Ilir Meta pret Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin të Ministrisë së Jashtme Britanike z. Owen Jenkins

Ilir Meta pret Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin të Ministrisë së Jashtme Britanike z. Owen Jenkins

Ilir Meta pret Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin të Ministrisë së Jashtme Britanike z. Owen Jenkins


      Meta priti Drejtorin e Ballkanit dhe Zgjerimit ne FCO Britanike z. Owen Jenkins.

      Meta: Vleresojme mbeshtetjen e Britanise ndaj Shqiperise dhe rajonit.

      Meta: LSI kontribuon per nje klime pozitive politike ne Shqiperi.

      Meta: Politika shqiptare te fokusohet tek permbyllja e reformave.

      Meta: Me rendesi rimandatimi i Komisionit te Reformes Zgjedhore.

      Meta: Rimandatimi i Komisionit hap perpara ne mbylljen e reformes zgjedhore ne javet e ardhshme.

      Meta: Statusi i kandidatit ne BE mund te merret brenda vitit.

      Jenkins: Mbreteria e Bashkuar vlereson rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon.

      Meta-Jenkins: E vetmja rruge per Ballkanin eshte integrimi evropian.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Drejtorin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin pranë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar z. Owen Jenkins. Z. Jenkins shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë z. Nicholas Cannon.

Z. Meta pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re i shprehu z. Jenkins vlerësimin e tij për mbështetjen dhe partneritetin që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në vite duke vënë në dukje kontributin e veçantë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Z. Meta e informoi z. Jenkins rreth zhvillimeve te fundit politike në Shqipëri duke theksuar në mënyrë të veçantë kontributin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbarëvajtjen e një klime sa më konstruktive e pozitive mes aktorëve politikë në vend.

Gjithashtu z. Meta u shpreh se pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës përpjekjet e të gjithë politikës shqiptare duhen fokusuar në përmbylljen e reformave kyçe me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda vitit 2012. Në këtë kuadër z. Meta theksoi rëndësinë e rimandatimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore si një hap përpara në arritjen e konsensusit për përfundimin e kësaj reforme në javët e ardhshme.

Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon z. Jenkins shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rolin konstruktiv të Shqipërisë si një kontribut për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Z. Meta nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për vazhdimësinë e këtij roli pozitiv dhe theksoi se e vetmja rrugë përpara për vendet e rajonit është rruga e integrimit evropian.
 

0x323031322d30362d3139 Ilir Meta pret Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin të Ministrisë së Jashtme Britanike z. Owen Jenkins.jpg 11:5)