Ilir Meta përshëndet qytetarët e Kosovës në 4 vjetorin e pavarësisë

Ilir Meta përshëndet qytetarët e Kosovës në 4 vjetorin e pavarësisë

Ilir Meta përshëndet qytetarët e Kosovës në 4 vjetorin e pavarësisë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z. Ilir Meta ka përshëndetur sot të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Z. Meta shprehu vlerësimin e tij për arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës duke theksuar punën e bërë nga qeveria e Kosovës si dhe nga institucionet ndërkombëtare për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor.  
Zoti Meta gjithashtu theksoi se Kosova është një shtet me një kushtetutë moderne e cila garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj dhe vecanërisht të pakicave etnike në vend. Me këtë rast ai shprehu rëndësinë e integrimit të të gjitha pakicave etnike në jetën institucionale si e vetmja rrugë përpara në integrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe në garantimin e një shoqërie moderne multi-etnike të hapur dhe evropiane.
Z. Meta në emër të LSI tha se sot është një ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës duke ndihmuar në forcimin institucional të saj në bashkëpunimin rajonal dhe për të siguruar integrimin e plotë të shtetit të ri në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha strukturat ndërkombëtare.
 

 

0x323031322d30322d3137 Ilir Meta..jpg 16:35)