtë drejtim z. Meta theksoi edhe një herë qëndrimin e LSI për heqjen pa vonesa të imunitetit te zyrtarëve të lartë përmes procedurave parlamentare.
Në përfundim z. Meta dhe z. Chountis ndanë mendimin se aktorët kryesorë politikë në Shqipëri duhet të tregojnë përgjegjësi maksimale për avancimin e projektit evropian të vendit si e vetmja rrugë përpara për qytetarët shqiptarë dhe si një kontribut të çmuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

0x323031322d30392d3036 Meta_Chountis_LSI.jpg 12:4)”