20 Apr Ilir Meta pershendet arritjen e Marreveshjes historike midis Kosoves dhe Serbise
Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta pershendeti sot arritjen e marreveshjes midis Kosoves dhe Serbise duke e cilesuar ate si nje hap te permasave historike mes dy vendeve.
Z. IlirMeta tha: “Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, deshiroj te shpreh vleresimin tone per marreveshjen e pare mes Kosoves dhe Serbise, te cilen e cilesoj si nje hap historik.
Ka qene nje rruge e dhimbshme e plot sfida per te dy palet, por koha tregoi se permes vullnetit pozitiv, vizionit per te ardhmen dhe kurajos se jashtezakonshme qe kane treguar drejtuesit e te dy vendeve, e kaluara mund te lihet pas dhe perspektiva e te ardhmes mund te fitoje. Sot eshte e qarte se bashkepunimi me paleve dhe perspektiva e integrimit evropian, prodhojne rezultate konkrete qe prekin jeten e qytetarevene rajonin tone.
Sot, ka filluar nje epoke e re ne marredheniet mes Kosoves dhe Serbise, nje kapitull i ri shpresedhenes mes dy popujve dhe nje perspektive positive stabiliteti dhe paqeje per te gjithe rajonin.
Dua te vleresoj ne menyre te vecante rolin vendimtar te Bashkimit Evropian dhe kontributin e cmuar te Baroneshes Ashton ne ndermjetesimin dhe arritjen e kesaj marreveshjeje.
Shpresoj qe te gjithe faktoret politike, si ne Kosove, ashtu edhe ne Serbi, do te tregojne pjekurine e nevojshme per ta mbeshtetur kete arritje historike, dhe te gjithe se bashku te punojne per zbatimin ne terren te pikave te nenshkruara sot”.