17 Feb Ilir Meta perfundon viziten ne Washington me takime ne Kongresin Amerikan
Posted at 22:40h
in Archived Articles
” Ilir Meta perfundon viziten ne Washington me takime ne Kongresin Amerikan
Ne perfundim te takimeve te tij ne Kongresin Amerikan Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u takua me Kongresmenin Dan Burton Kryetar i Nenkomisionit per Evropen me Kongreswoman Carolyn B. Maloney Anetare e Grupit te Ceshtjeve Shqiptare dhe e Komisionit te Perbashket Ekonomik si dhe me Kongresmenin Darrell Issa Kryetar i Komisionit te Mbikeqyrjes dhe Reformes Qeveritare.
Gjate takimit me Kongresmenin Dan Burton z. Meta informoi mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi dhe ne rajon duke theksuar se reformat e ndermarra si dhe klima me pozitive politike qe po ndjehet muajt e fundit do te kontribuoje ne integrimin e plote evropian te te gjitha vendeve te rajonit.
Ne kete kuader Kongresmeni Burton shprehu mbeshtetjen e tij ne emer te Nenkomisionit per Evropen ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe vecanerisht per marrjen e statusit kandidat brenda ketij viti.
Z. Meta u shpreh se integrimi i plote euro-atlantik i te gjitha vendeve te rajonit eshte rruga e vetme per stabilitet dhe prosperitet per te gjithe qytetaret tane. Ne kete kuader Kongresmeni Burton vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon si dhe kontributin e vendit perkrah SHBA-ve ne Afganistan dhe ne rajone te tjera konfliktuale te botes.
Gjate takimit me Kongreswoman Maloney z. Meta theksoi se marredheniet politike mes SHBA dhe Shqiperise jane te shkelqyera dhe se prioriteti kryesor eshte intensifikimi i bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare. Ne kete drejtim z. Meta kerkoi mbeshtetjen e Kongresit ne inkurajimin e investimeve amerikane drejt Shqiperise.
Z. Meta dhe Congreswoman Maloney pasi vune ne dukje kontributin pozitiv te komunitetit shqiptar ne SHBA theksuan se fokusimi ne fuqizimin e ndermarrjeve te vogla e te mesme eshte kyc per krijimin e stabilitetit afatgjate ekonomik te vendit. Ne kete drejtim z. Meta u shpreh se punesimi dhe inkurajimi i sipermarresve te rinj ne Shqiperi eshte nje nga prioritetet kryesore te programit te Levizjes Socialiste per Integrim ne koalicionin qeverises.
Kongresswoman Maloney iu pergjigj pozitivisht fteses se z. Meta per te vizituar Shqiperine ne te ardhmen.
Gjate takimit me Kongresmenin Issa u theksua rendesia e realizimit te reformes elektorale si nje proces kyc ne permbushjen e prioriteteve te BE-se. Gjithashtu u nenvizua rendesia e transparences elektorale si nje gur themeltar i mirefunksionimit te demokracise.
Gjate te gjitha takimeve ne Washington u vleresua pjekuria e politikes rajonale te Shqiperise dhe u shpreh mbeshtetja e plote e Kongresit amerikan per integrimin evropian te vendit.
0x323031322d30332d3331 Meta_Congr_Burton_DC.jpg 14:12)”