Ilir Meta: Pas 30 vjetësh garoj për postin e Presidentit

Ilir Meta: Pas 30 vjetësh garoj për postin e Presidentit

” Ilir Meta: Pas 30 vjetësh garoj për postin e Presidentit tani garoj vetëm per Kreun e LSI-se‏

Konferenca për shtyp e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta me Senatorin Alberto Filippi Zv. president i Komisionit të Jashtëm në Senatin italian. 
Ilir Meta: Është kënaqësi që të jem këtu para jush pas një takimi me Senatorin Alberto Filippi Zv. president i Komisionit të Jashtëm në Senatin italian. Me këtë rast falënderoj Senatorin Filippi për këtë bashkëpunim të vazhdueshëm që kemi me të prej një kohe të gjatë për kontributin që ai jep edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme në Senatin italian për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjes që ka dhënë edhe në politikën italiane për liberalizimin e vizave për Shqipërinë për interesin që tregon për komunitetin shqiptar në Itali dhe në veçanti në rajonin nga i cili ai vjen për kontributin që jep për forcimin e marrëdhënieve midis rajoneve apo bashkive të Shqipërisë. Konkretisht ai është këtu me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës z. Viktor Tushaj. Kemi diskutuar edhe për objektivat kryesore që ka Shqipëria për të marrë statusin e Vendit Kandidat brenda këtij viti dhe natyrisht ka konfirmuar mbështetjen e fortë të Italisë për këtë hap tjetër përpara që duhet të bëjë Shqipëria dhe që shpresojmë të ecim në drejtimin e duhur. 
Alberto Filippi:
 
Faleminderit kryetar! Mbi të gjitha dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj dhe një falënderim edhe për kryetarin Meta. Është hera e katërt që unë vij në Shqipëri. Tashmë ndihem si në shtëpinë time. Në Shqipëri tashmë kam një miqësi shumë të madhe po shikoj profesionalizëm shumë të madh dhe kapacitet të madh për ta interpretuar politikën në nivel ndërkombëtar. Herën e parë kur isha në Shqipëri pata nderin të njihja kryetarin Meta në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe pikërisht në atë moment filloi një bashkëpunim i rëndësishëm në nivel institucional midis Ministrisë tuaj të Jashtme përveç ministrit të atëhershëm italian të Punëve të Jashtme Frattini edhe me Komisionin e Jashtëm në Senatin italian. Për këtë arsye dua të kujtoj edhe një vizitë institucionale në Romë pikërisht në Komisionin e Jashtëm në Senat të një delegacioni tuaj. Kjo eventualisht ka sjellë rezultate konkrete dhe të rëndësishme si liberalizimi i vizave. Ky liberalizim në fillim shikohej edhe me disa mëdyshje. Megjithatë sot zbuluam se kjo ishte një betejë e fituar në mënyrë të favorshme dhe me bindje sepse Shqipëria ka treguar një maturi dhe profesionalizëm shumë të madh në këtë aspekt. Kështu që mirë se të vijnë hapa të tjerë drejt bashkëpunimit të vendeve tona bashkëpunim që në mënyrë të dukshme gjen si në nivel institucional por jo vetëm ura lidhëse midis Italisë dhe Shqipërisë të bërë nga marrëdhënie midis institucioneve tuaja por edhe mes sipërmarrësve tanë dhe drejtuesve të institucioneve tuaja. Kështu që unë përpiqem pikërisht të bëj këtë ura lidhëse midis sipërmarrësve të mi sipërmarrësve të veri-lindjes dhe institucioneve tuaja. Për këtë dua t’i jap komplimentet e mija kryetarit të Bashkisë së Lezhës i cili me shumë vazhdimësi mban marrëdhëniet edhe personalisht midis territorit tim dhe territorit që ai drejton. Dua të kujtoj edhe një qëndrim që vjen nga ana ime personale por edhe nga shumica e ndjeshme e institucioneve të vendit tim dhe nga popullata italiane. 
Qëndrimi që në këtë vit të mund të marrë statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian. Ky është një qëndrim që në mënyrë të dukshme edhe Bashkimi Europian ka dhe që të vijë sa më parë një reformë zgjedhore. Ajo që unë dua të dëshmoj është se si shumë nga qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë sidomos në veri-lindje të Italisë ka arritur të integrohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Shumë nga problemet dhe shqetësimet e së kaluarës sot janë të kaluara dhe sot ka një integrim të shqiptarëve në Itali në 100% të rasteve. Unë vij gjithmonë me shumë kënaqësi këtu sepse ndihem gjithmonë si në shtëpinë time. Ndihem si në shtëpinë time sepse flas dhe kuptohem nga italishtja me shumë thjeshtësi dhe pastaj duke bërë shaka them gjithmonë se kur vij pijë një kafe dhe zbuloj gjithmonë se është një kafe shumë e mirë. Për ne italianët të kuptohemi kur flasim gjuhën tonë dhe të pimë një kafe të mirë do të thotë që jemi në shtëpi. 
E thashë duke bërë shaka por në fund të fundit kjo nuk është një shaka por është një dëshmi e qartë se si Italia dhe Shqipëria duke ecur dorë më dorë me njëra-tjetrën së bashku mund të përshkojnë një rrugë të gjatë dhe të rëndësishme plot zhvillim dhe plot mundësi si për Italinë ashtu edhe për Shqipërinë. Dua të kujtoj që rritja që vendi im ka pasur është edhe në sajë të shumë punëtorëve shqiptarë të cilët janë integruar shumë mirë dhe kanë ditur shumë mirë të përçojnë vlerat dhe principet e vendit të tyre në vendim tim. Kështu që dhe një herë një falënderim të gjithëve faleminderit kryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe një falënderim shumë të madh kryetarit Meta të cili i uroj që të vazhdojë në këtë rrugë sepse rruga e integrimeve midis dy vendeve është ajo që me siguri do të sjellë mirëqenie për të dyja palët.
 
&nbs
p;
Pyetja nga gazetarët për z. Meta
 
Sa shanse ka që LSI të bashkojë votat me PS-në për të zgjedhur një President jashtë vullnetit të shprehur nga Kryeministri Berisha?
 
Së pari unë dua të theksoj rëndësinë e kuptimit të këtij momenti të rëndësishëm politik në të cilin ndodhet vendi sidomos në raportet e tij me Bashkimin Europian. Jemi në prag të një hopi cilësor të këtyre marrëdhënieve në rast se do të qëndrojmë të gjithë në lartësinë që kërkon ky moment politik. Ndaj mendoj se është emergjente bashkimi i votave për t’i dhënë fund reformës zgjedhore në Parlament sepse koha tashmë pothuajse ka skaduar për t‘i dhënë fund reformës parlamentare dhe zgjidhjes së çështjes së imunitetit. Këto kanë qenë edhe tre kërkesa kryesore edhe të Komisionarit për Zgjerimin z. Fule. Njëkohësisht këto kanë qenë edhe tre angazhime të marra nga përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare. Për sa i takon çështjes së Presidentit për mua është shumë e rëndësishme të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ky proces jo për plotësimin e një vendi i cili lirohet në kohën e duhur por në kuptimin e funksionimit të duhur të një institucioni tepër të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe institucional të vendit dhe për vijimin konsensual të reformave sidomos të atyre në fushën e drejtësisë të cilat e kërkojnë këtë bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament të cilat përbëjnë një element kryesor të kërkesa të BE-së por edhe të Planit të Veprimit të miratuar në mënyrë të përbashkët nga qeveria dhe opozita. Kështu duhet parë i gjithë ky proces. 
 
 
A do të votoni ju një President i cili do të vijë nga radhët e PD-së ashtu siç ka deklaruar edhe Kryeministri Berisha?
 
Mendoj se këndvështrimi partiak është i rëndësishëm për të gjithë aktorët pasi nuk mund të injorohen interesat e pjesshme por ato veçori në të cilat ndodhet vendi në këtë moment është e domosdoshme që të prevalojë interesi kombëtar. Një interes shumë më i rëndësishëm dhe shumë më i përgjithshëm se sa interesi i çdo force politike dhe i çdo individi apo politikani. Bëhet fjala për të ndërtuar një proces i cili duhet të vijojë edhe në të ardhmen sepse unë përmenda tre elementë kryesorë të angazhimeve apo detyrimeve që duhen plotësuar dhe që është theksuar që duhet të plotësohen para fillimit të procesit të zgjedhjes së Presidentit në Parlament por njëkohësisht ka edhe shumë të tjera që vijueshmëria dhe mbarëvajtja e të cilave do të varet shumë nga vazhdimi i reformave dhe i një konsensusi të gjerë edhe pas zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes së re. Kështu duhet kuptuar ky proces. Ne kështu e kuptojmë duke qëndruar në lartësinë e duhur politike dhe parimore të kësaj çështje. 
 
A do të jeni ju një kandidat për postin e Presidentit të Republikës?
 
Unë duke e mirëkuptuar propozimin e z. Luan Rama dje do ta ftoja edhe publikisht megjithëse ia kam bërë edhe privatisht që të kandidonte për kryetar të LSI-së meqenëse ka shprehur edhe disa diferenca për sa i takon drejtimit të kësaj force politike. 
 
Kjo do të thotë që ju nuk do të kandidoni?
 
Kandidimi im i bërë në mënyrë të qartë është ai për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa për një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit kemi 30 vite përpara për ta çmuar të gjithë së bashku se kur do të ishte një moment i përshtatshëm nëse do të duhej përsëri për të kontribuar përsëri në vazhdimet e reformave që të vijnë në kohën e duhur. 
 
E përjashtoni çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme meqenëse ka disa fjalë që mund të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti?
 
Zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme sepse duhet patjetër që reforma zgjedhore të përfundojë këto ditë. Ky angazhim duhet mbajtur patjetër sepse ndryshe rrezikojmë shumë në raport me marrjen e statusit të Vendit Kandidat. Përsëri do të duhet kohë që të implementohen ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Njëkohësisht mendoj se energjitë tona tani duhet të përqendrohen te marrja e statusit të Vendit Kandidat te plotësimi i të gjitha prioriteteve të vendosura qartë nga BE dhe te festimi i 100-vjetori të Pavarësisë. Nuk besoj se një vit është larg për të realizuar zgjedhjet pikërisht në kohën e duhur. 
 
Ka zëra se PD ka nisur të blejë deputetë nga opozita për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Cili është komenti juaj?
 
Nuk mund të bazohem në ide informacione apo edhe spekulime për të dhënë vlerësimin tim por unë e theksova se çështja e zgjedhjes apo e zgjidhjes së presidentit duhet parë si një proces politik dhe afatgjatë dhe natyrisht që do të ishte një gabim i madh dhe dritëshkurtësi që të shikohej si një proces ekonomik. 
A e kanë ndryshuar ditët e fundit pozicionin e LSI-së për koalicionet në  zgjedhjet e vitit 2013?
Lidhur me këtë çështje dua të rikujtoj se z. Luan Rama ka qenë i saktë. Pra që LSI i qëndron marrëveshjeve të nënshkruara dhe do t’i qëndrojë gjithmonë marrëveshje për atë çka parashikojnë këto marrëveshje. Marrëveshja kryesore dhe baza e çdo marrëveshjeje ka qenë dhe do të jetë për integrimin. 
 
Është diskutuar shumë në medie në lidhje me takimin tuaj me z. Edi Rama në Gjirin e Lalëzit. A mund të na zbuloni ndonjë detaj nga ky takim dhe a do t’ia ktheni ju pozitivisht një ftesë që do të vinte nga z. Rama në shtëpinë e këtij të fundit?
 
Kam dë
gjuar fantazi nga më të ndryshme lidhur me këtë çështje e cila është më shumë e karakterit privat dhe njerëzor dhe jo politik sipas gjykimit apo parametrave të mi. Është hedhur një dyshim i madh se pse kjo darkë është ngrënë natën por ju e dini që darka natën hahet se në mëngjes hahet mëngjesi. Sa i takon pyetjes tuaj më konkrete absolutisht që në qoftë se do të kisha një ftesë për darkë në shtëpinë e tij me kënaqësi do ta pranoja. Nuk kam asnjë hezitim. Ju e dini që unë edhe kur nuk isha i ftuar në dasmë çova buqetën më të bukur. 

0x323031322d30352d3132 Kryetari i LSI-se z. Meta me Senatorin Alberto Filippi Zv. president i Komisionit të Jashtëm në Senatin italian..jpg 15:48)”