17 Feb Ilir Meta: Ne një Ballkan te trazuar
Posted at 22:45h
in Archived Articles
Ilir Meta: Ne një Ballkan te trazuar stabiliteti i Shqipërisë ì domosdoshëm.
Dorina Mashi dhe Prenda Sejdia kandidate për kryetare të LGI-së së Lezhës
Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme në Lezhë Konventën Zgjedhore të
Lëvizjes së Gruas për Integrim për Lezhën. Kandidatet për kryetare të LGI-së së Lezhës ishin Dorina Mashi e propozuar nga organizata e LSI-së në Komunën Shëngjin dhe Prenda Sejdia e propozuar nga organizata e LSI-së në Komunën Balldre. Dhjetëra delegate të ardhura nga e gjithë Lezha votuan për kandidaten e tyre të preferuar. I pranishëm në Konventën Zgjedhore të LGI-së në Lezhë ishte dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Konventën Zgjedhore të LGI-së në Lezhë
Nëna dhe motra lezhjane. Është kënaqësi e veçantë edhe për mua që të jem sot në Lezhë. Asnjëherë nuk kam parë kaq shumë zonja të nderuara këtu në Lezhë në një sallë gjatë këtyre 20 viteve që merrem me politikë dhe mesa shoh unë pas Viktorit mund të kemi një Kryetare Bashkie sepse jam i sigurt që ju i keni të gjitha potencialet për të përfaqësuar qytetin tuaj për të përfaqësuar komunat tuaja për të përfaqësuar me vlerat më të mira sepse dhe Besëlidhja e Lezhës nuk është bërë rastësisht në Lezhë.
Ndaj le ta vlerësojmë këtë takim ashtu sikurse u shpreh Klajda si një aleancë të vajzave të grave të nënave të Lezhës jo thjesht për të mbështetur LSI-në por në radhë të parë për të mbështetur njëra tjetrën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në jetën politike dhe shoqërore për të qenë një zë shumë i fuqishëm në familjet e tyre në komunitetin e tyre në shoqërinë tonë sepse pa fuqizimin real të gruas në familje në komunitet në shoqëri kurrsesi nuk mund të kemi një Shqipëri që ecën më shpejt drejt Bashkimit Europian nuk mund të kemi familje më të lumtura dhe fëmijë që rriten me optimizëm për të ardhmen. Dhe kjo kërkon një mbështetje më të madhe të gjithë politikave të qeverisë të pushtetit lokal të gjithë shtetit dhe shoqërisë ndaj gruas ndaj nënës sepse kjo është vendimtare jo thjesht për to por vendimtare për të forcuar familjen lezhjane për të forcuar familjen shqiptare për të forcuar dhe konsoliduar vlerat më të mira të shoqërisë tonë për t’i mbrojtur ato edhe nga problemet me të cilat ndeshet çdo shoqëri e hapur dhe e zhvilluar. Unë jam mbështetës jo i votave që mbrojnë gratë nga mosdiskrimini por i një barazie të plotë në të gjitha forumet vendore qendrore apo dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht që kjo përsëri nuk do të thotë asgjë nëse vjen nga lart aq më keq kur vjen nga burrat. Është shumë e domosdoshme të vij pikërisht nga vetë ju përmes pjesëmarrjes tuaj përmes imponimit që ju duhet të realizoni për të fituar të drejtat tuaja sepse vetëm në këtë mënyrë ato janë të qëndrueshme ato janë reale dhe gratë nuk janë dhe nuk duhet të jenë një dekor i politikës mashkullore apo akoma më keq konfliktuale. Sepse shoqëria jonë ka nevojë për të forcuar stabilitetin e saj ka nevojë për të forcuar institucionet e saj ka nevojë për të rritur ritmet e rritjes ekonomike sepse duhet të mbrohen vendet aktuale të punës por edhe duhet të shtohen vende të reja pune.
Në këtë drejtim unë e di shumë mirë se edhe Kryetari i Bashkisë Viktori ka projekte të rëndësishme dhe ne të gjithë do ta mbështesim. Ato projekte në radhë të parë synojnë në hapjen e vendeve të reja të punës sidomos për gratë dhe për vajzat sidomos në atë lloj biznesi pra biznesin fason i cili është një biznes që kryesisht punëson gratë dhe vajzat dhe është biznesi kryesor punëdhënës sot në Shqipëri me gati 100 mijë gra dhe vajza. Por edhe në aktivitete të tjera. Unë jam i bindur se Konventa e Lëvizjes së Gruas për Integrim që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë ku shumë prej jush do të jenë pjesëmarrëse do të jetë një start i jashtëzakonshëm drejt shndërrimit të Lëvizjes së Gruas për Integrim në forumin më të fuqishëm të grave dhe vajzave të Shqipërisë brenda pak muajve. Ne kemi një përvojë të mrekullueshme me Lëvizjen Rinore për Integrim e cila është mjaft aktive dhe ku shumica e gjithë forumeve të kësaj lëvizje rinore përbëhet nga vajza nga vajza të reja me plot talent për të drejtuar. Jam i bindur që shumë shpejt do të kemi edhe një Lëvizje të gruas për Integrim tepër të fuqishme tepër imponuese një përfaqësues të denjë jo vetëm të grave vajzave dhe nënave që simpatizojnë LSI-në por të gjithë grave vajzave dhe nënave në të gjithë Shqipërinë të cilat përmes LGI-së do të shohin se si përfaqësohen dhe mbrohen të drejtat e tyre pa dallime partiake. Ne jemi forcë politike e cila qëndron në mënyrën më të vendosur për të përshpejtuar proceset integruese të Shqipërisë.
Ne kemi dhënë kontributin tonë maksimal për liberalizimin e vizave ashtu sikurse shqiptarët kanë treguar në mënyrën më të mrekullueshme që janë qytetarë që jo vetëm kërkojnë të drejtat e tyre si qytetarë europian por dinë të mbajnë mbi supet e tyre edhe detyrimet si qytetarë të tillë. Ndaj ne jemi të vendosur për t’i shërbyer integrimit evropian të Shqipërisë. Gjatë vizitës s
ime të fundit në Amerikë takova edhe kongresmenë edhe senatorë dhe shumë politikanë të tjerë të cilët nuk është se i ndjekin shumë nga afër zhvillimet në Europë sepse ju e kuptoni se Amerika është qendra e botës dhe bota është shumë më e madhe se vetë Europa dhe kur unë u shprehesha që ne dëshirojmë të integrohemi në Europë këtë kemi si objektiv kryesor e kështu me radhë ato me thoshin se edhe me këto probleme që ka Europa ju doni akoma të integroheni në Europë? Dhe vërtet Europa ka sot jo pak probleme. Për fat të keq ato janë reflektuar dhe në rajonin e Ballkanit.
ime të fundit në Amerikë takova edhe kongresmenë edhe senatorë dhe shumë politikanë të tjerë të cilët nuk është se i ndjekin shumë nga afër zhvillimet në Europë sepse ju e kuptoni se Amerika është qendra e botës dhe bota është shumë më e madhe se vetë Europa dhe kur unë u shprehesha që ne dëshirojmë të integrohemi në Europë këtë kemi si objektiv kryesor e kështu me radhë ato me thoshin se edhe me këto probleme që ka Europa ju doni akoma të integroheni në Europë? Dhe vërtet Europa ka sot jo pak probleme. Për fat të keq ato janë reflektuar dhe në rajonin e Ballkanit.
Edhe disa zgjedhje të fundit që janë zhvilluar kanë sjellë disa pikëpyetje mbi perspektivën evropiane dhe mbi shpejtësinë e kësaj perspektive edhe për vende të rajonit tonë. Edhe zgjedhjet në Serbi nuk ishin një sinjal i qartë se dhe ky vend që ka një rëndësi të veçantë për stabilitetin e rajonit po ecën në rrugën e duhur të integrimit evropian. Edhe zgjedhjet në Greqi ju i keni parë sesa dramatike kanë rezultuar. Dhe problemet e tyre janë dhe problemet tona jo vetëm sepse janë ndër partnerët tanë kryesorë ekonomikë e tregtare por sepse ne kemi me qindra e mijëra shqiptarë dhe shqiptare që punojnë dhe që jetojnë atje dhe që natyrisht preken nga efektet e kësaj krize që po zgjatet.
Por unë dua të theksoj rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo në rajon ecuria e shpejtësisë dhe e integrimit evropian. Sepse nuk ka një projekt tjetër alternativ ndaj këtij projekti të integrimit i cili forcon paqen në rajon forcon stabilitetin e këtij rajoni e mban larg nga konfliktet etnike nga konfliktet fetare. Historia jo e largët ka lënë plagë të jashtëzakonshme në të gjithë popujt e Ballkanit ndaj është e domosdoshme që ne të japim mesazhin e vendosmërisë sonë për të mos e ulur shpejtësinë në këtë drejtim sepse asnjë popull dhe asnjë komb tjetër në Ballkan në këto 22 vjet nuk ka përfituar më shumë se shqiptarët nga kjo perspektivë që u hap pas rënies së murit të Berlinit për integrimin evropian dhe të Ballkanit. Ne shohim sot një Kosovë të pavarur shohim sot shqiptarët në Maqedoni të cilët padyshim kanë një pozitë shumë më të mirë sesa edhe 10 vjet më parë. Shohim sot njëkohësisht se Shqipëria është edhe një anëtare e NATO-s dhe ulet si e barabartë edhe në samitin e fundit të Çikagos edhe me vendet themeluese