Ilir Meta: Opozita te jete me interaktive. Meta- Mazhoranca e ka kandidaturen e saj.

Ilir Meta: Opozita te jete me interaktive. Meta- Mazhoranca e ka kandidaturen e saj.

” Ilir Meta: Opozita te jete me interaktive. Meta- Mazhoranca e ka kandidaturen e saj.

Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së Ilir Meta

Z. Meta si do të veprohet në raundin e tretë të votimit për Presidentin e ri të vendit mazhoranca do t’i qëndrojë kandidaturë Zaganjori apo do të kemi një proces të ri ku përfshihet dhe opozita konsultimesh me emra të rinj?
Në radhë të parë do të doja të vlerësoja takimin e mbrëmshëm midis z. Berisha dhe z. Rama dhe vullnetin e shprehur përsëri nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje konsensuale. Në këtë drejtim mendoj që ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo zgjidhje të vijë në raundin e tretë pasi dhe përqendrimi i të gjithë faktorë mendoj që do të jetë më i lartë në ditët që vijnë. Kjo kërkon dyfishimin e përpjekjeve nga të gjithë për të ecur drejt kësaj zgjidhjeje. Lidhur me qëndrimin e mazhorancës dua të theksoj faktin që mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh i cili duhet vlerësuar duke dalë nga kandidaturat politike të cilat mazhorancës natyrisht nuk i mungojnë dhe duke përzgjedhur pas diskutimit të emrave të tjerë gjithashtu një figurë tepër bindëse si kjo e z. Xhezair Zaganjori me bindjen se përfaqëson standarde të larta për postin e Presidentit por edhe njëkohësisht me bindjen që është një figurë që nuk ka asnjë arsye të rëndësishme për të mos u pranuar apo për tu kontestuar. Megjithatë ky është një proces. Procesi është i dyanshëm. Procesi nuk ka qenë perfekt deri më tani por kjo nuk nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë tek paragjykime të cilat mund të ktheheshin në pengesë për gjetjen e konsensusit. Në këtë drejtim është e rëndësishme që opozita njëkohësisht të jetë interaktive që edhe ajo nga ana e saj të bëjë propozimet e saj sepse mazhoranca nuk është refraktare. 

Nëse edhe në raundin e tretë nuk zgjidhet Presidenti do të kemi po këtë kandidaturë në raundin e katërt? Nuk do të heqë dorë mazhoranca nga kjo kandidaturë?
Në çdo rast unë jam i bindur që kandidatura e z. Zaganjori gëzon një konsensus më të gjerë se sa ai i mazhorancës parlamentare pra në mënyrë të veçantë me opinionin publik apo qoftë dhe me partnerët  ndërkombëtarë. Pra është një figurë tepër dinjitoze. Është e rëndësishme që opozita njëkohësisht të jetë aktive të bëjë dhe ajo propozimet e saj dhe të bëhet pjesë aktive e këtij procesi. 

Z. Rama nuk është shprehur që do të ketë kandidat ai kërkon të jetë bashkautor me të vetmin emër që duhet të dalë nga tryeza e koalicionit. A do t’i qëndroni Zaganjorit në negociatat që do të vijojnë?
Asnjëra palë nuk kërkon një kandidat të vetin sepse edhe mazhoranca kërkon një kandidat të vetin do kishte propozuar një kandidaturë politike. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një kandidat i cili është votuar nga Partia Socialiste përpara shumë vitesh si anëtar i gjykatës Kushtetuese dhe përderisa nuk ka pasur paragjykime në atë moment për këtë kandidaturë të jeni të sigurt që nuk ka as sot. I vetmi ngërç është më shumë psikologjik që ka të bëjë me mënyrën jo perfekte të komunikimit të mazhorancës ndaj opozitës për komunikimin e emrit në fjalë e cila ka ardhur për arsye të pamjaftueshmërisë së kohës jo të dëshirës për të diktuar ndaj opozitës. Megjithatë mazhoranca mbetet e hapur që opozita të kontribuojë jo vetëm me refuzime apo me kritika apo me vërejtje apo me ide por edhe me propozime konkrete në këtë proces i cili dëshirojmë të jetë konsesual.
A do të ketë propozime të tjera nga mazhoranca z. Meta?
Natyrisht që nuk do të ishte serioze për mazhorancën për të kaluar si mazhorancë në propozime të tjera. Sepse propozimi që mazhoranca ka bërë ka qenë i diskutuar gjerësisht dhe i mirëmenduar dhe nuk ka asnjë arsye serioze për të kontestuar këtë kandidat të propozuar nga ana e mazhorancës. Kjo nuk do të thotë që mazhoranca është refraktare për të diskutuar dhe për të vlerësuar propozimet konkrete që mund dhe që duhet të vinë nga ana e e opozitës. 

Z. Meta në qoftë se PD me PS gjejnë një emër për president pa marrë mendimin e  LSI çdo të bëni?
Lëvizja Socialiste është shumë e lumtur. E rëndësishme është që të arrihet konsensusi. 

0x323031322d30362d3034 Menu Majtas ANxjY20120105115413_05011218.jpg 15:15)”